Mark Rumble, 31 vjeç, një trafikant i njohur droge, është shembur përtokë në burg, pasi mendohet se është prekur nga koronavirusi.
Rumble ishte i burgosur në Tajlandë, por u ekstradua në Britaninë e Madhe.
Sapo mbërriti në Britani, ai u shemb në qelinë e tij.
Autoritetet britanike kanë kërkuar llogari nga Tajlanda, por zyrtarët e kësaj të fundit thanë se 31-vjeçari britanik ishte në gjëndje të udhëtonte.
Tashmë autoritetet britanike kanë frikë se mund të jenë infektuar edhe të burgosurit e tjerë, apo dhe vetë gardianët.
Tajlanda është i pari vend, pas Kinës, që u prek nga koronavirusi.(TemA)