Zhgënjimi i parë nga Albin Kurti

4 Shkurt 2020, 13:14Blog TEMA

Nga Enver Robelli 

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po i nisin mandatet e tyre me beteja simbolike dhe krejtësisht të panevojshme. Kurti duke mos e përmendur Ibrahim Rugovën, ideatorin e shtetit të Kosovës. Osmani duke hequr fotografinë e presidentit aktual në Kuvend. Thua se kur u votuan më 6 tetor, Kurti dhe Osmani shiheshin si mjeshtër për korniza të portreteve dhe pasardhës të Marubit. Janë zgjedhur për diçka krejt tjetër.

Edhe në Shqipëri i njëjti problem me fotografitë: meqë Edi Ramës nuk i pëlqen presidenti që e ka zgjedhur vetë, ai i vendos nëpër mure portretet e Ismail Qemalit.

Po u bë një ditë dikush nga VV-ja kryetar Kuvendi, mund ta heq fotografinë e Ibrahim Rugovës dhe ta vendosë atë të Ukshin Hotit. Pastaj vjen tjetri edhe e heq atë dhe vendos ndonjë tjetër. Kjo betejë me «slika» është parapolitike, për të mos përdorur fjalë më të rënda.

Presidenti aktual është legjitim. Nëse ligji thotë: fotografia e tij duhet të jetë e varur në institucione, rregullat nuk mund të injorohen. Ndërsa Kurti me retorikën e tij nuk mund t’ia imponojë qytetarëve paraardhësit, sepse mund të ketë në këtë shoqëri edhe njerëz që thonë: jemi pasardhës të Ibrahim Rugovës. Se çfarë vendi ka në shoqërinë shqiptare të Kosovës Ibrahim Rugova, kjo është parë – më së largu – kur u varros. Kurti vetëm sa do të bëhet qesharak nëse përpiqet që duke keqpërdorur emrat e Azem Bejtës, Ukshin Hotit apo Adem Jasharit të lë në hije Ibrahim Rugovën. Kur i përmendi gjithë ata burra dje Albin Kurti, nuk kishte edhe ndonjë grua? Katarina Josipi? Nuk kishte vend aty për Agim Ramadanin? Ose për Nikë Prelën dhe Idriz Gjilanin? Jo, sepse Albin Kurti i di të gjitha.

Në përgjithësi kjo mania e fotografive nëpër institucione dhe e ngacmimeve me emra nga historia ka diçka nga e kaluara e mykur komuniste. Meqë secila palë i ka heronjtë e vet dhe nuk ka konsensus as partiak për këtë, pse të mos hidhet anash kjo «slikomani» arkaike dhe të nxirret një ligj që, për shembull, thotë se në institucionet më të larta të vendit duhet të qëndrojë e varur fotografia e Hasan Prishtinës? Ose a bën pa fotografi fare? Flamuri i Kosovës. Ndonjë citat me rëndësi nga Kushtetuta. Kaq. Sepse Kosova ka halle të tjera. Vetëm shikojeni shumëfishimin e të sëmurëve nga kanceri…

19 komente në “Zhgënjimi i parë nga Albin Kurti”

  1. Kalec Dega says:

    Ne Shqiperi po ben namin OFL dhe SPAK, keta te Koqoves merren me simbolet.

    1. Bini says:

      Kalec [email protected] rr..sh koqoves koq..ti !

    2. Ay says:

      Eshte e vertet qe po ben namin. Mua personalisht me pelqeu me shume OFL se sa filmat e Mamaqit e Kallakut! Koqovareve tu hash koqet ?

  2. prishtinasi says:

    I nderuar nuk behet qiameti me te permendur emra,votuesit e VV nuk kane votuar per I.Rugoven,e as ata te LDK-se per H.Thaqin.Keto simbolika tek ne duhet rregulluar njehere e mire.Historia tregon se kush eshte kush dhe ku per secilin.Historia ka lene shume personalitete nen hije sepse koha apo me mire thene vakti han kashten siq thone tek ne.Mua me intereson si do te ecim tutje,askush nga keto figura nuk eshte pastruar teresishte nga historianet,shkenctaret ,akademia per te treguar te bemat e tyre dhe shumekujt tjeter.Akoma ne Shqiperi nuk dihet kur jane qliruar sakte dhe nga kush.Historia njeh periudha e kohera siq kane qene jo siq duam ne te jene ato.Nese ka pasur lufte kemi deshmi,nese ka qene paqe kemi deshmi,por nuk guxojme te genjehemi nga projekte te qelluar apo te sakta, apo edhe te deshtuara.Derisa te kemi keto dromca te pahijshme me mire te marrim nje vendim per Ismail Qemalin e Skenderbeun,Isa Boletinin e Hasan Prishtinen si figura qe bashkojne kombin si te tere dhe jane te pranueshem per te gjithe.

    1. Lona says:

      Pse nuk e dini ju kur eshte cliruar shqiperia ?
      Ai qe kerkone te ngareroje daten e clirimit te shqiperise eshte dhendri serbise ( sali rame sheqere berrisha ) fshatar i pa zhvilluar nga malet e tropojes
      kriminele vrases vjedhes spiune si rugova tradhetar si rugova

      1. preshevali says:

        Qenka çliruar Shqipëria ?! Hurrraaaa ta festojmë ????.

    2. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Votuesit nuk votuan as per Adem Demacin dhe Ukshin Hotin por u permenden nga z.Kurti.

      1. preshevali says:

        Ore ti gardistë i prapavisë, Adem Jashari, ata janë te sakrifcës, kush nuk i permendë ate Zoti e vretë.

  3. Agim says:

    Nga dita e pavarsis shqiptaret ka dicka qe nuk shkon nga ismail qemali enver hoxha Ibrahim rugova he deri me sto?

  4. TR says:

    PRANDAJ AS KOSOVA DHE AS SHQIPERIA NUK BEJNE HAPA PARA , SEPSE SAPO ZGJIDHET NJE QEVERI , GADISHMERIA E MEDIAS ESHTE BOMBARDIMI .
    LEJENI TE PUNOJE KJO QEVERI , MOS KERKKNI QIMEN NE VEZE . KOSOVA NUK KA PATUR KURRE NJE KRYEMINISTER IINTELEKTUAL ,SI ALBIN KURTI .
    MOS U MERRNI ME KRITIKA KREJT PA VLERE .
    HIQNI DORE MORE SHQIPETARE NGA SULMET .

    1. Xeni pa qime says:

      parallélisme idioteske kosova dhe shqiperia
      Idiot ti barazone shqiperin me kosoves pa dashur ti ne emer te patriotizmit primitiv ofendon vehten .
      Kosova krahine multi-etnike e prambetur shqiperia shtete etnikisht i pasur .
      Sa mire qe doli interneti imundesine idiotit te shprehi idiotsine .

      1. Duka says:

        Meso shkrim e lexim njehere, e pastaj fillo shprehu o idiot!

    2. Lona says:

      Pse i ke pare cv kryeministrave te tjere ti qe ky del me i miri apo nga qe genjen dhe ti nuk kupton

  5. mik says:

    Asnje politikan apo burre shteti Shqiptar ( nqs e kemi ndonje ), nuk e ka statusin e plote me justifiku te drejten per me perfaqsu te gjith kombin Shqiptar, perveç Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
    Atehere nqs kjo nuk unifikohet, sa here te nderrohen qeverite e Shqiperise dhe Kosoves, do nderrohen edhe idhujt e tyre.
    PS : Nuk asht çudi qe nje dite te shohim Haxhi Qamilin ne korrnize.

  6. Dashamiresi says:

    Shkrimet e Enver Robellit shpesh here i kam pare si shkrime me cmire dhe jo dashamirese per ti ardhur ne ndihme gazetaria shoqerise. Ne kete rast ka dy gjera qe jo nuk shkojne , por s’jane te verteta; ajo qe ben Rama e ka bere pasi ka zbatuar ligjin qe eshte saksionuar per ate pune dhe brenda ka nje logjike te palevizeshme: Nuk mund te veshe Ilir Meten apo kedo tjeter para themelusit te shtetit shqiptar, Ismahil Qemal Vlores. Dhe s’ka perse, se presidentat e sotem jane produkte qe neperkemben ose dhe mburremi me veprimet e tyre, por nuk lene gjurme ne themelet e krijimit te republikes. Dhe keqardhje per zotin Robelli se genjen kur thote se presidentin aktual e ka zgjedhe vete Rama dhe nuki ve fotografine; Rama qe diten e pare qe u be kryeminister ne 2013-en qe ishte Nishani, e tha dhe e beri qe aty e ka vendin Ismahil Qemal Vlora. Aresyet dihen dhe s’ka njeri ti diskutoje, nga ana tjeter, nuk krahasohet Ibrahim Rrugova me Ismahil Qemalin ! Te pakten sa jemi gjalle ne e i dime dhe i kemi pare te gjitha, per te mos thene turp, eshte keqiterpretim apo dashkeqesi si shume te tjere njerez qe sot ne emr te fjales se lire thone fjalen e piste. Ndersa per fotografine e presidentit te Kosoves, duhet te zbatohet ligji protokollar qe kane per te, ndryshe eshte shkelje e rende. Une nuk e di se si e kane. Prandaj u rekomandoj qe behuni pak te sinqerte per veten tuaj se u pergojojne, pa per ne te tjeret, s’ka rendesi. Dhe kur theme , ne te tjeret, e kam fjalen per ata qe mendojne si une se nuk perfaqesoj te teren.

  7. XXXL says:

    Se ende nga idetë dhe ideatoret jeton ndokush dhe ky gazetari ky është problem i tij por të thuhet se Ldk ka patur program politik për shkëputje të Kosovës nga Yugosllavia kjo është rrenë e poshtër dhe punë falcifikatorësh pavarsi të Kos. nga Sr. pubikisht e ka shpreh Adem Demaçi pastaj Ukshin Hoti dhe kur Yu . u shpërbë nga vet sllavët Rugova dhe compani mbeten pa atë programin politik të rikëthimit të autonomisë dhe shllogani ishte për protektorat dhe e hapur nga Serfia dhe Shqipëria mjaftë ma me gënjeshtra dhe manipulime të opinionit

  8. genta says:

    Ore Robel, po nuk eshte ky i pari zhgenjim me Kurtin e sidomos per ty. Kurtin dhe ideologjine e ti e din tere Kosova. Idoli i ti ishte dhe eshte Adem Demaci ideatori gjer ne fund te jetes se vet te Federates Ballkanike. Isht po ky Kurti qe edheqi kalljen e institucioneve, tymosjen e parlamentit qe kurr nuk epranoi flamurin, hymnin dhe shtetin e Kosoves. Zhgenjimet tjera qe as ti nuk i ke paramenduar do ti shofesh shume shpejt.

  9. emigranti says:

    Pa filluar mire nga puna po e godisni ne te gjitha drejtimet, a thua sa mire ishim me servilet e te huajve dhe te korruptuarit e Prishtines dhe Tiranes.
    E kam te qarte sa do ta shtoni dozen kur te fillojne ndryshimet e verteta ne te mire te qytetareve e bizneseve, duke nxjerre zbuluar qeveritaret e korruptuar dhe bizneset e lidhura me to.
    Duket si shkrim i porositur, pompoz e i pavlere qe trgon lidhjet e gazetarise me korrupsionin qeveritar e biznesin e lidhur me te.

  10. SHALA says:

    KETI ROBULIT I DJEGE VETEM PER IBRAIM RUGOVEN QE E DONTE KOSOVEN PA SHQIPTARE TE HAPUR PER SERBINE DHE SHQIPERINE.SA PER IDEATOR TE SHTETIT TE KOSOVES,SHTETI NUK BEHET ME VISKI DHE ME TE ZGERDHINURA DHE DUKE MOS SAKRIFIKU NJE QIME FLOKU. MORE ROBUL TI JE NJE SHPIRTQELBUR QE VETEM TE KEQEN JA DONE SHQIPTARISE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje