Nga Artan Hoxha
Meqë Ermal Mamaqi bën filma (i love Tropoja) komedi me dashuri, Bes Kallaku bën filma (Falco) komedi me skiftera, edhe kryeministri vendosi të realizojë një film (OFL Operacioni Forca e Ligjit) të fundit komedi, me bionde me syze, policë me maska, KÇK-era…
Skenari, regjia, ideja, autorësia, producent dhe realizimi nën kujdesin direkt të kryeministrit të Shqipërisë, sigurisht sponsorizimi me paratë e taksapaguesve shqiptarë…
Seria e parë: Imazhi fantastik. Kamera shkëlqyeshëm.
Forca speciale OFL të trajnuara për muaj të tërë për të luftuar bosët e krimit, të veshur me gusto krejt ndryshe nga Policia e Shtetit (forca policore që siguron rendin dhe jetët tona çdo ditë) të armatosur nga koka deri në këmbë me armatim modern, me syze dhe maska bashkë.
Trupa që hapen në pozicion taktik luftimi, me armë të fjalës së fundit në vijë shënimi për të asgjësuar çdokënd brenda gardhit të një resorti luksoz që e ka marrë vesh edhe çakalli më i fundit në Myzeqe apo rrëqebulli i ngjitur në bredhin më të lartë në Alpe, se aty prej ditësh jo vetëm nuk ndodhet askush, por nuk pipëtin as miza.
Një objekt që e ka bastisur pak ditë më parë RENEA, FNSH, Policia e Durrësit, madje dhe ekspertët e policisë shkencore.
Duket qartë që regjizori është kujdesur më shumë për imazhin sesa për qëllimin e vërtetë të aksionit të parë të OFL-së.
Operacion që duhej të ishte patjetër një goditje e fortë dhe me mesazh të qartë në luftën kundër krimit, që të ngjallte optimizëm dhe besim te publiku.
Minimalisht mund të ishte inskenuar një aksion bastisjeje në baza të supozuara ku dyshohej se fshihej Altin Hajri, truri i grupit me të njëjtin emër dhe pronari i resortit luksoz ku u zhduk kufoma e Jan Prengës, i cili është në arrati dhe i pakapur nga drejtësia.
Por në fakt u bë gabimi më i trashë i mundshëm.
U përzgjodh si shesh xhirimi një resort i bastisur deri në vrimën e miut nga policia dhe i braktisur prej ditësh nga të zotët, që në mos janë në burg, ndodhen në arrati.
Një inspektor policie, nga ata që mbulojnë fshatrat në Drejtorinë e Durrësit, me telefonoi duke me thënë:
“Kot e bënë gjithë atë berihaje shefat lart, harxhuan gjithë atë karburant, mjete lëvizëse, dislokim trupash dhe orë pune, për një veprim që mund ta bëja vetëm unë dhe një oficer OPGJ (oficer i policisë gjyqësore)”.
Të presim mos e rregullojnë pak dorën tek seria e dytë.
Dhe në fund, suksese dhe respekt për ata djem që mbajnë veshur uniformat e OFL-së. Çdo polic i Republikës së Shqipërisë do të donte të ishte i veshur me atë uniformë dhe me ato paisje taktike.
Ata thjesht bëjnë detyrën, zbatojnë urdhrin që u vjen nga lart dhe kanë në dorë vetëm performancën në terren.
Spektakli nuk është as ideja dhe as dëshira e tyre. Për atë mban përgjegjësi tjetërkush…
Ti Artan Hoxha je nje gazetar gjoja ivestikativ si Klodiana njerez koti sa merni rogen kote per budallalleqet qe thoni neper emisionet e Blendi Fevziut
Tani nuk keni se me se te mereni dhe mereni me Ermalin per filmat,me Kryeministrin e Shqiptareve e te tjera si keto
Beni dicka serioze dhe te bukur per ate vend ,mjafte me budallalleqet qe ju sajoni dhe sidomos TIiiiiiiiii
Tu prene te ardhurat ty , feliqesire qe paguesh me leket e mafies
Te jap kredite Sako ??? ke thene te verteten e hidhur per Tan Hoxhen!
Artan ik gjej noj fushe me kanabis ,se kjo expertiza juaj mos u fut neper filma ..d
Kush tha se në Kompleksin “Golden” në Shijak,prej ditësh nuk ndodhej askush?Nuk kan qenë të zotët e Shtëpisë,por argatët tyre
aty ishin,dhe të porositur qe aktorëve tu servirej falas paçe me pilaf dhe ekstra nje kabuni për regjizorin.Kompleksi “Golden”
në një hapsirë të madhe, u pa si më i përshtatshem se sarajet e Lulzim Berishës brënda rrumpalles se Qytetit,sepse është larg
syve të thashethemexhinjëve.Lulzim Berisha që ishte lajmeruar më parë,ishte përgatitur per te gjitha gjeneralitet.Lulzim Berisha
deklaroi me anë Avokatit te tij Detar Hysi,se nuk ka asnjë pronë në emër të tij.Një pjesë e ka shitur për të paguar avokatët,
prokurorët,gjykatësit,Vangjush Dakon dhe pushtetarët që ndihmuan për lirimin e tij,ndersa pjesa tjetër është sekuestruar dhe
janë vënë në pronësi të shtetit.Prej ditës që ka dalë nga burgu, Lulzim Berisha ka në posedim të tij, një bar kafe me qera, të
pajisur me numër NIPT-i dhe kryen rregullisht pagesat e taksave, si edhe një autobot që shpërndan naftën për anijet, gjithashtu
konform ligjit. u shpreh Hysi për Newss ndërsa theksoi se prej ditës që ka fituar lirinë me kusht, Lulzim Berisha mban kontakte
të rregullta me shërbimin e provës.Nëse nuk kujdeset Shteti për fukarain Lulzim Berisha,ai mund ta padisë ne Strasburg,
dhe padyshim fiton,dhe mund dëmshperblehet me 2 milion euro për dëmtim të pronës dhe imazhit të tij.
E vlersoj artikullin, dhe vlersoj gjithashtu sqarimin e autorit ne fund te artikullit, rreth atyre djemve qe kane veshur uniformat e OFL-s.
Ne fund te fundit, aksioni i tyre sa do qesharak dhe i kot te duket, ata kan ba detyren.
Hahahaha. Sa kam qesh….. ??????
Ti Zigur I di te gjitha??? Kutija e mendjes je ? Kutija e Pandores je? cdo gje ne bote ti e di dhe e parashikon
Pse nuk bene ndonje liber si Nostradamusi me parashikimet e tua prej Idioti te lindur me te meta mendore????????
Presim pergjigje nga ty Oooo I famshem Nostradami I Shqiptarve
Tani ka ngelur te shkojn te bllokojn kafen e Lul berishes, qe nuk shkon njeri, pervec kamarierit dhe banakierit me antiplum.