“I ❤️ Tropoja”, si thirrje për divorc

6 Shkurt 2020, 10:47Blog TEMA

Nga Edmond Arizaj

Medioker, banal, pa nivel, fyes. Keshtu do ta ndertoja fjaline e pare per krijimin (nuk di si ta quaj, film, pjeseza humoristike, grumbuj barsoletash) e aq shume reklamuar. Shpresoj shume, qe disa prej aktoreve aty, si Bruno Shllaku, Bujar Asqeriu, e ndonje tjeter, t’i kene pranuar rolet e tyre vetem per shkak te pageses. Ishte nje perpjekje e stermundimshme per t’i ngjare sadopak filmave italiane si “Miresevini ne jug” dhe “Miresevini ne Veri”.

Perpjekje, sepse ne realitetin qe pashe une, ishte si ngrefosja e zhapikut per t’u dukur si paraardhesi i hershem, dinosauri. Krijesa qe shfaqet ne menyre arrogante ne Pallatin e Kongreseve, nuk ka bosht. Sekuencat mbivendosen si vaji me ujin.

Nis si frike karshi Tropojes, kulmon me nje detyrim martese dhe perfundon me martese me dashuri. Fillimisht ta shfaqesh Tropojen dhe tropojanet ne vitin 2020 si te dale nga shpellat e Bajram Currit, te eger, te pakulturuar, te paditur, e deri ne marredhenie seksuale si kafshe (pa puthje), me e pakta me duket injorance. Dhe po kaq injorante eshte edhe shfaqja e Fierit si qytet “frikacakesh”.

Ne asnje moment ne filmat italiane nuk ka fyerje per krahinat, sidomos per Napolin. Ka humor te holle, ka sarkazem edhe kur behet fjale per vjedhje (i njohur Napoli per kete), por jo fyerje. “I ❤️ Tropoja” ka vec fyerje. Nuk ka askund perplasje kulturash mes qyteteve, nuk ka ironi me problemet, nuk ka sarkazem me situatat.

Ka thjesht banalitete, batuta te degjuara, nje fare sforcimi ne gjetjen dhe krijimin e dialogjeve. Shumica e te qeshurave qe degjoja ne salle vinin vetem kur permendej fjala “mut”, apo nenkuptohej ndonje veprim a organ seksual.

Dakort mund ta pranoj qe krijesa qe shfaqet prej disa ditesh, eshte bere pikerisht per kete nivel, pra komentuesit e JOQ, por besoja se arti, ata qe vetequhen artiste, ata qe investojne ne art, perpiqen te japin mesazhe pikerisht nepermjet humorit, ironise, sarkazmes.

Keshtu i kam pare une te pakten filmat e Roberto Beninjit, qe e fuste doren ne plage dhe e rrotullonte teksa te bente per te qeshur, por ama te bente te mendoheshe. Njejte eshte dhe Keko Zalone, sarkastiku gjenial me problematiken e perditshme ne Itali. Apo skenaret gjeniale te dhjetera filmave te tjere qe merren me problematiken e jugut te Italise qe eshte identik si Shqiperia.

Por tek “I ❤️ Tropoja” nuk pashe asgje. Asgje. Madje as minimumi dashuri per Tropojen. Nuk e di sa kohe kane jetuar ne Tropoje apo me tropojane skenaristet dhe regjizoret. Nuk e di sa e kane kuptuar thelbin e atyre njerezve. Por meqe producenti mburrej se e kishte shkruar brenda nje nate, sapo kishte degjuar nje gojedhene per fjetjen e vajzes me mikun (qofsha i gabuar, por kjo me duket si shpikje per te ngjallur kurreshtje), besoj qe as e njeh fare as te kaluaren e Tropojes e jo me te tashmen.

Madje as nuk e dine ndoshta se Tropoja eshte pjese e malesise se Gjakoves. Dukej se gjithe njohja me Tropojen, ishte vetem nga gazetat, politika dhe dashakeqesia e atyre qe me tropojan nenkuptonin “malok”. Por kjo s’ka rendesi.

Une nuk u merzita pse u nderpre filmi 20 minuta dhe nuk kerkoi askush ndjese, as per kokoshkat qe duket se ishin bere nje dite me pare me vajin e djegur per here te peste (dhe qe nuk i hengra). Jo. Une u merzita per shpresen qe kisha se te pakten ne artin e kinemase nuk do te ndodhte si me gazetarine ku mund te behej i tille cdo ushtarak, letrar i vogel, apo sulmues ne aksione, apo si me drejtesine ku jurist mund te beheshe edhe me diplome hidrauliku e me doktorature marangozi, apo si me kengen ku cdo bythjashte me mikrofon ne dore mund t’i thote vetes kengetare. Kinemaja eshte dicka tjeter sipas mendimit tim.

Eshte dicka e madhe. Nuk eshte vetem lek. Me merziti edhe Rama, kryeministri. Prej kaq vitesh me shitet si nje prej artisteve te medhenj shqiptar, si njeri me sqime qe nuk e duron dot mediokritetin, aq me pak injorancen. Mos valle i dukej vetja si Tarantino qe shfaqet gjithmone nga nje sekuence ne filmat e tij? Mbase. Por gjithsesi edhe interpretimi i tij ishte po aq medioker.

Nuk e di. Nuk e di. Nuk jam kritik i kinemase, po flas si shikues. Do te doja te lexoja ndoshta edhe mendimin e Birce Haskos, Mirush Kabashit a Robert Ndrenikes, apo te bente nje “rezyme” nga parajsa Fehmi Hoshafi dhe ndoshta mund te ndryshoja sadopak mendim.

Mund te themi se “ata bene dicka”, le te bejne te tjeret me mire. Por une jam i tjeter pozicioni: Nese nuk e ben dicka mire, me mire mos e bej, sidomos ne art. “I ❤️ Tropoja” nuk m’u duk nje ftese per dashuri, por nje thirrje per divorc. Divorcin nga mediokriteti, banaliteti dhe komercializmi.

15 komente në ““I ❤️ Tropoja”, si thirrje për divorc”

  1. Gjithe njerzit dhe shoqeria me kemb ne toke e kulture minimale ,keshtu mendojne i nderuari Arizaj.Por tani dihet qe kulturen e zoterojne palacot…Ne imponim i jashtezakonshem per ta ngritur imoralitetin ne moral.. Respekt per artikullin.

  2. taksapaguesi says:

    Mamqiri po lan parate or mik, nuk jane dhe aq budallenj e dine shume mire qe eshte nje banalitet.

    OFL a KCK tu dergoj leter ketyre mamaqirave te botes se televizioneve te shpjegojne parate dhe vilat qe kane. Punojne te gjithe me zarfe ne te zeze me parate sponcor te kompanive lavatrice.. eshte skeme e njohur boterore nuk e shpiken mamaqirat tane.

  3. Xen kellira djali Brrishs pi Viç-doli says:

    Tani filmi tjeter do titullohet “Saliu doli nga Viç-doli”

  4. Realisti says:

    Nuk i heq asnje presje artikullit. Jetojme ne kohen e mamaqeve… Injorance me tonelate!

  5. Asd says:

    E ka marre lehtshem ermali. Etja per sukses i ka shtyre ne nxitim. Filmi eshte nje gjini e veshtire. Eshte investuar shume kohe, njerez dhe para per filmat e komunizmit dhe prape ata jane qesharake dhe te pa transmetueshem jashte vendit. Qe te hedhim bazat e nje kinemaje shqiptare, puna duhet te filloje nga studimi. Duhet ndoshta te punosh edhe me regjizore qe dijne te bejne filma. E sigurte eshte qe nuk mjafton te blesh nje videokamera, as dy tre pale buze e shale.

  6. BRSS says:

    JAM DAKORD ME ARTIKULLIN POR KETI KALAMAUT TE PERKEDHELUR DO QIR GRUAJA DHE ÇA KA NE SHTEPI KY DO KALUAR NJEHER NE ZDRUKTH QE TE VERI MEND ROBEQIRI

  7. Mbetet duke nxjerr artikuj qe shajne I love Tropoja nderkohe qe filmi po korr sukses dhe shikueshmeria shume e larte. Injoranca e te dhenit pergjigje negative pa e pa filmin dhe plot paragjykim vazhdon gjithashtu me nje shikueshmeri te larte. Shkrime plot ziliqarizem.

    1. çakalli says:

      Edhe ti duhet te jesh pjese e atyre “shikuesit” e joq…

    2. Balsha says:

      Ai që ka shkruar këtë artikull, nuk po thotë që njerëzit që e shohin nuk qeshin, por po thotë që niveli i humorit të bërë është fëminor. Si dhe mund ta dish edhe filmat ndahen në kategori të ndryshme bazuar në skenar, buxhet etj etj.
      Kjo vepër nuk kualifikohet asgjekundi!

    3. NIku says:

      Na mbushe mendjen…Ermal. Shikueshmeri te larte kane edhe Kardashianet po cilesi nuk kane. Filmat qe fitojne Oskar, jo gjithmone kane sukses monetar. Kane ardhur kohe te keqia, na mbyten injorantet si puna jote. Injoranca eshte e publikut qe shkon e shikon pacavure te tilla. Zili e madhe te vesh peruke dhe te xhirosh film ne Tropoje, nuk e sheh.

  8. Andi says:

    I more dhe ti disa klikime te qelbura per analizen tende prej Jo kritiku.Shko futi nje tas me groshe Tani te lirohesh .Next,radha e ziliqarit te radhes.Nderkohe Ermal perpara.Dhe regjisoret me te famshdm nuk kane qene kto qe Jane.

  9. Vrit nje politikan te korruptuar says:

    Eshte ceshtje hapesire, per pjesen derrmuese te shqiperise, eshte gallate, per ato qe e vlersojn ermalin dhe produktin e tij, kane nevoje per nje edukim me te mire bazik jo shume lart.

  10. rripitipitytytyrripity says:

    Edhe hollivudi me parate e Mafies i prodhonte filmat, njera dore lan tjetren, te dyja lajne surratin, me kete rast pastrojn parate e droges, vecse nqs eshte keshtu mos u habisni nqs ja degjoni krismen me vone Ermalit dhe Ermaleve te tjere. Sa per cilesine askush nuk e can trapin per sa kohe nuk ka nje bord kritikesh arti qe te vleresoje artin e filmit shqiptar, apo nje film festival ku figurat e nderuara te artit dhe kinematografise te bejne nje vleresim cdo fundviti mbi produksionet kinematigrafike shqiptare. Sot ben film Ermali, ben dhe Ver Llapa, nqs Ver Llapa ka sponsor me te fuqishem se Ermali filmi Verit me titull Llapa shitet me shume sesa ai i Ermalit, ne rastin konkret Ermali eshte personifikimi i Ver Llapes krahasuar me rregjisoret e tjere shqiptare qe nuk gjejne rrugen per tek publiku nepermjet marketingut per mungese fondesh. Sic thone ne AMERIKE tipa si Ermali, Money Talks and Bullshit Waks.

  11. Altin says:

    Nje gjo nuk kuptova pse ermali qe luante rolin e nje djali nga fieri duhet te luante nje pjes si gey qe ti shfaqte anen negative qe fjeraket kur nuk duan te mertohen me zor kthehen ne gey kjo duket idjotizem

  12. pismilet says:

    @taksapaguesi, eshte 1000% i vertete komenti juaj, edhe *-listat,mendjet e mprehta intelektuale merren me …i ka qejf apo jo daja breket.. Asht ba *ti mullar ,nuk gjej shprehje mate kulturueme ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje