Nga Alfred Peza
Një nga armiqtë më të mëdhenj të Paketës “Anti KÇK”, të miratuar nga qeveria e të lançuar nga Kryeministri Edi Rama, mund të jetë skepticizmi i qytetarëve. Një skepticizëm që nuk ka të bëjë aspak, me dyshimet e tyre rreth vullnetit të mazhorancës, për ti shkuar deri në fund këtij agazhimi. As me qëllimin. As me përmbajtjen. As me butësinë apo ekstremitetin e masave ndëshkuese, që parashikohen në të, ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.
Ky skepticizëm ka të bëjë me një kulturë të tërë të instaluar përgjatë 30 viteve të fundit nga organet ligjzbatuese dhe pushteti i drejtësisë në Shqipëri, për shkak të mënyrës sesi elita e vjetër politike e vendit e kapi, e komandoi dhe i përdori ato, si zgjatime me mjete të tjera të pushtetit të tyre. Ishte pikërisht ky menkanizë, që instaloi pa u ndalur, kulturën e mosndëshkueshmërisë në vend, duke e bërë drejtësinë kollonën më të kalbur të shtetit dhe më të urryerën nga qytetarët.
Tani që sistemi i drejtësisë së vjetër pothuajse është çmontuar dhe institucionet e saj të reja kanë nisur që të hedhin hapat e parë, përgjatë 2019 e në vijim, u pa qartë se ka një vullnet të palëkundur nga ana e mazhorancës socialiste, për ti shkuar kësaj linje deri në fund. Nën moton se “në kohë ekstreme, duhen masa ekstreme”, lançimi i Paketës “Anti KÇK” dhe hyrja e saj në fuqi, e bën jo vetëm më të plotë e të fuqishëm mekanizmin për nënshtrimin e antishtetit, por edhe më të lehtë fitoren ndaj skepticizmit të qytetarëve.
Ky skepticizëm ka në themel të tij zhgënjimin e së shkuarës. I cili u mboll e u rrit pa u ndalur, nga qeveritë e radhës. Nga ministrat e brendshëm e të drejtësisë së radhës. Nga kryegjyqtarët e sidomos kryeprokurorët e radhës. Të cilët premtonin luftë pa kompromis kundër të keqes, në afate që përfundonin gjithmonë në “kalendat greke”! Simboli kryesor i këtij skepticizmi, u bë ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Lalla, i cili premtonte publikisht vit pas viti, se çdo shtator do të çonte prapa hekurave të gjithë “peshqit e mëdhenj”. Derisa ishte ai vetë që zuri radhën i pari, për tu ndëshkuar si i tillë, nga drejtësia e re.
Ilaçi më efikas për shërimin e shpejtë të skepticizmit, janë rezultatet konkrete e të pandalshme nga e hëna e 3 shkurtit 2020 kur Paketa “Anti KÇK” hyn në fuqi, e në vijimësi. Të kapësh nga një kriminel çdo ditë, për të mos e liruar kurrë derisa ai të paguajë haraçin e asaj për të cilën do akuzohet dhe do i sekuestrohet çdo qindrakë e pasurisë së tij të vendosur në rrugë kriminale, do të jetë një hap i vogël për policinë e drejtësinë. Por një provë shumë e madhe vendosmërie, për çmontimin e skepticizmit, tek qytetarët.
E ashtu si pika e ujit që bie e bie papushim mbi shkëmbin, derisa e bën atë gropë me kalimin e kohës, edhe ndëshkimi çdo ditë i një banditi, i një mafiozi, i një të korruptuari, i një bande, i një grupi të strukturuar kriminal, do të sjelli një ndjesi të vogël krenarie për efektivët e njësisë më të re operacionale (OFL) të Policisë së Shtetit në terren, për prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e institucioneve të reja të drejtësisë. E bashkë me këtë, do të vijë edhe një dozë më e lartë optimizmi, ndër ata qytetarë që sot mund të mos jenë shumë optimistë apo koshientë, për epokën e re që po vjen, në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar në Shqipëri.
Duke vepruar kështu çdo ditë do të kemi në fund të javës, në fund të muajit e në fund të vitit, një listë gjithnjë e më të gjatë kriminelësh të ndëshkuar, asetesh të vendosura nga burimet kriminale të sekuestruara, banda e familje mafioze të dënuara nga sistemi i ri i drejtësisë. Arrestimi çdo ditë i një krimineli, do të forcojë bindjen se hapat e vegjël kanë shumë rëndësi për implementimin praktik e në vijimësi pa kompromis, të Paketës “Anti KÇK”.
Nëse nuk do të arrijmë që të shohim të realizuara çdo ditë gjërat e vogla, nuk do të arrijmë asnjëherë siç duhet, tek gjërat e mëdha. Tek shkulja nga rrënjët e farës së keqe të kulturës për të “kapur çtë kapësh”. Tek ndëshkimi pa mëshirë dhe futja e frikës ligjore, fajtorëve të vërtetë. Tek mbrojtja përmes sistemit të meritokracisë dhe shtetit të së drejtës, të qytetarëve model përballë detyrimeve ndaj shtetit, ligjit e shoqërisë. E deri tek mbrojtja e qytetarëve normalë, të pafajshëm, të dobët, të pamundur e të pafuqishëm.
Kjo është formuala më e thjeshtë për të larguar skepticizmin e qytetarëve dhe më efikasja besoj, për të garantuar triumfin e pandalshëm të Paketës “Anti KÇK”, ndaj frontit të së keqes!
FJALE FJALE FJALE FJALE DHE VETEM FJALE ESHTE KENGE E KENDUAR NGA DALIDA
CFARE KCK…. DO FUSNI SEKRETARET E GJYKATAVE NE BURGE MERNI DHE FUTENI NE BURGE KRIMINELIN BERRISHA KRIMINELIN MEHDIU KRIMINELIN BASHA
DHE RRUGZCET E TJERE TE PD PS
Po amin po ta nisin me ata. Ate po presim…… Berisha i pari dhe pastaj mediu
shoku ti ke deklaruar 1 miliarde leke ne banke, ate kap KCK ty? pra KCK duhet te luftoje vetem politikanet, ata jan peshqit e medhenj te tjeret jan cironka.
Peza eshte i vetmi qe kishte tope te terhiqej nga kandidimi, ti fitonte te gjitha proceset e te dilte i pafajshem
I ka mbaru punet me drejtesine ai
Por propozoj te bejne nje nisme dhe per injorantet virtual qe kur mbesin pa argumenta sulmojne personalisht ?
Ti mor legen e din mire se rama eshte e shkuara se ka 25 vjet ne politike prandaj ka scepticizem tek njerizit ka 7 vjet kkm e u votu me shkaterru klasen e vjeter politike si sb,im etj e cfare beri!!!u ba edhe ai si ata,e tani ka shpike kçk me fute disa djem ne burg e me ju marr pasurine qe kane fitu ne Europe duke lene eshtrat neper rruget e europes pa ju prish asnje pune shqiptareve se mos ta shperndanin ata drogen dikush tjeter do ta bante po ate leket i kane fituar ne europe e ne shqiperi i kane investuar e duke punesuar njerez ndersa ju qeveritare e politikane qe ju keni pi gjakun shqipareve tash 30 vjet ju qe keni vjell miliarda dollar ju qe na keni ba me ike naten prej vendit tone doni ti shijoni duke i mashtruar shqiptaret me kçkara sikur shqiprise i mungonin policte e ligjet.Nqs dikush do me te vertete me e shpetu ate vend duhet me i kepute koken gjarperit e jo bishtin e te gjithe e dime se cilet jane kokat.
Na rrujtet trapin me keto llogjikat e ikjes nga vendi se sju pelqe politika
Dhe sipas teje qe shkru me numer telefoni a ma shpjegon dot kush eshte ky gjarpri qe duhet me ia kput koken??? Se mua me dalin sh koka po ti qe paske nji jam kurioz ta di
A e degjuat ju zoterinj Kriminele ?!
Ka folur shkelqesia e tij , i dituri Peza !
Objektivat jane te qarta : nga nje kriminel cdo dite do te do te shkohet ne hell.
Dhe kur te mbarojne ditet , se kriminelet Rames nuk i mbarojne kurre, do kthejme hellin nga ana tjeter .
E keshtu do vazhdoje deri sa KÇK te behet ÇKK : Na Çave Koken e Koqe !
A e kap anti kck edhe gaz bardhin meqe kishte ngel me barre pa lejen e lulit??
O ed rama ti merja pasurit ktyre kurvave qe kan qene ne qeveri .dhe kan vjedhe shtetin .por jo atyre qe kane punuar jashte ska rendesi ca pune ka bere .perderisa si kan vjedh gje shtetit ton ske pse i bie ne qafe .po qe burre fut ne burge mediun salen zenin bashen doshrat rafmanet e kompani .
Po pse mer plak u bo dhe ai si ata?
Njeri vrau 4 veta ne bulevardi tjetri vodhi floririn e shqiperis.
Nqs ramen do e kryqzojme per politik te keqe hajde ta bejme po e sigurt eshte qe smund ta vesh ne nje rresht me sb dhe im.
Normal qe i shqeteson kck te gjithe!!!
Nuk i pate sot si u turren hijenat qe te thonin se meqe rama sipas tyre eshte i kapur nga krimi sben dot kck
Ik o lul blej domate dhe ruaj shpatullat, se po e ndau ky i gjati menjen… do e hash ate te madhin ne fun
Ishalla qoft sic thu ti peza
Kohe ekstreme kerkojne masa ekstreme
E tha bukur ai. Me pelqen nisma e kck… uroj vetem te jete dhe te behet sic duhet dhe ateher kur keta kriminelet te jene nga krahu mavi…
Nuk i kuptoj kta njerezit qe kane manine ti thone JO nje nisme vetem se e ben rama
Ore popull. A doni te luftoni krimin apo doni te hani njeri tjetrin cdo dit?!!!!!!!!!!!!!?
Mbi skepticizmin e lartperfolur jam dakord. Por se mohoj dot qe dhe une vete sjam… Sepse prej kohesh kshu kane funksionuar gjerat sic permende me vend edhe rastin e ish kryeprokurorit mafioz A.Llalla
Megjithate mbetet per tu pare.
Shkrim i mire… Jam dakord
Po aman o Peza
Ca po i kerkon shqiptarve
Te shohin gjera te mire qe te largojn skepticizmin
Nuk ka ndodh dhe ska per te ndodh
Ju mjafton te beni te pakten trecerekun e kesaj KCK te famshme
Korrupsioni ka arrit majat
Nese KCK funksionon kshu si shkruan fredi dhe ashtu si pretendon edi ath ok dhe pse veshtir duket
Po bashk me kete dhe futja ne pune e SPAKut. Dhe shkojm cdo dite e me shume drejt shtetit te se drejtes!
Keto jane lloji i shkrimeve qe me pelqejne. I drejtperdrejt dhe ne fund te fundit thote nje te vertete te madhe..
Ti shofim provat qe do dalin nga KCK!!
Te jene KONKRETE.. Me arrestime. Jo me genjeshtra si me PESHQIT E MEDHENJ…
AMIN!
Anti KCK dhe vecanrisht SPAK /BKH jane strukturuar ma merr mendja jo per banda ordinere te lagjeve qyteteve te Tiranes Elbasanit Fierit Shkodres Lezhes Kuksit Dibres ect ect por per strukturat e larta politike institucionale qe kane dhe kontrollojne biznese, Mafja e ndertimeve psh nuk jane ordiner jane me KOLLARE neper Bashki Komuna qe kontrollojne administrimin e territoreve pronat publike private sherbimet publike administrative, transportin publik privat …. A eshte e afte Qeveria ta filloje nga vetja, me kryetaret e bashkive komunave qe kontrollohen nga SOCIALISTET DEMOKRATET lsistet ?!!
Prandaj zoti Peza populli eshte mosbesues tek anti-kck pasi nuk do te kapen Peshqit e Medhenj (Politikanet deputetet gjykatesit prokuroret kryetaret e bashkive komunave njerzit me te fuqishem dhe me te pasur ne Shqiperi ) ata qe vertet kontrollojne jeten e shqiptareve !! Pasurite kombetare publike !
Skandali i UNAZES SE RE bizneset qe fitojne tendera me perkrahje poltike jane shenja dhe njolla qe duken shume mire ! Ado ta filloni me koncesionet dhe bizneset e paligjshme te favorizueshme prej politikaneve ?
Patjeter qe eshte shume e thjeshte shume e thjeshte shuuuuuuum e thjesht fare fare fare ..verifikimi i pasurive te cdo personi biznezmen politikan deputet apo nje qytetar i thjesht nepermjet sistemit bankar
Matematika eshte instrumenti me efikas per te llogaritur te ardhurat dhe shpenzimet ! Po detyra e kujt eshte kjo ? e Shtetit ! Po shteti ku ka qene ne keto 30 vite ? Ne Hene ne Honolulu !
Tani u kujtua Rama ? Ka 8 vjet qe qeveris shtetin !
Si e ka qeverisur dhe me ke e ka qeverisur Shtetin Rama ? Ne Shqiperi nuk eshte problem krimi ordiner por krimi i personave qe kane pushtet juridik, politik ekonomik ne te gjitha qendrat administrative te teritorit SHQIPTAR brenda kufijve !
U vodhen leket ne Aeoroportin e Rinas ne 12 te dites per dreke !
Shpresojme qe Anti KCK te filloj me depuetet e PS me kryetaret dhe ish kryetaret e Bashkive komunave socialiste ..nese fillon keshtu po besimi i populit do te rritet !
Dakord Fredo po te shohim ketu ne Durres tek vollga a do ja kthejne bregun e Vollges qytetareve dhe te hiqet ai parking i turpshem mbi bregdet qe pengon vazhdimin e lungomares, qyteti do ju falenderoje po e bete kete por skemi besim se ka nje vit qe eshte bllokuar vazhdimi i lungomares ose eshte bere marrveshje nga Gjushi betonit…
O Peza shumica e popullit me sa kam kuptuar une nga njerezit qe njoh mendojne qe Rama kete inisiative e mori sepse ai e di sh.mire qe ka kusure vete me SPAK-un dhe e beri kete per te lare sado pak me shurre mutin e vet.Por Berishen Meten ai nuk i prek ke per te pare.Do godase disa langaraqe qe mund te goditeshin kollaj fare pa bere gjithe kete show nepermjet institucioneve lokale pa harxhuar dem gjithe kete energji te policise.
pa futur salen ne burg mos na çani trapin salën të parin qe të besojmë
Zoti Alfred.
Leri “Kalendat Greke” ty i pa identitet.
Cne ty emer Alfred,ty sikur je “patriote” je i “lashte”.
Nuk e kupton qe ne vitin 1913te te dhane nje Alfabet Latin.500 vjet ku ishit ju “Shqipetaret” kur egzistonin dy institucione ne Epir Greke dhe Turke.
Vete dokumentet te botuara edhe nga ju thone qe deri ne fund te shekullit te 19te ketu kishte 1260 Shkolla Greke dhe po aq turke.
Ne xhamija shkruhej dhe flitej Turqisht,kurse ne Kishat Orthodhokse Greqisht.
Pyetja eshte,ku ishin keta “Albanians”?
Nuk e besoj te ishin nen ullinj si Arrixhinjte dhe nuk kishin lidhje me Greqine.
Une di qe Emrat jane gjeja me e Shtrenjte e Kombit qe tregon Respect,Dinjitet,Dashuri tre fjale te huaja si gjithe glua (glosa) Shqipe.