“Arrestohet Ilda Bejleri”, reagon Kreshnik Spahiu: Kjo është fytyra e medias shqiptare?!

13 Shkurt 2020, 09:55Kronika TEMA
“Arrestohet Ilda Bejleri”, reagon Kreshnik Spahiu: Kjo

Ditën e djeshme bëri bujë në media një lajm ku thuhej se gazetarja Ilda Bejleri kishte përplasur një grua të moshuar dhe më pas ishte larguar nga vendngjarja. E kontaktuar nga mediat, Ilda e mohoi aksidentin, mirëpo vetëm pak orë më pas e pranoi.

Pas kësaj, pak para mesnatës policia e shoqëroi në komisariat Ilda Bejlerin dhe i sekuestroi makinën e saj ‘X5’.

Pikërisht për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili me ironi shkruan: Kjo është fytyra e medias shqiptare.

“Pasi aksidentoi një plakë duke e braktisur rrugëve dhe pasi mashtroi mediat, policia arreston gazetaren dhe i sekuestron makinë. Kjo është fytyra medias shqiptare”, shkruan Spahiu.

3 komente në ““Arrestohet Ilda Bejleri”, reagon Kreshnik Spahiu: Kjo është fytyra e medias shqiptare?!”

  1. Likja says:

    Nuk besoj qe paga e saj,justifikon pronesine e nje mjeti te tille – nese e ka te tille !? Eshte jo etike dhe e pa justifikueshme,qe me nje sjellje te tille,TV perkates ta “nxjerre” serisht ne ekran! Likjes

  2. Trapizi says:

    Ndersa fytyra jote eshte fytyra e ish drejtesise mafioze shqiptare.
    Gjuha qe perdor nuk duket se e ke ndiere shume aksidentin e fatkeqes. Aksidentoi nje plake, komenton djaloshi Spahiu. Por crendesi ka o trap,në jei r ai i vjeter, makina njesoj i aksidenton te gjithe.

  3. vlc says:

    bleona e nget më mirë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje