Test poligrafi për shtetarët e lartë

4 Shkurt 2020, 19:28Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Situata të jashtëzakonshme kërkojnë mjete të jashtëzakonshme. Ky është justifikimi i përdorur për aktin normativ drakonian “anti-KÇK”, i cili, me gjasë, do të kthehet në ligj brenda 45 ditësh. Dhe situata e krimit të organizuar është vërtet e jashtëzakonshme.

Por e jashtëzakonshme është edhe situata e perceptimit të publikut mbi korrupsionin në nivelet e larta shtetërore. Sipas Transparency International, mbi 80% e shqiptarëve mendojnë se në ato nivele mbizotëron korrupsioni.

Për ta provuar gabim këtë perceptim, Kuvendi mund të miratojë një ligj sipas të cilit, të gjithë njerzit në postet më të larta të shtetit (president, kryeministër, ministra, kryeparlamentar, kryetarë grupesh parlamentare, gjykatës, prokurorë të lartë etj.) duhet të testohen në poligraf (“makinën e së vërtetës”) një herë në vit (FBI trajnoi 5 specialistë shqiptarë për përdorimin e poligrafit).

Në rreth 95% të rasteve, poligrafi të nxjerrë të pastër, kur je vërtet i pastër. Në 5% të rasteve mund të nxjerrë “pis” kur, në fakt, je i pastër. Ama, në qoftë se je “pis”, me 99.9% siguri ta zbulon “pisllëkun”. Dhe testi nuk zgjat më shumë se 2 orë…

Në qoftë se një test i tillë u bëhet zyrtarëve të lartë, a do të dalin 95% e tyre të pastër?

6 komente në “Test poligrafi për shtetarët e lartë”

  1. mik says:

    Pese personat jane specializuar nga ana teknike e perdorimit te Poligrafit, jo nga ana morale.
    Si kujtoni ju, kurruptohet e gjithe nomenklatura e nje shteti te tere, e nuk po korruptohen 5 veta ?!!

  2. Atdhetari says:

    Test i dytë dhe shumë i rëndësishëm nuk duhet të jetë i Gjyqtarëve, Prokurorëve etj., por i Medias Vizive dhe asaj të Shkruar sepse janë Fajtorë po aq sa Pushtetarët. Nuk janë të zotë nga Profesioni për të bërë Realisht për vehte të tyre lexuesa për shkrime, analiza apo opinione, por janë të Zot vetëm si e si t’ju Shërbejnë me Devotshmëri Pushtetit, Partisë dhe Kryetarëve. Sa lekë nga taksat e këtij populli kanë marrë për 28 vite këta Gazetarucë dhe Analesheve. Nuk e lanë një Ditë të Qetë këtë popull këto Media pë u bërë Reklamë këtyre Pushtetarëve në TV apo Shtypin e Shkruar. Deri dhe s’i e bëjnë Shu…. fëmijët e tyre. Vërtet ka njërëz që u intereson këto informacione? Per mos të folur pastaj për vizitat jashtë a thua se Mezi i Presin. Kam koinçiduar njëherë përpara një takimi që do të bënte një Pushtetar shqiptar këtu në USA dhe jo kemi Qeshur por jemi Shqyer së Qeshuri nga interpretimi i Mediave Vizive dhe e Shkruar. Kush Pyet këtu se ku shkoj, kë takoj dhe ç’farë tha një Hajdute ai Mona që keni aty. Që ndaj çdo vizitë që shkon i kap nga krahu personat e panjohur, punonjës Front Desk derisa përfundon më Kishë më Motrat apo me ndonjë Skraparlli. Dhe Mediat Nuk Pushojnë së dheni mbi Sukseset e vizitave dhe Deklaratat që bën Politikani i ” Rëbdësishëm” që për së largu. IDIOTËSI? Shumë shumë pak ta them.

  3. Kanun says:

    Sali bagla ska nevoje per test. Aq te tmerrshme Jane krimet e tij dhe familjes se tij, saqe mjafton te varet tek sheshi Skenderbej.
    Pas pushkatimit te Caushescut, duhet nje shembull akoma dhe me i forte ne Ballkan,me nje jashteqitje te tille shpellare dhe familjen e tij te ndyre.

  4. Shefkiu says:

    Po ç’ke or i uruari i Perëndisë që bënë një kërkesë të tillë? Kur dihet, që rezultati i pritshëm do të jetë: o do të prishej poligrafi para fillimit t testit (gjë që me 99 .99% kështu do të ndodhte) ose do të ngeleshim pa qeveri dhe drejtues partiak po të arrihej të aplikohej testi. Sidoqoftë duhet theksuar, se zbatimi i kësaj ideje tek në është thjeshtë utopi. Unë më lehtë e kam të besoj se dielli do të lind nga perëndimi, sesa të besoj që një test i tillë mund të aplikohet tek ne.

  5. Pellazgos says:

    Po pse Greqisht Poli-Grafi dhe jo shume-shkruar,
    Ne jemi me te “lashtet “ e continentit kemi 110 vjet Alfa-Beta.
    Pse (perke) Poligami dhe jo te qire te shumte apo shume mertese (marito).
    Pse Dhimo-Kratia dhe jo Shtet (State) I te gjitheve.
    Pse Mitho-Llogjia dhe jo shqip Perrallo fjale.
    Pse Kardiollogjia dhe jo Zemer-fjale.
    Cjane keta Greket,I kane “paguar” amerikanet bile qe nga koha e Romakeve qe te mohojne “Civilizimin dhe culturen tone myslimane”.

  6. gjergji says:

    mik:poligrafi nuk mund te manipulohet nga njerezit.Per kete quhet makina e te vertetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje