A ikën Basha po humbi prapë?

1 Shkurt 2020, 15:26Blog TEMA

Nga Andi Bushati 

Lapsi.al al botoi dje një shkrim, pas një interviste të Lulzim Bashës me gazetaren Moza Koçiu, ku e vinte theksin mbi refuzimin e kreut të PD-së, për ti’iu përgjigjur një pyetje të thjeshtë: Nëse i humbet sërish zgjedhjet, a do japësh dorëheqjen?

Pika që ne na bëri përshtypje ishte jo vetëm virtuoziteti i Bashës për ti dredhuar çështjes, por edhe këmbënguja e tij për të lënë të kuptohet se kush e ngrinte këtë pikëpyetje normale, i shërbente axhendës së Ramës.

Kjo lloj konspirativizmi i qëllimshëm i liderit demokrat me sa duket ka lënë gjurmët e tij edhe te një pjesë e militantëve naivë të opozitës. Në komentet përbri shkrimit (shiko poshte) dhe në reagimet në inbox, nuk ishin të paktë ata që shkruanin se problemi nuk ishte dorëheqja e kryeopozitarit, por largimi i kryeministrit që ka instaluar një pushtet absolut.

Pikërisht, për të demontuar propagandën e Bashës, por edhe për të sqaruar ata opozitarë të sinqertë, kjo polemikë duhet sqaruar njëherë e mirë.

Fakti është se sot ekzistojnë dy grupime të cilët janë kritike me Bashën. Duhet pranuar se të parët nuk janë, as të vërtetë dhe as të sinqertë. Ata e bëjnë këtë për ti shërbyer pushtetit, si mënyra e fundit që u ka mbetur për të mbrojtur diktaturën karikaturale të Edi Ramës. Qëllimi i tyre është të përçanjë, të shuajnë, të dekurajojnë opozitarizmin. Në këtë kuptim ata janë thjeshtë lehaqenë me pagesë të regjimit.

Por, ekziston edhe një grupim i dytë, që nuk i kursejnë asgjë shefit të opozitës, për arsye krejtësisht të kundërta. Aspak se duan të ndihmojnë Ramën, por se e shohin të pa aftë, të pa vendosur dhe jo koherent në misionin për ta larguar atë.

Prandaj edhe pyetja nëse do të mbajë përgjegjësi po dështoi edhe këtë herë, është një e drejtë mëse legjitime e këtij grupimi.

Arsyet për këtë janë të shumta.

Që prej qershorit të vitit që shkoi, Lulzim Basha ka bërë një kthesë 180 gradë. Ai braktisi protestat. Ai u tërhoq nga prishja e zgjedhjeve. Ai u zbyth nga premtimi për të mos dorëzuar forcërisht bashkitë. Ai u ul në tryezë për të negociauar me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin. Ai po lë përshtypjen e gënjeshtërt, se vendi do të shkojë shpejt drejt zgjedheve të reja të cilat do të sjellin fitoren e opozitës.

Të gjithë këtë mbrapaktheu të paimagjinnueshëm kreu demokrat e ka justifikuar me faktin se djegja e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore e arritën qëllimin e tyre për diskreditimin lokal dhe ndërkombëtar të Ramës, duke lënë të imagjonohet se të gjithë këta faktorë do ta bëjnë të pamundur një vjedhje tjetër të zgjedhjeve prej tij.

Kjo logjikë mezi mbahet në këmbë.

Edhe gjatë kohës së çadrës Basha pretendonte se e kishte arritur diskreditimin e Ramës. Ai e detyroi atë fillimisht të largonte nga kabineti Saimir Tahirin dhe Ilir Beqen (e paimagjinueshme deri në ato momente) dhe pastaj të dorzonte tek opozita gjysmën e qeverisë. Por të gjithë e kujtojmë se asnjë nga këto lëshime nuk e pengoi Rilindjen të bënte kërdinë mbi votat, madje të grabiste edhe më shumë se sa i duheshin për ta mbajtur timonin e vetme.

E njëjta gjë po përsëritet përsëdyti, këtë radhë jo në mënyrë tragjike, por qesharake.

Ndërkohë që opozita ka ulur në tryezën e bisedimeve njerëzit e saj, për tu përleshur se ku duhet vënë presja në nenet e reja të kodit zgjedhor, Rama po tenton të shkarkojë presidentin, të mbyllë mediat online, të vërë gjithë të preferuarit e tij në krye të institucioneve të drejtësisë së re dhe të mbrojë me të njëjtin pathos milionat e koncesioneve që e lejojnë të ndajë gjithë pasurinë e këtij vendi me oligarkët.

Nëse këto janë sinjale që të bëjnë të mendosh se gjendja po përgatitet për zgjedhje të lira edhe të ndershme, po atëherë strategjia e Lulzim Bashës është e drejtë.

Nëse nenet që do shtojnë në kod Bylykbashi dhe Vasili, do të pengojnë gjithë këtë katrahurë, po atëhere strategjia e Lulzim Bashës është ajo e duhura.

Në fakt nuk është kështu. Ndaj për të fashitur këto kontradikta kreu i PD po e gënjen popullin opozitar si indianët me pasqyrat, duke u treguar dy « dhurata » të pavlera. Së pari se zgjedhjet do të jenë të parakohshme dhe së dyti se, ato do të mbikqyren nga një qeveri teknicienësh pa Ramën kryeministër.

Aq fort po propogandohen këto dy nocione, sa po u shiten njerëzve si një fitore më vete. Por, me thënë të drejtën, as fakti i pasigurtë se zgjedhjet do të mbahen para qershorit 2021, as tjetri se për disa ditë Rama do të nxirret jashtë zyrës, nuk janë garanci që mund ta pengojnë makinerinë Rilindase, të progarmauar për të grabitur, që të kryejë punën e saj.

Prandaj për këtë, strategjia e Bashës e mbështetur mbi hipotezën se qasja radikale e mbolli farën e saj dhe tani është koha për të korur frytet në tavolinë, është një rrugë e rrezikshme për opozitën.

Nisur nga këto risqe, shumë nga ata që e duan Ramën të larguar një orë e më parë, për të gjithë të këqiat që i ka bërë këtij vendi, i ngrejnë një pyetje Lulzim Bashës : Nëse gabohesh në bastin që ke vënë, a ka kuptim të drejtosh më opozitën?

A ka sens që një drejtues ndërmarjeje që e çon atë drejt falimentimit, një trajner skuadre që e zbret atë nga kategoria, një kapiten anijeje që e fundos atë, të vazhdojë të injektojë besim tek trupat që drejton ?

Nëse Lulzim Basha mendon vërtet se ka zgjedhur rrugën e duhur, nëse është i bindur se në momentin që ka vendosur për uljen në tryezë dhe rifillimin e paqes, i ka reduktuar mundësitë e Ramës për të vjedhur, ai duhet të ketë guximin të thotë troç, ashtu sikurse Berisha në 2005 : « Po humba, largohem ».

Në këtë mënyrë do të ngjallte besim, do ti jepte edhe siguri të vetëve.

Duke bërë të kundërtën, si në intervistën e fundit, duke iu shmangur banalisht kësaj dileme kruciale, ai fatkeqësisht shpërndan vetëm pesimizëm.

Ai tregon se është i pasigurtë në bastin që ka vënë, ndonëse dikur e ka pohuar me gojjën e vet, se nëse Rama e gënjen për së dyti, turpi do të jetë vetëm i tiji.

8 komente në “A ikën Basha po humbi prapë?”

  1. Alb Tir says:

    Loqe ngele mer Byth-at.Shkruan e shkruan sa qe gamori me i shkollu,nuk merr thelbin e asgjeje.Ngre dy pika ku prap fajin ja hedh Rames edhe jo Lules !!!.
    Aq memec je,dhe menje pjerdh sa thu do jet Faj nese humb serish Lulja,e nuk thua duhet te largohet,sepse vendi smund te drejtohet nga dikush qe ka vrar,vjedhur e bere pazare ashiqare ne dem te shqiptarve qe nga koha perkthyes i KFOR-it kundra kosovareve e der tek pazaret me Ruset !!!.Pra ti dhe shoket e tu nuk ju ze gjumi kur nga nje vend lesh e li qe ishte,sot kerkohet dhe Po VIHET rregull (edhe pse ngadal,Duke hequr picir nga shkopat qe ju plera gazetar dhe anal-iste keni vene rruges ne bashkpunim me ate klas politike qe ishte me par.Duhet ta kuptoni qe sot per sot te gjithe ju me Lule dhe Sali do tja rruni Rames me dhembe e jo me brisk.

  2. Vari Janullen! says:

    Ska faj Basha o teveqel gazetar! Me i ndershem se kaq?! Ku mund ta dije ai?!
    Pyetja nese do largohet Basha po humbi zgjedhjet, mund ti drejtohet vetem Berishes.

  3. Ziguri i qorrit says:

    Shume i zgjuar kjo pjeshka e Veres,lum shtypi qe e ka kete qenef,pa mendet e tij ne do kishim mbaruar,prandaj i ka ba offert edhe Kimi i Korese per ta futur ne shtabin e vet revolucionar

  4. tit vasili says:

    O Buhat o konja e Sali Berishes. Ramen aty ku eshte do ta keshe edhe mandatin e ardhshem. Ti ha mut deri sa te ngopesh.

  5. Te shpallet Basha i Shenjte! says:

    E di e gjithe bota qe nuk iken. Nuk ka ku iken.
    Ne opozite u be me miljona dollare nga Rama, u be me super vile nga oligarket, shtoi pasurine ne menyre marramendese, biles tregoi qe vendin sja rrezikon askush edhe kur per llogari te berishajve e hedh partine ne ere, me mendjen e lubjes dhe ketij pjeshkes qe paguan me ane te Xenit fshehurazi.
    Rrethanat e kane bere qe nje eunuk medioker, pa kokrren e trurit te mbreteroje pa asnje lloj preokupimi, pasi te gjithe peshkaqenet, qeveria, gjitholloget mafjoze te tallavase, serbet, greket, oligarket, kapobandat, shkerdhenet dhe shkerdhitat pronaret defacto te PDse, gjeket e uritur te oborreve, merhumet e ballsamosur, bllokmenet dhe ballistet, e duan aty ku eshte.
    Basha eshte pjese e nje organizmi qe ushqehet me nje zorre. Po iku, shemben 30 vjet maskaralleqe dhe ky pjeshka me lubjen perfundojne me mistri ne dore ne Greqi, si te gjithe super inxhinjeret e hidrocentraleve te Enver hoxhes kur u shemb sistemi. Per ata edhe te vinte keq se kishin ndertuar Shqiperine dhe mendja ju vlente miljarda dollare, por per gjitholloget e tallavase nuk i rruhet k.. njeriut pervec padroneve te tyre qe i perdorin se cerra te paskrupullt, ne luften se kush e rrjep me shume kete vend.

    1. 21 says:

      E drejte! Pyetja eshte se sa i pagoi Sala qe e pranuan kukullen e tij per lider te opozites dhe qe bejne duvane e familjes se Saliut? Ne kete vend ku “shenjtoret” si keta funderrinat shiten e blihen per dy kacidhe,eshte kaq e veshtire te thuash qe Rama eshte i korruptuar, arrogant, irritues, i paafte dhe cfare te duash, por mbi te gjitha Sali Berisha dhe kukullat e tij qe kane duart me gjak dhe krime biblike, duhet te ishin shfarosur me kohe! Jo te mbanin peng opoziten per 30 vjet!
      Por kerma si Lubonja nuk i dalin as dy fjale njerzilleku, respekti dhe solidariteti qytetar per te masakruarit e 21 janarit, perkundrazi nuk humb kohe qe ne cdo 21 janar tju peshtyje familjareve te viktimave ne fytyre dhe te perdhose te drejten e tyre per te jetuar, gjithmone poshte tavolinave te intrigave, gjobave dhe gojoreve.

  6. Olimpia says:

    O Bushat….Ne Shqiperi edhe per 20 derì 30 vite fiton populli i majte.Asnjehere nuk ka fituar PD.Ne 92..,,in ftoi nderhyrja perendimore kunder se majtes.Ne 2005 dhe 2009 votat u vodhen nga banditi Berisha.Natyrisht Rama ,i ardhur ,, nga e djathta,,shqiptare,sepse realisht te djathte nuk ka,e dinte mire jete.E vetmja gje qe beri ishte ndalimi i vjedhjes se votave nga banda e Berishes.Pasi nuk ka nevoje te vjedhe.Kushdo qofte ne krye te PS,ajo fiton .Sepse Shqiperia per aresye te shumta historike,ekonomike,shoqerore dhe psikologjike eshte e dominuar nga e majta.Prandaj ideja se me largimin e Rames,PD fiton, eshte sa fantazi aq edhe idiotesi.Bile ne se PS vendos ne krye nje personazh te ri qe vjen nga e majta,arrin te marre mbi 60 % te votave.Mjafton te mos lejoje vjedhjen e votave..
    Qe te fitoje e djathta e qendres kerkohet nje permbysje e plote e berishizmit,fshirja nga politika e gjithe bandes se PD me ne krye Berishen,menjanimin e atavizmave feudofashiste te pinjolleve te bashkepuntoreve te pushtuesve,.Per jete kerkohet nje fryme e re liberale moderne e borgjezise se re dhe asaj pjese te rinise dhe inteligjences qe e sheh vehten pjese e partive popullore europiane antifashishiste.Kjo kerkon te pakte mbi 10 vite kohe.

  7. Zigur Qarri says:

    O koqe i hysniut …rama fitone prape nese lulja nuk do vjedhje votash te gjeje mundesine e nje sistemi votimesh qe nuk vidhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje