Dy fytyrat e Ramës kur Basha hap frigoriferin

7 Shkurt 2020, 15:11Blog TEMA

Nga Andi Bushati 

Pak javë më parë, në stilin e tij të njohur, ku cinizmi dhe ironia reken të mbulojnë të vërteta të rënda, Edi Rama u tha shqiptarëve se, një ditë, do t’u fanepsej jo vetëm në TV, por edhe kur të hapnin frigoriferin.

Pa kaluar shumë kohë, Lulzim Basha, ka prodhuar një spot, duke hapur realisht frigoriferin e një familjeje të varfër në Tiranë. Aty shihej vërtet fytyra e qeverisjes së Edi Ramës.

Përballë një Edi Rame, që i ka mbyllur veshët ndaj çdo kritike që i vjen, që tani e ka për zor të qëndrojë edhe pas dyerve të BE, që është zhytur në delirin e atij që ka monopolin e së vërtetës, duke i ironizuar edhe mediat edhe opozitën edhe presidentin edhe liderët e Kosovës edhe deputetët e Bundestagut apo ata holandezë se ia fusin kot, është tejet produktive të japësh imazhin e atij që është i vëmendshëm ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

Përballë një pushteti të izoluar në kullën e tij të fildishtë dhe që prodhon të mira vëtëm për një grusht të pasurish është e domosdoshme të kesh veshë për zërin e atyre që e kanë bosh firgoriferin në fund të muajit.

Por, kjo fushatë, sado e gjetur të jetë nga zanatçinjtë e kësaj pune, përmban në vetvete dy risqe të mëdha. Ato lidhen me fallcitetin e saj, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje.

Lulzim Basha e nisi atë me këmbën e gabuar.

Në një nga videot e para që shpërndau, ai tregoi se po bënte shfaqe. Duke u filmuar me një qese domate në dorë dhe duke shitur si qytetare një militante të partisë së tij, ai demostroi se nuk i kishte veshët të hapura për qytetarët.

Nga #PotëDëgjoj, nisma degradoi në refrenin e përhershëm të politikanëve: Më dëgjoni ju në teatrin që unë luaj.

Kjo lloj mendësie rrezikon të infektojë edhe thelbin aksionit që sapo ka nisur. Basha i ka dhënë atij ngjyrat dhe theksin e një fushate elektorale. Por, ndonëse janë të shumtë ata që shprsojnë që kjo të ndodhë, askush nuk është i bindur se do të ketë një të tillë. Madje zëra kryesorë nga mazhoranca e kanë hedhur poshtë me forcë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Atëherë pyetja që shtrohet është: çkuptim ka një tur takimesh të shoqëruara me spote që i ngjajnë një fushate zgjedhore pa zgjedhje?

Pikërisht prej këtu lind frika që gjithë kjo lëvizje e Bashës e ka një hile.

Prej këtu ngrihet dyshimi se mos e gjitha po përdoret si mbulesa iluzive që do të maskojë një mëkat.

Në këtë rast ajo që duhet fshehur është harrimi i përbetimeve të para një viti, paqja e rivendosur me rilindjen, ulja në tryezën e Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, braktisja e rrugës radikale dhe akteve ekstreme për të luftuar regjimin.

Ndoshta për të mbuluar të gjitha këto, për ti’u shamngur përgjigjeve për kthesën e papritur, për të mos dhënë llogari se si po rikthehet në sistem pa garantuar votën, kreu i PD, po i mëkon militantët e tij me mirazhin e zgjedhjeve të parakohëshme.

Dhe nëse është këtu, ky do të qe një gabim trashanik, pasi vërtet fortuna momentale do të qe shmangur, por qytetarët do të ndiheshin sërish të përdorur.  Ata nuk do të ishin të dëgjuar, por thjeshtë të gënjyer.

Pra, nëse Lulzim Basha ka nisur një fushatë me gjetjen e duhur, por të yshtur nga qëllime të gabuara dhe të vendosur në kohë të papërshtatshme, çmimi që do të paguajë do të jetë i rëndë.

Sepse kur të dojë ta bëjë realisht do ta ketë të pamuandur. Pasi atëherë, nëse do kërkojë të hapë sërish frigoriferin, aty do ti shfaqet Edi Rama që nuk mposhtet dot me propagandë, ai që na shfaqet përditë në TV, me arrogancën dhe vetbesimin që i jep lidhja me botën okulte.

8 komente në “Dy fytyrat e Ramës kur Basha hap frigoriferin”

  1. Fredi says:

    “Regjimi i Rames” ti o zagar meriton ate te Berishes,ti dhe gjithe qente si ti. Ti je fiks si keta qeneit e pa vlera qe sulmojne Alketen,nje smirs i ndyre i vogel dhe i peshtire per suksesin e kolegut te dikurshem. Ti dhe Lubonja dy funderrina dhe felliqesira te mbushur me mllef,dy mbetje toksike asgje me shume.

  2. Love Laberi says:

    Kur ishte sali berisha e kishte plot frioriferin, ja zbrazi Rama…sa te vij luli dhe frigoriferi do mbushet vete si me nagji….

  3. Ziguri i qorrit says:

    E pave se mos ashte atje edhe pjeshka e Veres more halbak

  4. lefi says:

    Je bere banal, si nuk e kupton veten!

  5. pjeter says:

    Si nuk e kupton nje çik ky loq,,,,a, qe çdo fite me Ramen tregon sa i mbaruar je.Iç fare nuk ha pyke,.Çdo dite nga nje shkrim per Ramen,eshte ne gare se kush do e fitoje titullin,”super idoti i vitit”.

  6. Stape Pashi says:

    Po more, revolucionari i vogël i Husniut. Me mendjen tënde dhe te disa anal-istëve qylaxhi u katandis në këtë derexhe Lulushja dhe PD-ja.

  7. Stape Pashi says:

    Po more, revolucionari i vogël i Husniut. Me mendjen tënde dhe te disa anal-istëve qylaxhi u katandis në këtë derexhe Lulushja dhe PD-ja.

  8. Dentisti says:

    O komentues tru shplare!
    Kur do ta kuptoni se nuk behet fjale per te ikur Rama dhe te vije Basha,por per te ikur te gjithe keta bandite qe na kane grabitur Shqiperine!
    Nje popull i qyteteruar kurre nuk duhet te mbroje qeverite,sado te mira te jene!
    Populli duhet te jete opozitar i perjetshem i cdo qeverie,sepse ndryshe ajo shndrohet si pa kuptuar ne diktature!
    A nuk e kuptoni ,o te mjere qe kemi 30 vjet kapitalizem dhe cdo gje ka shkuar 100 vjet prapa,aq sa shumices se shqiptareve u ka humbur besimi se ky vend mund te behet?
    A r keni vene re se po te keni ndonje hsll e te ankoheni ne ndonje zyre shteti apo bashkie,nuk te zgjidh njeri hallin pa dhene ryshfet?
    A nuk e shikoni se Rama projekton rruge ,etj super te shtrenjta,duke marre miliarda euro borxhe,qe do shlyhen nga disa breza shqiptsredh,vetem qe Rama te duket se po punon shume?
    Pa shkolle ka qene populli yne,por ka nje fjale te mencur se “Nuk mbahet shtepia me miell hua”!
    Pse duhet te marre borxhe Rama ne vend qe te bazohet tek prodhimi vendas?
    Pse duhej te privatizoheshin minierat e kromit,,bakrit etj,uzinat e ferro kromit,bakrit,kabllove e telave te bakrit,ureja,superfosfati,uzina e instrumenteve mates te cilesise se larte ne Korce,ajo e Kobaltit ne Elbasan,prodhimi i nsftes etj ,kur ato mund t’i mbante shteti?
    Pse duhet te privatizoheshin te gjitha sherbimet shteterore dhe keto te mos i kryente vete shteti qe do ulte cmimet dhe do rriste rrogat e pensionet?
    Pse ka lejuar shteti qe 50 % e bizneseve te jene informale qe do te thote se nuk paguajne taksa e tatime dhe nuk derdhin kontribute per sigurimet shoqerore e
    shendetesore duke i shkaktuar deme kolosale financave te shtetit dhe pastaj detyrohet te marre miliarda euro borxhe?
    Ky eshte shteti kriminal i Rames!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje