Nga Alfred Peza
Duke dashur që të prodhojnë politikë edhe me luftën kundër krimit të organizuar dhe aseteve të ekonomisë së tyre të zezë, në kuadër të asaj që mazhoranca e ka quajtur Paketa Anti “KÇK”, opozita dhe opozitarët e rreshtuar kundër qeverisë po e bazojnë këtë fushatë, si në rastet e ngjashme, mbi mitet e rreme.
Kjo qasje duket se është shndërruar tashmë në një kulturë që tenton të përhapet gjerësisht. Duke u bërë një mënyrë të menduari e të shprehuri. Duke e shndërruar në zgjatim të luftës së tyre politike, me mjete të tjera kundër Kryeministrit Rama. Pjesë e kësaj kulture të komunikimit publik, ishte edhe propaganda opozitare e një viti më parë, që ngjizi, ushqeu duke mbajtur gjatë në këmbë përmes miteve të rreme, “revolucionin popullor” të zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019.
Dihet që “miti është bindje apo besim kolektiv, që nuk bazohet në fakte. Përdorimi i termit zakonisht shoqërohet me fantazinë, folklorin, të dhënat konfuze, dëshirat personale dhe legjendat urbane”. Disa prej miteve kanë nisur që tani ta shoqërojnë operacionin e ri të qeverisë kundër krimit të organizuar, janë:
1.- Miti: Anti “KÇK” zëvendëson SPAK-un. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Kushdo që ka pak durim ti hedhi një sy draftit, do të kuptojë se procedura deri në bllokimin e aseteve kriminale, kalon fillimisht nga vetë të dyshuarit të cilët kanë 48 orë kohë që të plotësojnë formularët e deklarimit të pasurisë. Sëbashku me dosjen e tyre, ato i dërgohen më pas SPAK për hetime. Nga aty është gjykata e posaçme ajo që do të shqyrtojë provat e të gjitha palëve dhe do të mari vendimin final brenda 6 muajve.
2.- Miti: Anti “KÇK” dublon sistemin e ri të drejtësisë. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Institucionet e drejtësisë së re janë të përjetëshme, ndërsa Operacioni Forca e Ligjit (OFL) është i përkohshëm. Efektet e tij shtrihen vetëm brenda vitit 2020. Kjo është koha kur besohet se pas çmontimit të plotë të sistemit të vjetër, do të jenë ngritur, kanë nisur qe të funksionojnë dhe do të jenë 100% në efiçencë të plotë, të gjitha institucionet e sistemit të ri të drejtësisë.
3.- Miti: Anti “KÇK” bëhet për të mbrojtur përfaqësuesit e mazhorancës. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Të gjithë politikanët e mazhorancës e të opozitës, në qeverisjen qëndrore, administrative a institucionet kushtetuese e shtetërore qofshin, janë subjekte të ligjit të dekriminalizimit dhe Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Çdo i zgjedhur, i emëruar apo i votuar për të mbajtur funksione të larta publike, është i kontrolluar dhe i kontrollueshëm në çdo kohë.
4.- Miti: Anti “KÇK” bëhet nga qeveria për zgjedhjet e reja. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të radhës janë në qershorin e vitit 2021. Qëndrimi i mazhorancës është i qartë: Nuk ka zgjedhje të parakohëshme. Kjo do të thotë se operacioni Anti “KÇK” do të përfundojë të paktën 6 muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme. Asnjë forcë politike nuk ka fituar ndonjëherë zgjedhjet parlamentare, apo lokale, përmes aksioneve të tilla. Krej e kundërta në fakt, është e vërtetë.
5.- Miti: Anti “KÇK” shkel të drejtat e njeriut. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Në asnjë rast dhe për asnjë arësye, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk lejon shkeljen e të drejtave të asnjë qytetari, të cilat janë të parashikuara në Konventat Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në nenin 15 pika 1 të dokumentit themeltar të shtetit thuhet shprehimisht: “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit jurdik”.
6.- Miti: Anti “KÇK” do te jetë selektiv. Realiteti: Nuk ëshë e vërtetë. E para, ky është thjeshtë një spekullim i ngritur mbi paragjykime. E dyta, kushdo ka të drejtë që të jetë skeptik, për aq kohë sa nuk i ka parë me sytë e tij rezultatet konkrete të operacionit. E treta, aksesi i gjithë qytetarëve shqiptarë në internet dhe në rrjetet sociale, ia ka pamundësuar jo vetëm qeverisë Rama, por çdo qeverie tjetër që do të shkojë e do të vijë në Shqipëri sot e tuje, mundësinë e të qenit i njëanshëm në një realitet si ky.
7.- Miti: Anti “KÇK” është një shpikje shqiptare. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Operacionet e bujshme kundër aseteve të mafias italiane, të inicuara fillimisht nga të famshmit Falkone e Borsellino, vazhdojnë ende sot e kësaj dite prej afro tri dekadash. Në SHBA avokati i sotëm i Presidentit Trump, Rudi Xhuliani në vitet ’80 me Prokurorinë e New York-ut goditën asetet kriminale të 5 familjeve mafioze të qytetit. Ndërsa Britania e Madhe e ka aplikuar atë për asetet të grupeve terroriste dhe financuesve të tyre.
8.- Miti: Anti “KÇK” bëhet për propogandë. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Mjafton të shohesh rezultatet e dy ditëve të para të operacionit kundër organizatës kriminale të “kap çfarë të kapësh” për të kuptuar se kemi të bëjmë me një nga ndërmarrjet me mundësinë për të qenë më efikasja në luftën kundër grupeve të strukturuara kriminale, rrjeteve dhe familjeve mafioze. Në të kundërtën, kjo nuk do të ishte thjeshtë humbja e një beteje të PS, por e luftës për një kohë të gjatë ndaj kriminalitetit në Shqipëri.
9.- Miti: Anti “KÇK” nuk është punë policesh me syze dielli. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Zëdhënësja bjonde e Operacioneve Forca e Ligjit ka shërbyer deri tani thjeshtë si një “hurdhë” për trupat në terren dhe si një gozhdë ku të gjithë kritizerët, kritikët dhe paragjykuesit e gjithçkaje në këtë vend, mund të varin xhaketat. Trinitria e suksesit të Anti “KÇK” ngrihet mbi: a.- Databazën e të dhënave të atyre që do goditen; b.- Paketa ligjore. c.- Trupat elitë të OFL që janë zgjedhur, trajnuar e pajisuar si kurrë më parë.
10.- Miti: Anti “KÇK” është artificë për të trembur kundërshtarët. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Rrëzimi i sistemit të vjetër të drejtësisë deri në funksionimin efiçent të të gjitha institucioneve të sistemit të ri, ka krijuar një boshllëk real që duket tek lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe krimet e rënda që ndodhin me bekimin e prokurorëve e gjyqtarëve të “KÇK”. Nëse këtë boshllëk të jashtëzakonshëm nuk e zë shteti, përmes masash të jashtëzakonshme provizore si këto, vendin e tij do ta zerë antishteti.
Kjo është çështja!
Shhhtttt ,po flet Peza,,,
ai qe paguhet me shume se
Indro Montanelli…
Eshte I P a m v a r u r Peza,e dini?!
O koqe. Po kush te ka thene ty qe eshte i pavarur ai mer pall
Tjetri eshte deputet dhe sekretar ne parti mer loqe ju dhjefsha logjiken.
Klajdo. Ka vdekur para 20 vitesh qi po meso ndonje gje te re edhe ti se kollaj eshte te besh te zgjuarin kur je kokrra e injoranit qe sdi se ca flet
Z. Fshatar!
Nuk gënjen dot askënd.
1-Pse nuk filloni me politikën si hajdutët më të mëdhej ?
2-Përse janë të përjashtuar prokurorët si banditët më të këqij kundër popullit dhe ligjit ?
3.Perse nuk janë përfshirë gjykatësit kryekriminelë,që kanë shitur drejtësinë si domatet e kopshtit personal ?
4-Ku është Meta,Llalla,Fullani,Berisha,Zeni,Frroku ,Marku dhe Tahiri si delinkuentë të deklaruar ?
5-Ku qëndron mosmundësia për ta thjeshtëzuar listën dhe të bëhej vetëm një nen ku thuhej
“përfshihen të gjitha krimet kundër ligjit,shtetit,pronës dhe individit”?
Kush mund ta shpjegojë,do ju jem mirënjohes.
Per piken 4 qe thua ti “H” me duhet te them se te gjithe jemi te paret qe presim ata emra te shkojne ne te semes. Puna eshte se duhet nis nga diku sic po nis nga keta qe po shofim keto dite per te shku me pas aty….
Me durim do shkohet se shqiperia nuk do rri gjith jeten ne kete derexhe…
Pyetjen e trete e ke te kote sepse KCK lindi pikerisht per keta gjykates…
Kjo eshte e vetmja opozite ne bote qe mbron asetet e krimit nuk ndodh as ne itali e askund tjeter kur bllokohen dhe goditen asetet e krimit te krijuara nga vrasjet nga droga nga prostitucioji nga droga, nga gjobat, nga pengmarrjet
10 gjerat me te verteta qe kam lexuar mbi zhurmen e madhe te KCK.
Vetem ne vendin tone ndodh qe kapja e krimineleve dhe heqja e pasurive te tyre konsiderohet show.
Une nuk e di se ca ka ne plan luli me shok po me gje idiote se kjo logjike nuk me kane degjuar veshet e pare syte
Jane hedhur kuner avokatet , opinionistet , gjyqtaret , prokuroret dhe pitikanet qe jane ushqyer nga krimi po u hiqet baza ekonomike prandaj te gjithe ne sulm kunder ligjit.
Shkrim i vlefshmem shume per kedo qe ka dyshime mbi KCK. Sidomos sqarimi i mitit numer 5.
Me kete qendrim qe po mbajne kunder kck tregojme se jemi Shoqeria me hipokrite ne bote.Shume mire bejne qe mbrojne krimin dhe kriminelet… Keshtu te vazhdojne madje !
Bravo! Shrim qe i mbyll gojen shum kritikeve an-halist qe kane 1 jave sa ne nje studio ne tjetren qe si ze rehati…
Ne fakt z.Peza ka te drejte. Une nuk e kuptoj dot se perse te gjithe jane kundra kesaj nisme sot
A nuk ishte kjo ajo qe donim te gjithe? Kriminelet te mos endeshin me verdalle dhe ti sekuestrohej pasuria menjehere…..?
Shume i sakte shkrimi
Te gjitha te shpejguara si duhet
Dhe reference ne shume debate. Kjo eshte e verteta
Peza mos u lodh ti shpjegosh gje njeriu. Ky popull qenka nje popull shkerdhateje qe kriminelet i do jashte jo brenda. Qe ketu i vura vizen perfundimisht
Ndoshta jane edhe me shume, se turfullimi i rrjetit nuk pushon kurre… por keto te 10 qe jane meritojne gjithe respektin pasi jane te verteta.
Ama me beri pershtypje diten e djeshme emsioni i sonila mecos me titullin: Anti-Kck vjen meqe arka e shtetit eshte bosh? Dhe nje tuf panelistesh te gjithe ne mbrojtje te opozites…debatonin nese ishte deshtim apo deshtm. Shume keq.
Ky shkrim vlen per ata dhe per shume te tjere….
Ke edhe klodiana lalen qe derisa mbron llallen me shoke do mbroje dhe ata qe e paguanin dhe benin qejf nen mbrojtjen e tij. Pazar i qerut robo
Duket ca opozite kemi qekur i shqetesojn vajzat bjonde dhe jo kapja e krimineleve.
O popull e kuptoni ca thojne analistet dhe ata qe dalin neper studio. Mbrojne krimin dhe kriminelet. Keta i quajne biznesmene te zote e te ndershem me sa duket. Per aq kohe sa gjithe biznesmenet e rregullt qe kane punesuar njerez dhe paguajne taksa i urrejne dhe i quajne kulake e oligarke. O zot ku jetojme
Respekte… E keni shkruajtur shkelqyer per ti mbyllur gojen kujtdo qe thote ndryshe ?
10 mitet jo vetem te RREME por GENJESHTRAT me te ndyra dhe DASHAKEQE per te prishur nje pune qe fare mire mund te kishte nisur me kemben e MBARE.
Te lumte. Nje nga analizat me te mira dhe te qarta per kete teme. Por do doja qe te fillonte nga Presidenti.
Unë i besoj këto që thua ti Peza vetëm po ta fillojnë që nga presidenti dhe me radhë.jo nga njerzit e thjeshtë.
Kesaj propogandes qe thoni ju nuk i gjendet asnjehere krahu. A vjen nga ju apo vjen nga ata
Por e sigurt eshte qe: Per sa kohe qe luftohet ose ka nje perpjekje dhe tentative per te luftuar krimin te gjithe te flejne rehat. Pune tjeter pastaj se nga duhet te niste dhe nga nisi…
E ke qare. Bravo dhe te lumte goja….
Ore ti te drejte ke por nuk duhet te kete dallime se fshati qe duket nuk don kallauz mjafton se te dalin ne terren dhe eshte shume e thjeshte qe te verifikosh pasurit e bera me pisllek.
9.- Miti: Anti “KÇK” nuk është punë policesh me syze dielli. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Zëdhënësja bjonde e Operacioneve Forca e Ligjit ka shërbyer deri tani thjeshtë si një “hurdhë” për trupat në terren dhe si një gozhdë ku të gjithë kritizerët, kritikët dhe paragjykuesit e gjithçkaje në këtë vend, mund të varin xhaketat. Trinitria e suksesit të Anti “KÇK” ngrihet mbi: a.- Databazën e të dhënave të atyre që do goditen; b.- Paketa ligjore. c.- Trupat elitë të OFL që janë zgjedhur, trajnuar e pajisuar si kurrë më parë.
Kjo pika 9 qe thua ti eshte tmerri i tmerreve. Kane dy dite qe i ka pre barku per nje bjonde me syze dhe vetem me ate merren. Pyes veten po sikur mos kishin nxjerr ate cili do ishte karremi i radhes??? Dikush duhet ti integroje keta gomere e ti tregoje se egziston konfidencialiteti dhe sjam aspak dakord dhe me portalet qe i nxorren foton sot.
Pa i hequr asnje presje… jane tamam Mite. Jane krijuar dhe do “vdesin” si te tilla
Bravo i ke rene drejt e ne koke!
Alfredo a i dyfishove ato një miliard lekët????!!!!