Trump uron Thaçin për pavarësinë: E ardhmja e Kosovës do të jetë e ndritshme

14 Shkurt 2020, 15:50Rajoni TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka uruar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për 12-vjetorin e pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Në një telegram të bërë publik nga presidenca, është thënë se “ lidhjet e fuqishme në mes të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës vend sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik.

“Ju dëshirojmë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat”, është thënë në telegram.

Presidenti Trump ka përgëzuar Kosovën edhe për zgjedhjet e mbajtura në muajin tetor.

“E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme. Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale, të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta”, thuhet në telegramin e presidentit Trump.

Urimi i plotë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump

I nderuari President

Populli Amerikan dhe Unë së bashku, urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Lidhjet e fuqishme në mes të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës vend sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik.

E përgëzojmë Kosovën për zgjedhjet demokratike në muajin tetor dhe mirëpresim angazhimin e vazhdueshëm për të çuar përpara paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për popullin e Kosovës si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ju dëshirojmë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat.

E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme. Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale, të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta.

Sinqerisht Donald J. Trump

8 komente në “Trump uron Thaçin për pavarësinë: E ardhmja e Kosovës do të jetë e ndritshme”

  1. Shqipe says:

    Sa e madherishme?
    Pa veriun dhe e varfer?

  2. SHKELZENI says:

    SI PUNA E MEDALJEVE TE ENVERIT NJE PARA VDEKJES NJE MBAS VDEKJES TRUMP NUK E DI FARE KU NDODHE KOSOVA JO VETEM TRAPI AMERIKES PO 99 .99 % E RIKANVE .
    NE NJE UNIVERSITET NE ÉTATS-UNIS SHKOJE NJE JOURNALISTE FRANÇAISE DHE I PYESTE PER FRANCEN
    PJESA ME E MADHE THOSHIN PARISIN SHTETE DHE FRANCEN SHTETE TJETER NDAJ MOS I MERNI SHUME PER BAZE KETO TELEGRAME

  3. Beni USA says:

    A eshte dakord Albini,po Bubuzheli Berat dhe njefare juristi me emrin Pallaska cfare thone,apo do shkarkojne dhe Trumpin?!

  4. Ani says:

    Leter bosh pa lidhje dhe pa esence.

  5. Selam Dragobia. says:

    @Shqipe.:
    Ka dy lloje tipash ne bote. Tipa qe thone se gota eshte plote dhe tipa qe thone se gota eshte bosh, per te njejten gote, me te njejtin uje brenda.
    Ne rastin qe Amerika na dha lirine tipat optimist do thoshin :Faleminderit Amerike, per jete qe na dhe lirine!
    Tipat pesimist sy ty do thoshin, mire qe na dhe lirine, por pse na le te varfer. Pse nuk na dergon nje vapor me dollare dhe ne te shullohemi ne diell, tere jeten.
    Persa i takon veriut edhe ketu varet se si ne e perceptojme problemin. Une per veten time nuk dua asnje kembe serbi ne Kosove. Une do doja qe Serbet, me apo pa veriun, te shkonin ne Serbi. Nje serb i vetem ne Kosove, do jete nje problem me vehte. Valle ti Shqipe, nuk e sheh se si eshte bere Bosnja? Valle e do dhe Kosoven si Bosnjen? Nga ana tjeter, nuk do doja qe asnje shqiptar te mbetej ne Serbi. Me apo pa Presheven dhe Bujanovcin, ata duhet te jene ne Kosove (besoj se me kupton pse).
    Tani asnje nuk te detyron cte besh. Kjo eshte zgjedhja jone dhe zgjedhja e Serbit. Kjo do zgjidhet nga bisedimet dhe per te te bere qejfin edhe ty edhe mua, qe kemi vizione te ndryshme, ka edhe zgjidhje te mesme, sic jane keto qe po behen tani… Besoj se me kupton. Zoti na dhent ment e duhur qe me apo pa veriun, me apo pa Presheven, te pakten femijet tane te gezojne “Shqiperine e Madhe”.

  6. USA says:

    Haradini(dru me pre)mbasi cliroj Kosoven nga Serbia(ne fakt e cliroj NATO)tani do cliroj Kosoven nga Amerika,natyrisht me ndihmen e kazanit mediatik te tipit Buzhala.

  7. Jo per gje... says:

    Mnjf po e thote cope.
    Ps.p5

  8. LAVERI-TA says:

    Me presidencen Biden Kosova do te jete me tjeter plan strategjik dhe me sovranitet te plote politik ekonomik dhe territorrial. Trump nuk eshte per Kosoven e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje