Nga Skënder Minxhozi
Lajmi më i fundit në fushën e masave të posaçme për të luftuar krimin e korrupsionin nuk vjen nga KÇK e famshme e shpallur me bujë pak ditë më parë. Sapo u njoftua që edhe rektorët e universiteteve do të kalojnë në një lloj Vetingu, që përfshin pastërtinë e figurës, autenticitetin e punimeve akademike dhe raportet me të shkuarën. Pas policëve “barkderra” dhe të famshmit Veting ndaj prokurorëve e gjyqtarëve, edhe krerët e arsimit të lartë do të kenë filtrin e tyre të posaçëm.
Përtej kësaj, gjithçka tjetër po mbulohet këto orë nga zhurma e KÇK. Qeveria, e cila lançon nga një aksion ndëshkues në ditë, në stilin e aksioneve të njohura që ndizen dhe fiken si flakë kashte, por edhe opozita e mediat me reflekset e tyre të reagimit rrufe – të gjithë bëhen pjesë e një kori, i cili po i ndërton shtetit shqiptar një reputacion që faktikisht nuk e ka. Dhe që është reputacioni i shtetit represiv, që nuk të le të marrësh frymë, që të shkel me këmbë e të çon në burg për një fjalë goje, që të plas brenda pa të dhënë mundësi të mbrohesh etj.
Përtej rasteve të caktuara që nuk përbëjnë fenomen, shteti shqiptar, dje dhe sot, është thjesht e kundërta banale e këtij identikiti. Hiq një pjesë të viteve ’90, kur shteti ruante ende inercinë e komunizmit në mënyrën si sillej dhe godiste ata që nuk i pëlqenin, qeverisjet që pasuan erdhën duke e ulur imponimin e ligjit. Ndaj të fortëve në politikë, por edhe ndaj të fortëve në rrugë.
Historikisht problemi ka qenë zbatimi rigoroz i ligjit, dënimi i fajit dhe përgjegjësive, e jo reagimi i tepruar që çon në shkelje të të drejtave të njeriut. Kemi pasur shumë fjalë, shumë letra të shkruara e të vulosura plot pompozitet, por shumë pak produkt, shumë pak zbatim konkret të ligjit.
Meqë kemi ca burra të këqinj në postet e rektorëve, të cilëve nuk kemi ç’tu bëjmë, shpikim veting edhe për ta. Meqë kemi deputetë me nga pesë-gjashtë emra të cilët nuk filtrohen nga partitë dhe ligjet në fuqi, shpikim filtra specialë edhe për ta. Meqë një ushtri e vogël gjyqtarësh e prokurorësh shinë si ju deshi qejfi për 30 vjet, po i heqim duke ju numëruar paratë nëpër xhepa, e jo duke verifikuar çfarë mynxyrash kanë prodhuar me vendimet që kanë marrë gjatë karrierave të tyre.
E njëjta gjë edhe me KÇK. Nuk është problem se Sandër Lleshi po kthehet në kryepolic të gjithëfuqishëm, duke plasur në burg kundërshtarët e tij dhe të Edi Ramës. Sepse si Lleshi, ashtu edhe Rama, i kanë dhënë provat se nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, edhe kur kundërshtarët e kanë merituar të shkonin në burg.
Shfaqja e paketave ligjore, nismave, testimeve, filtrave etj, përbën në thelb një fenomen që tregon dobësinë e shtetit, jo forcimin e ashpërsimin e tij. Personat e inkriminuar të cilëve sot po ju kërkohet të provojnë pasurinë, kanë shijuar deri më sot privilegjet dhe paprekshmërinë nga ligji, në mënyra që shumëkush i konsideron skandaloze. Fakti që atyre po ju kërkohet të justifikojnë si i kanë ndërtuar pallatet dhe bizneset, na tregon se institucionet dhe shteti kanë dështuar që të ngrejnë akuzat reale që duheshin ngritur ndaj listave të njerëzve problematikë.
Nuk është problemi tek KÇK, Vetingu, testimi apo dekriminilazimi. Problemi është tek mungesa historike e zbatimit të ligjit, që ka pjellur krijesa të tilla ligjore krejt hibride dhe në zgrip, nga pikëpamja juridike. Nuk kemi përballë një shtet që po tregon dhëmbët, por një shtet që po tregon se ka nevojë për proteza, pasi dhëmbët i mungojnë…
Me sa po lexojmë për “Vettiungun” e kandidatëve për poste drejtuese në universitete, tingëllon si naivitet ose është hipokrizi të lejohet që:
– Hartimin e rregullores së zgjedhjeve t’ua lësh në dorë vetë universiteteve = vari ujkut mëlçitë në qafë!
– Që komisionet verifikimet e plagjiaturave do të krijohen nga vetë universiteti?!
– Që kandidatëve për të tre nivelet e drejtimit të mos u kërkohet që njëkohësisht me shpalljen e kandidaturës, të mos detyrohen të bëjnë publike tre nga punimet e tyre kërkimore origjinale, që ata i mendojnë se dëshmojnë meritën si personalitete shkencore!
Për publikun është e qartë se një pjesë shumë e madhe e drejtueseve të strukturave akademike nuk kanë as edhe një artikull të vetëm që plotëson kriteret origjinalitetit dhe ë rëndësisë së fushës së studimit.
Nuk ecet kesht “Perparim” me Dhune, ni ne vitet 50…60 Denimi i Kulakeve dhe formimi i Njeriut te Ri. Duhet 1 Proces i Qete Natyral qe e Seleksionon Shoqerine dhe i jep Perparsi MERITOKRATCISE, e cila tek Ne nuk Ekziston. Ai vend eshte QELBUR kok e kembe, aty pjesa derrmuse e Popullsise eshte e inkriminuar ose jeton nga parate e krimit dhe korrupsionit. Ai vend fatkeqsisht ka per te pas fundin e Sodomes dhe Gomorres keshtu si e ka nis….
Jo jo nuk eshte KCK problemi,por kriminelet dhe ata qe i mbrojne ne keto 30 vjet.
Dhe problemi eshte se te gjithe premtojne se do luftojne krimin dhe zhyten me keq ne krim dhe mashtrim
Me sa po lexojmë për “Vettiungun” e kandidatëve për poste drejtuese në universitete, tingëllon si naivitet ose është hipokrizi të lejohet që:
– Hartimin e rregullores së zgjedhjeve t’ua lësh në dorë vetë universiteteve = vari ujkut mëlçitë në qafë!
– Që komisionet e verifikimet të plagjiaturave do të krijohen nga vetë universiteti?!
– Që kandidatëve për të tre nivelet e drejtimit të mos u kërkohet që njëkohësisht me shpalljen e kandidaturës, të detyrohen të bëjnë publike tre nga punimet e tyre kërkimore origjinale, që ata i mendojnë se dëshmojnë meritën si personalitete shkencore!
Për publikun është e qartë se një pjesë shumë e madhe e drejtueseve të strukturave akademike nuk kanë as edhe një artikull të vetëm që plotëson kriteret origjinalitetit dhe rëndësisë së fushës së studimit.
(Arbri)
Ok , si mendon ti??? ta lejme shtetin pa ligje,pa paketa qe krimi te beje me shume sec ka bere?????
Po brezat qe dote vijne nuk do ta cojne perpara kete ligj,apo paket qe eshte sote????
Bota,Eoropa,America, nuk jane bere per 24 ore, as per disa muaj,dhe asper 3-4 vjet ,Jane bere me shekuj duke nxjere ligje ,paketa te ndryshme por edhe ato vazhdojne te kene fenomene te krimit ,te krimit te organizuar dhe vazhdojne te luftojne dhe te shtojne ligje te ndryshme dhe paketa te ndryshme
Jeta ecen perpara dhe metodat jane nga me te ndryshme ,si te mirat ashtu edhe te keqijat
Prandaj deshiroj qe ti te beshe nje analize me te thelle dhe nje artikull me te bukur , se kjo qe ke bere eshte Sheeet,ose ne shqip M.t
Si eshte e mundur ky kermilli eshte gjithnje ne ane te Qeverrise.
Se pari duhet miratimi i i Paketes Kryesore :SHTETIT LIGJOR te se drejtes,te drejtat e njeriut etj etj .Duhet nje shtet me THEMEL ( si ne te gjithe boten), te mund te mbeshtes paketat ligjore te miratuara simbas situates apo zhvillimeve te reja.Eksperimentet pa fund qep e shqep jane prova te mos zgjidhje se problemeve..Nuk di sa e qellimshme eshte nga politika shmangja e berjes se shtetit ligjor te se drejtes ku cdo individ te jete i barabarte kundrejt ligjit etj etj .Eshte e qarte se qytetaret e thjeshte nuk perfitojne nga sterzgjatja e tranzicionit,ata ne nje menyre apo nje tjeter jane vitktimat e ketij sistemi hibrid.Nuk eshte sh.e veshtire te gjenden autoret apo Perfituesit e kaosit shoqeror ,ata Jane ndermjet nesh…Flm. per shkrimin z.Minxhozi!