Prof. Asoc. Dr. Gafur MUKA
Kur flitet për sindikatat dhe bizneset vjen në konsideratë, në rradhë të parë, kundërtia e tyre dhe pastaj edhe e përbashkëta e tyre. Kundërtia shfaqet në interesa. Kështu krahu i sindikatës (punëmarrësi) sheh si interes të tijin kushtet sa më të përshtatshme të punës dhe vlerën sa më të mirë të shpërblimit ndërsa ai i biznesit (punëdhënësi) çmon si interes bazë rritjen e masës së fitimit. Të dy krahët i realizojnë interesat në të përbashktën, që është prodhimi i mallrave apo shërbimeve. Dihet që ekuilibri në këtë kundërti është një ekuilibër relativ, pasi gjithmonë palët gjenden të pakënaqura me plotësimin e interesave, ndërkohë që prodhimi i shërbimeve apo mallrave garanton egzistencën e tyre. Në luftën që bëhet për të fituar terren sa më të favorshëm lidhur me plotësimin e interesave, si punëmarrësit ashtu edhe punëdhënësit angazhojnë potenciale që i konsiderojnë efikase. Punëmarrësit, të organizuar në sindikata, shfaqin përballë punëdhënësve dy potenciale bazë: solidaritetin dhe ekspertizën. Nga ana tjetër, punëdhënësit referojnë fuqinë e biznesit, për të dëshmuar që “ i shtrijnë këmbët aq sa kanë jorganin”. Konflikti zgjidhet kur palët arrijnë të zënë ato pozicione që i gjykojnë të favorshme. Për këtë, sindikata duhet t’i heqë syzet e Karl Marksit dhe punëmarrësit ta ulin nivelin e babëzisë së tyre. Vetëm kështu vendoset paqja, e cila gjithsesi është e përkohshme.
Por si zhvillohet kjo luftë në kushtet tona? Sindikalizmi tek ne, kryesisht, gjykohet i diskretituar. Ai shihet si përpjekje e krerëve sindikalistë për të rregulluar vetveten. Dhe nuk është se në këtë vlersim nuk ka të vërtetë. Qysh me nisjen e organizimit sindikalist u synua të rekrutoheshin pasuritë e ish organizatës së bashkimeve profesionale. Politika, për interesat e veta, e lejoi këtë rekrutim dhe poseduesit e këtyre pasurive nisën me përdorimin e tyre për interesa personale. Denoncimet nuk pinin ujë, sa për mosfunksionim të sistemit të drejtësisë aq edhe për përdorim të sindikatave nga politika. Krijimi i disa sindikatave me identitet politik, edhe pse të fshehtë, e kompromentoi rëndë drejtësinë e kauzës sindikaliste deri në diskretitim të saj. Ekzistenca e sindikatave sot fytyrësohet me mungesë solidariteti dhe ekspertize dhe, vetëm për të shfrytëzuar revoltat spontane të punëmarrësve, të cilët në zhgënjimin e tyre nuk i pranojnë krerët e shpallur të sindikatave për mbrojtje të kauzës dhe nxitojnë të krijojnë sindikatën e tyre.
Ky është dhe rasti i sindikatave në biznesin e kromit në Bulqizë. Sindikata më e re ka pak muaj që është krijuar. Ajo rregjistrohet me emrin “Sindikata e minatorëve të bashkuar të Bulqizës” duke pretenduar se përfaqëson dhe mbron interesat e të gjithë punonjësve të nëntokës dhe, duke u vënë përkundër sindikatës egzistuese, të cilën e akuzon për shitje të interesave të minatorëve. Ndaj kësaj krijese të re, pronarët e Albkromit reaguan ashpër me pushim nga puna të kreut Elton Debreshi dhe, më pas, edhe të disa aktivistëve të kësaj sindikate. Këto veprime e kanë acaruar konfliktin për zgjidhjen e të cilit, si aktivistët e sindikatës ashtu edhe mbështetësit e saj kanë kërkuar solidaritet sa më të gjerë ndërsindikalist dhe mbështetje mediatike. Duket se akoma nuk e kanë marrë siç duhet këtë mbështeje. Këtë e dëshmoi edhe protesta që u organizua pak ditë më parë, ku pjesmarrja, mbase edhe për shkak të presioneve “pas perdes” për masa ndëshkuese ndaj pjesëmarrësve, pati ndikimin e vet. Punëdhënësit, nga ana e tyre, përpiqen të tregojnë se ata janë në plotësim të të gjithë detyrimeve, jo vetëm ndaj punëmarrësve por edhe ndaj komunitetit në përgjithësi. Në një dokumentar, shfaqur në TV Klan, tregohej që Albkromi ka realizuar investime të rëndësishme në dobi të zhvillimit perspektiv të minierës, të përmirësimit të kushteve të punës si dhe në interes të banorëve të Bulqizës. Personalisht, pasi e pashë dokumentarin dhe duke i ditur disa nga investimet e paraqitura, gjykoj që teprimi ishte i vogël, që do të thotë ato investime janë kryer. Pra Albkromi ka investuar për t’a rritur jetëgjatësinë e minierës çfarë për punëmarrësit do të thotë ruajtje e vendeve të punës. Po si i gjykon sindikata këto investime? Derimëtani nuk ka një prononcim të qartë sindikalist, përveçse një fryme kundërvënëse ndaj punëdhënësit në përgjithësi. Kjo do të thotë se punonjësit ndjehen të shfrytëzuar keqas nga “punëdhënës shpirtkazmë” që po pasurohen për vete dhe nuk u intereson fati i punëtorëve. Situata lexohet me syzet e Marksit. Nga ana tjetër, pra nga punëdhënësit, konstatohet shpërfillja e kërkesave me vetëdijen se lëvizja në stadin aktual nuk i dëmton, pasi ata e kanë në dorë të bëjnë “edhe diellin edhe shiun” duke qenë alternativa e vetme e punësimit në zonë.
Po pse mungon forca dhe dobia e angazhimit sindikalist? Shkaqet mund të jenë të shumta por, ajo që bie në sy, në rradhë të parë, është mungesa e ekspertizës në këtë angazhim. Këtë boshllëk po e shfrytëzojnë të ashtuquajturit “kompetentë në solidaritet”. Eksponentë të një lëvizje politike revolucionare bëhen solidarë me minatorët duke i pozicionuar sindikalistët drejt kërkesave rradikale. Ata i paraqesin punëdhënësit si palë që interesohet vetëm për rritjen e fitimit të saj nëpërmjet përkeqësimit gjithmonë e më shumë të kushteve të punës e të trajtimit të punëmarrësve.
Por a është e dobishme kjo mbështetje? Vështirë të thuash po, pasi i rradikalizon veprimet. Palët do këmbëngulin në qëndrimet e tyre. Tek sindikata, përveçse mungon ekspertiza, mungon edhe solidariteti. Nuk dihet realisht sa përqind e punonjësve të minierës e mbështesin sindikatën e sapokrijuar edhe pse, askush prej tyre nuk është dakord me vendimin për të pushuar kreun e shpallur dhe aktivistët e tjerë të saj. Solidarët jashtësindikalistë nuk mund të marrin rolin e negociatorëve në bisedime. Në të kundërt, prania e tyre tek sindikalistët, indukton paragjykime tek punëdhënësit, të cilët janë të prirur dhe të gatshëm të mobilizojnë gjithë arsenalin e kundërvënjes. Në këto kushte është mirë që sindikata të kërkojë solidaritet tek të singjashmit e tyre. Në rradhë të parë ata duhet të bisedojnë me punonjësit e minierës që militojnë në sindikata të tjera. Pa u kërkuar atyre të heqin dorë nga sindikata ku militojnë. Një solidaritet i tillë sindikalist do t’i afronte ato në qëndrime e në kërkesa dhe, mbase më vonë, edhe në bashkimin në një sindikatë. Më tej sindikata duhet të kërkojë dhe sigurojë ekspertizën. Prania e ekspertizës i fut kërkesat në hullirin e negociatave dhe, këto të fundit, çojnë në plotësimin e pranueshëm të tyre. E vlefshme do të ishte edhe vendosja e marrëdhënieve dhe konsultimi me sindikata jashtë vendit. Përvoja e tyre do t’i shërbente sindikatës për të gjykuar më mirë për problemet që duan të zgjidhin aktualisht por, edhe për të vështruar më larg, në ndërtimin e marrdhënieve funksionuese me punëdhënësit. Vetë punëdhënsit duhet t’a zhveshin “këmishën e forcës” dhe të pranojnë që pa marrëdhënie funksionuese me punëdhënësit, biznesi i tyre, herët a vonë, do të futet në qorrsokak. A është koha tani për të vepruar? Gjykoj se është, duke patur parasysh që të dyja palët duan të zgjidhin jo vetëm kundërtitë e tyre por edhe të realizojnë objektivin e përbashkët.
nga ky artikull ,vlera e vetme eshte “shpikja” e 1 fjale te re.”Kundertia”. Nese organizata e shikon me syzet e Marksit , punedhenesit jane kapitalistet e eger ne shekullit te kaluar.
Ne vendet primitive opo ato tradite “socialiste” vazhdojne te kete sindikata.Puntori punon ne nje fabrike apo ndermarrje sipas nje kontrat pune ku shenohet kerkesa e tij per punsim.Rrjedhimisht pronari nuk ka as me te voglen nevoj per puntor.Ai zgjedh e arsyeton e merr apo nuk merr ne pune ato puntor apo punojes qe plotesojne kerkesen e ti per te punesuar e per ti larguar kedo qe nuk ploteson me punen e tij kerkesat e tija.Shoh ne kohet e fundit gjithenje nje ndikim ne shqiperi forma sindikaliste e kerkesave italiane.Mos u habituni.Ne boten e sotme Italia eshte vend I varfer e ku nevoja per reforma kapitaliste (Tacherizem) eshte e madhe.Sindikatat jane vende pune per parazit e llafazana.Mos harroni se Tacheri mbylli e largoj nga puna 300000minator te qymyrgurit sepse protestuan per rrije minimale rroge per me teper se 2 muaj bile edhe nuk I pagoj asnje dite kur ato bane greve.E mbylli minieren.Jo rastesisht shenohet edhe pagesa per ore pune,qe do te thote te paguaj per ato ore qe punon sic eshte ne kontrate pune.Ndermarrja apo fabrika eshte prone private e askush nu ka te drejte te dale kunder pronarir me perjashtim te rasteve te thyerjes se ligjit e kjo pasi depoziton padin tende si puntor per shkeje ligji.Ka ikur koha kudo ne bote per Sindikata e mos ndigjoni askend e ma teper ate e dijne te gjithe emigrantet.per mendimin tim.Sindikatat jane krejtesisht te panevojshme e asje vlere.Ne asnje mendyre pronaret te mos lejojne te tilla organizime komuniste kudo.
E keqja shekullore e krereve sindikaliste, sikurse edhe politike eshte se, me kalalimin e viteve ata degjenerojne ne bose. Vec kesaj, problemi i asetev ish prona publike dhe Jo vetem i sindikatave po i te .gjithe enteve qe I disponojne, te cilat i kane privatizuar nuk eshte i drejte; prej tyre buxheti duhet te vjele qirate perkatese.