I vjetri dhe i riu, ose Edi dhe Albini

12 Shkurt 2020, 09:07Blog TEMA

Nga Mira Kazhani

Albin Kurti ka nevojë të provohet në pushtet! Edi Rama është i sprovuar në pushtet.

Albin Kurti mësoi të bëjë kompromise që kur ishte në parapushtet.

Edi Rama ka bërë kompromise aq herë sa ka teshtitur kur ka qenë me grip. Politika nuk është treni i miqësive të sigurta por as i armiqësive të sigurta. Ndryshon tërë kohës, dhe e reja ishte që sot dy kryeministra nuk ndryshuan për hir të saj! Nuk pamë filmin e vjetër por një film të ri, nga i vjetri dhe i riu.

Dy kryeministrat shqiptarë nuk ngjajnë në profilin politik e publik! Janë oratorë, por me shije diagonalisht të kundërta

Një gjë: mund të mendojnë ndryshe, por nuk duhet të ishin inatçor! Ndoshta nuk qe edhe aq keq: shumë më mirë sesa hipokritër ama!

PO, në takimin e parë në Tiranë në konferencën për shtyp pati tension. Të gjithë e lexojnë në mënyrën e vet, por nëse në të gjithë parabolën e këtij takimi jo dhe aq historik mes Ramës dhe Kurtit, Edi Rama kish një të drejtë kur i kujtonte pa takt homologut kosovar se ishte i ri në detyrë. Patjetër që sot Albin Kurti e ka të lehtë të jetë më i qartë, më fjalëpakë, më i duruar. Këtë fundit e ka dhunti dhe tipar dallues si lider.

Do të ishte ‘fake’ që dy njerëz që kanë kohë që nuk janë në një shinë, të shfaqeshin sot të buzëqeshur. Secili luajti as më shumë as më pak veten e tij, me të mirë e me komplekse ballkanike.

Në fund: Edi Rama dukej më i vërtetë krahë Albin Kurtit se krah Haradinajt, apo edhe presidentit Thaçi. Albin Kurti më i qartë në metodën sesi do të qeverisë krahë Ramës. S’besoj se përzemërsia në takimet me Ilir Metën dhe Lulzim Bashën na njohën me të aq sa konferenca me Edin.

Sigurisht më i vjetër Rama dhe më i ri Albini, kjo s’do mend! Kush duhet të mërzitet për këtë fakt?!

3 komente në “I vjetri dhe i riu, ose Edi dhe Albini”

  1. Ani says:

    Kane nje diference prej 10 vitesh dhe as i pari nuk mund te quhet plak, as i dyti i ri. Njer ka disa vite te mira ne poste qeveritare dhe i dyti sa ka filluar te ece ne kete rrugetim.

  2. Z says:

    Eshte mentaliteti shqiptar “me mire nje mik se nje ciflig”! Pra miq me Like dhe Lule me dy medioker qe e kane zene per fyti Shqiperine.

  3. Orli says:

    Mira! Pavaresisht se nuk eshte problem per ty nese jam apo nuk dakord me ty(gje normale) ne nje pike mendoj qe e ke gabim ku e perfshine Ramen qe nuk ishte i buzqeshur pra jomiqesor! Ndersa une them qe Rama pertej parashikimeve ishte vllazeror me pritjen qe i beri per te dhene albinit ndjesine qe eshte bere kryeminister e duke e quajtur i dashur albin ndersa albini qe e ka koken si bolja e Rames ju duk vetja se eshte bere dikushi dhe filloi(si patriot llapaqen qe eshte) te flasi per mega shengenin Shqipetare ne nje kohe qe sapo shijoi zyren e k/ministrit,ne fillim hoqi te gjitha simbolet kombetare dhe i zevendesoi me ate lecken me nuanca serbo-sllave,nga 12 ministri qe kishte premtuar beri 15,nga asnje serb qe kishte premtuar qe nuk do merrte ne qeverisje mori 2! Fillimi i mbare gjysma e punes dhe albini me fillimin e “mbare” qe ka bere i ka mbetur dhe gjysma tjeter! Suksese vellai i ilir koklopes e lul fazllicit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje