Nga Frrok Çupi
Presidenti Donald Trump u lirua nga akuzat për shkarkim nga posti, në gjyqin e Senatit në Shtetet e Bashkuara. Tre muaj bota ka mbajtur frymën ‘pro’ dhe ‘kundër’ si në gjyqin e Prometheut… Liria ndodhi mbrëmë vonë.
Çfarë po ndodh që mbrëmë e më tej këtu dhe rreth nesh pas ‘çlirimit’ të njeriut më të fuqishëm dhe më të suksesshëm të globit?
E para, çfarë pritej të ndodhte?
Në zyrat e shtetit tonë, ‘më e mira’ do të ishte që paragjyqi i Trump të ndodhte përjetësisht; ose presidenti të shkarkohej- aq më mirë. Në Tiranë punët kryesore të piramidës së shtetit janë përtokë. Nëse nuk lirohej Trump, as këto nuk do të ngriheshin kurrëmë.
Do të zvarritej Drejtësia si një ‘buçë’ e ardhur nga Parku ku ishte dhunuar nga të gjithë meshkujt e llojit të vet. Po të mos ngrihej tani, nuk do të ngrihej kurrë. Vrasësit, kriminelët, mafiozët, mashtruesit dhe liderët që i bënë të gjitha- do të shkëlqenin edhe për 100 vjet. Pas 100 vjet, mbi varret e secilit do të shkruhej “Hero i Kombit”.
Hija më e afërt e shtetit: Presidenti i Republikës sot për sot është vetëshpallur ‘viktimë si Trumpi!’, ndërsa më vonë do të ishte ‘Hero i Kombit”.
Presidenti i Shqipërisë ndodhet nën ‘impeachment’ alias shqiptar- gjë që i ka dhënë guximin të vetëshpallet ‘trumpist’. Njëmijë herë i ka shkuar mendja t’u thotë gazetarëve: ‘Hë, më!? Po ju çfarë doni? A nuk jemi bashkë me Trump nën akuzë?!’.
Por që dje në mbrëmje këtu janë ngatërruar të gjitha fijet e ‘heroizmit’.
Që dje e deri në fund, lidershipi i vjetruar i shtetit e ndjen se nuk ka më vend. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën presidencën e Trump, ka përqendruar vëmendjen në rajonin tonë të ndotur në ‘swamp-n’ më të rëndë të botës moderne.
Do të thahet moçali, pastaj do të shëndetësohet qytetaria, pastaj do të modernizohet shteti dhe individi… Trump erdhi nga ‘zemra e botës’, jo nga kastat politike’. Këta nuk i ngjajnë atij në asgjë.
Askush nuk e mirëpriti ardhjen e Trump; madje edhe pas datës 9 Nëntor 2016 këta hapnin fjalë se ‘do ta largojnë’. Deri mbrëmë, kur Trump u lirua, këta kishin shpresë se do ta shikonin të therur si Prometheun.
Çfarë pritej të ndodhte në rajon?
Kosova zgjodhi një kryeministër majtist në ekstrem, kundër frymës dhe doktrinës së Trump. Zgjedhja nuk gjykohet… Marrja e postit ndodhi dy ditë para ‘ndëshkimit të Prometeut’, si të ishte komplot universal; dhe këtu ishte shpresa e lidershipit të ri.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, pak para se të votohej Trump pat deklaruar se sikur të zgjidhet ‘është një fatkeqësi’. Por kryeministri i Shqipërisë u besua si një nga aleatët kryesorë të Amerikës së Trump në Ballkan, dhe si i vetmi aleat në Shqipëri.
Çfarë do të ndodhë me qeverinë ‘anti- Republikë’, anti- perëndimore dhe anti- konservatore të Kosovës? A mund të kthehesh nga një ‘guerilas’ në një politikë moderne si e Trump?! Kjo është e pamundur. Doktrina e Trump ka nisur të funksionojë edhe pse qeveria ka sloganin anti- amerikan.
Tani pritet firma e kryeministrit mbi marrëveshjen me Serbinë, mbi heqjen e taksës me Serbi e Bosnjë…, ndoshta edhe mbi korrigjimin e kufijve… ‘Patriotët’ sidomos në Tiranë, mallkojnë gjyqin në Senat që liroi Donald Trump.
Ditën e 6 shkurtit (sot) këta e kishin menduar si ‘6 shkurt 1967’ kur Shqipëria u zgjua pa kisha e pa xhami, pa shenjtëri. Liderët e Demokracisë janë komunistët e atëhershëm, si këtu edhe në Kosovë. Shpresonin se 6 shkurti do të ishte pa ‘Zotin’ Trump.
Wow, Frroku tejkaloi cdo pritshmeri, arriti qe ti lepije bythen trampit pa ja prekur fare, kjo eshte magjia e artit te te menduarit me bythe..
E liroi partia e tij more Tra(m)p qe ne Senat ka shumicen dhe askush nuk “mbajti frymen”! Perfundimi dihej. Argumente femijnore, te pallogjikshme e teresisht idiote! Doktrina (ultra) konservatore Trump (doktrine e njohur e viteve 1930 ne Europe dhe sot e ngjashme me politiken e sotme Putin dhe te tjere te afert me te), eshte e pamundur qe njekohesisht te vleresohet si “moderne”!!!!
Qe te mos jesh me doktrinen e “suksesshme” Trump, nuk do te thote se je anti-amerikan, anti-perendimor, anti-demokrat, perkundrazi!
Problemi eshte se cfare je ti pervecse bythlepires?
Frrok more Frrok.Ja paske fute fare kot.
O Frrok,ndonjehere kur demaskon Berishes dhe Meten shkruan qarte.Por sot ke shkelur ne derrase te kalbur.Asnje njeri normal qe vetem ndjek lajmet nuk besonte ne shkarkimin e Trump.Numerat nuk diskutohen o Frrok dhe numrat e garantonin Trump..
Besoj se e di shume mire cdo te thote ,,majtist ekstremist,,sepese ke qene edhe ti i tille.Ne se ti ndryshove per 24 ore nga ,,majtist,, djathtist,nga ,,i pa fe,,me ,,fe,,perse Kurtit ia heq te drejten e evoluimit…????
Pra nje keshille modeste o Frrok,mos shkruaj me pasion por me logjike,e cila nuk te mungon.
Ky njeri, me Emrin Frrochk, eshte kaq i shtrember, kaq i pavertet , kaq i deformuar dhe deformues saaa nuk i gjen nje te dyte ne Ballkan…
Te publikosh mendimet e ketij derdimeni, adhurues monstrash, eshte ofendim per gazetarine.
…………
Estabilishmentj i ndyre politik i Skiperise, edhe Frrochku bashk me ta, jan te lumtur me Trampin ne Shtepin e Bardhe……se vetem keshtu nuk japin llogari.
Vetem keshtu i shpetojne vetingut.
………..
Si shembull eshte Ukraina, ku Prokurori i saj i pergjitheshem, i shkarkuar per korrupsion, lobon per shkarkimin e Ambasadore Ivanovich.
Dhe kjo eshte njesoj sikur Adriapik Llalla, i shkarkuar per korrupsion, te arrij te loboj me nje *Gulian kunder amb se usa….dhe tja dali.
*****
A e kuptoni tani o frrochk, se pse te korruptuarit Shqiptar, sot nen hijen e trpuit ndihen me te sigurt , me te lumtur!!!
Te gjith po lobojne ne ameriqi per te pastruar Surratin:
Lobon Saje Qorri,
Lobon Saleh barbari,
Lobon gjush Dako,
Lobon Lilo munika kokmadhe,
Lobon Lyl Botha,
Lobon Taulla Bolla me mond Begen,
Lobon mashkli me chitjane me lali dhjerin,
Lobojne te gjith te korruptuarit, duke paguar shuma te medhaja, me qellim te ruajne Plachken e grabitur ne shqiperi…
Dhe do ja dalin te shpetojne …..
Se ne Amerik, tani o Frrochke, eshte kohe Pazaresh,
Nuk eshte Kohe Vlerash…..
Por ti nuk e kupton dot o Frrochke….se je i pist.
Duket se Frrok Cupi e paska kuptuar dicka nga realiteti i politikes se jashtme krjet ndryshe nga politikanet shqiptare qe me te shumten jane nen influencen e Europistanit dhe burokrateve te pavlere te Brukselit. Trumpi eshte ketu per te ndenjur. Demokratet dhe politikanet e “elites” nuk kuptojne ate qe eshte me kryesorja. Perse Amerika, punetoria Amerikane zgjodhen Trump? Kush eshte shkaku ne rrenje (root cause) i kesaj zgjedhje. Ato shkaqe qe zgjodhen Trump jane reale edhe tani dhe Trump do rizgjidhet e asnje politikan qe nuk do vazhdoje ne rrugen e Trumpizmit nuk ka shans te zgjidhet. Sanders nga e majta ne thelb eshte versioni socialist i Trumpit. Pra publiku eshte kunder “elites” se degjenuar. Eshte imperative qe politikanet shqiptare te kultivohen pak ne keto ceshtje. Le te degjojne edhe Fox sepse me CNN nuk kane gje ne vije. Serbet e kane kuptuar ndersa fatkeqesisht shqiptaret i bien daulles si Diogardit. Nuk them qe te prishesh me demokratet por jo te vesh bast e llogaritesh te ardhmen me ndjenja e pasionet e mediave te “kazanit” sic thote Rama ndersa ai vete i degjon keto “kazane mediatike” nese jane ne gjuhe te huaj.