Një këshillë, për Rudina Hajdarin!

5 Shkurt 2020, 09:22Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Para disa ditësh Rudina Hajdari ishte e ftuar në Top Channel në programin e Denis Dyrnjasë, aty ky i fundit i bëri një pyetje normale. Pyetja ishte “nëna juaj është gjyqtare dhe cili do ishte qendrimi juaj nëse në procesin e vettingut ajo do digje?. ‘Pra cili do ishte qëndrimi juaj nëse institucionet që bëjnë vettingun do e përjashtojnë nënën  tuaj nga sistemi i drejtësisë?”

Përgjigjia e saj ishte e pazakontë, ishte atipike. Ajo tha me fjalë të tjera, nëna ime ka punën e vet dhe unë kam punën time. Nëna ime është gjyqtare dhe si të gjitha gjyqtaret ajo do ti nënshtrohet vettingut dhe do i bindet vendimit që do marrin isntitucionet dhe unë nuk hyj fare në këtë mes”.

Kjo ishte përgjigjia e saj që mua më kapi në befasi. Mu duk një përgjigje shumë interesante, një përgjigje që të tjerët nuk do ta jepnin, madje kam përshtypjen se çdokush tjetër në vendin e saj përballë së njëjtës pyetje do të sillej ndryshe.

Do të thoshte fjala vjen ‘unë ka frikë se njerëz të caktuar brenda strukturave të vettingut janë njerëz që u shërbejnë interesave politike të caktuara.

Unë ka përshtypjen se njerëz të caktuar duan të njollosin imazhin publik të familjes time, imazhin publik timin. Janë njerëz që janë të shqetësuar nga rolet dh prania ime në politike, prandaj nuk është çudi që njerëz të tillë të aktivizohen dhe të bëjnë gjëra që nuk duhet  të bëheshin. Në këto rrethana unë do denoncoj këtë lojë të ndyrë politike’.

Pra kështu e përfytyroj unë reagimin e kujdo tjetër, anëtar të klasës politike në rrethana të ngjashme. Por Rudina Hajdari nuk reagoi kështu.

Unë jam i befasuar nga kjo sjellje e Rudina Hajdarit, dhe nuk është hera e parë që më befason. Është një vajzë interesante e klasës politike shqiptare.

Është një anëtare interesante e Parlamentit shqiptar. Unë e di që ajo ka limitete e veta, që janë evidente, madje që shumëkush ka dashur t’ja vërë në dukje.

Janë limite që kanë të bëjnë me moshën e saj, është e re. Janë limite që kanë të bëjnë me faktin që ajo është arsimuar në Perëndim.

Ka qenë për një kohë të gjatë jashtë vendit dhe kjo duket edhe në ndryshim me anëtarët e tjerë të klasës politike i mungon kontakti i drejpërdrejtë me realitetin shqiptar.

Por unë kam dalluar tek ajo një karakteristikë që nuk e kanë as luanët e klasës politike. Ajo ka guximin për të qenë vetëvetja. Bën vaki që unë marr për guxim atë që në të vërtetë, ndoshta nuk është guxim është naivitet.

Dhe në fakt ajo është naive, por unë do preferoja njerëz naivë si puna e Rudina Hajdarit, nëse bien dakord që është naive sesa njerëz të djallëzuar me të cilët është mbushur klasa politike.

Dhe unë kam frikë që për shkak të naivitetit, gjithmonë nese bien dakord që është naive, Rudina Hajdari nuk e ka të gjatë mbijeteseën dhe jetesën në politikën shqiptare. Ajo nuk e di pse unë mendoj që do ketë fat të ngjashëm me fatin e një Rudine tjetër. Ju kujtohet Rudina Seseri.

Rudina Seseri para shumë vitesh erdhi në Tiranë nga Amerika. Atje ajo kishte biznesin e  vet, kishte ndërtuar një jetë të suksesshme, i la të gjitha dhe erdhi synimin për të dhënë një kontribut të vetin individual në përmirësimin e punëve të këtij vendi. Mirëpo nuk zgjati shumë kjo aventurë e saj në vendin e vet të origjinës.

Një ditë prej ditësh, ajo e lodhur, e rraskapitur, duroi sa duroi dhe ia mbathi, u kthye në vendin e vet, ku ajo ka ndërtuar jetën e vet që e ka akoma.

Ajo nuk mundi a përballonte këtë mjedis të çmendur, ku eleganca shpesh herë merret për dobësi, ku modestia shpeshherë merret për frikë, kur hilja shpesh herë merret për inteligjencë, kur robi i ndershëm merret për leshko. Dhe ku sa më shumë të jesh maskara, i ligë, me vese, aq më shumë ke shanse që të arrish suksesin.

Kjo ishte arsyeja që unë u befasova nga sjellja e Rudina Hajdarit. Prandaj doja t’i jepja një këshillë: “Kujdes! Nëse do të mbijetosh në politikë, e para, ne do të donim që ti të ishe kështu siç je dhe e dyta duhet të bësh kujdes se ka shumë stërkëmbësha në politikë shqiptare.

Një shapo nga ana ime, unë e di që nuk është një gjë që ju e mirëprisni e dashur Rudina për shkak të kritikave që unë kam shprejur për rolin politk në adresë të babait tuaj, por kjo nuk më pengon t’ju bëj një shapo juve.

11 komente në “Një këshillë, për Rudina Hajdarin!”

  1. BUJARI JU DEGJON says:

    Disa thone qe Mucua eshte b… q… !
    Une e kundershtoj kete …”akuze” po e quaj…
    Si mund te jete njeriu b… q… kur nuk ka bythe?…
    Ose kur e ben veten te terin bythe?…

    1. turi says:

      Haha, fantastik ky koment: si mund te jesh by..q..kur nuk ke bythe?
      Vlen per 90% te medias e politikes kjo shprehje

  2. Go west says:

    I ke thene te gjitha Muç! Urime!

  3. Lymi Tutit says:

    Po shkollimin e Rudines,jasht vendit kush e ka financuar ? Prinder te cilet mund te punojne qofte ne admin e larte,rregullisht nuk e bejne dot…. pra behet pyetja,si jane mbuluar keto shpenzime ? Pra,kur e ema ti nenshtrohet vetingut dhe dalin mos justifikime te ardhurash,cfar llogjike “ndertohet” ??! Aresyetimi i Rudines dhe “mbrojtja” e kesaj logjike nga Muci,nuk mendoj se qendron ! Jemi vend i vogel,asgje nuk fshihet dot…. Kush hyn ne politike duhet te jete “qelibar” ne te gjithe ecurine e tij ! Kete duam te tere,apo jo ?? Lymi Tutit

  4. Torino says:

    O Muc!Shkeputu nga ballkani te pakten per 1 vit dhe boten e sheh si duhet ne te vertet ta shohesh.Rudina eshte edukuar e shkolluar dhe i shpreh ato qe vjen,dhe kjo eshte vecori tipike e perendimit,por me vjen per te qeshur kur edhe pas 30 vjetesh vazhdon lufta e klasave.

  5. Juristi says:

    Kjo llogjike e Mucit eshte shume tipike albaneze,qe thote ti duhet te vazhdosh te genjesh,te vjedhesh,te mashtrosh,mundesisht edhe te vrasesh,qe te ecesh perpara si individ ne politike.E tmerrshme,ne vend qe ta inkurajoje dhe ti thote keshtu duhet, i thote mire, mire, por e ke gabim dhe mund te marresh fund shpejt si politikane.Muci,pjese e idiotesise dhe maskarallikut albanistanas.Por kur mer Muc mendon qe njerzit duhet te jene te ndershem,kur ta fillojme kete ndershmeri,ne cfare date?

  6. Z says:

    Muci e vetmja gje qe s’duhet te beje njeriu eshte – Te jape keshilla! Por edhe neqoftese dikush ja kerkon nje te tille ta jape me nje kusht qe -te mos ndjeke keshillen e tij!Shqiperi dhe shqiptare hesapi! Japim akoma keshilla?

  7. faro says:

    Ka akoma EDHE gazetarë të tillë!
    Të lumtë!
    Uroj të mos e pësoj edhe kjo si Seseri!

  8. Ujku Plak says:

    Fakti qe eshte pjella e idiototit Hajdar dhe kurves Fatmira nuk do te thote qe eshte kare kjo Rudina,ajo e di shume mire qe e jema se kalon vetingun dhe bene paraprit

  9. @autori says:

    Shkrimi duket si nje “stuhi” ne nje gote uji. Muci kujton se cdo gje qe e “befason” ate, eshte interesante per te gjithe njerezit e tjere. Se dyti, i eshte mbushur mendja top se ai mund te jape keshilla per kedo. Se treti, te merresh kaq shume me prurjet e parlamentit shqiptar, si p.sh. Rudina Hajdarin, eshte njesoj si te vrasesh kohen. E fundit dhe ndoshta po e teproj qe i jap keshilla Mucit: Pse nuk shkruan ndonje opinion per Kujtim Gjuzin. Edhe ai, megjithese duket shume i ndryshem nga Rudina, ka te perbashket nje aresye te forte “shqiptare”. Do te ishte me zbavitese..

  10. Rudi says:

    Nivelin intelektual qe mbart sot Muç Nano eshte niveli qe duhet te kishte nje gazetar i ndonje fshati ,por fatkeqesia na detyron qe jo vetem ta kemi prane por edhe ti degjojme edhe idotesite e tija!Gjuha shkon ku te dhemb dhembi dhe Muài jo rastesisht shkon e gjen vetvehten ne mendimet e fshatit Rudinen qe bene sikur kontrollon gjithçka ,sikur ka ardhur nga ndnje planet tjeter e qe kerkush i ka veshet e syte tek kjo krijese qe ndokush mendon se perderisa nga gjembi del trendafili edhe kjo nga nje çiftezim i Fatit me Hajdarin ka dale e denje jo per vehten e saj por per Shqiperine te pshurrosur nga Azem Hajdari e koompani!Ndaj edhe muçi ndjehet komod kur interviston apo pershkruan qenien e nje femre qe mendon se eshte diçka ,ne kete bote budallaqe!Fatkeqesite ketij vendi nuk i jane sosur kurre ndaj edhe per disa vite do kemi gazetaruce me nivelin e Muç Nanos dhe politikane si Rudina Hajdari qe mendon sei ati i saj eshte deshmor i vertet i demokracise e ndoshta meriton nje vemendje si pjelle e tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje