Thaçi: Marrëveshja për linjën hekurudhore dhe autostradën, hap drejt marrëveshjes finale me Serbinë

14 Shkurt 2020, 13:15Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha sot se marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat është një hap tjetër drejt arritjes së marrëveshjes finale historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke dhe anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump dhe ambasadorin Richard Grenell për përkushtimin maksimal për ta çuar këtë proces përpara

“Edhe një arritje e rëndësishme në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sot, në Munih, u nënshkrua marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat, e cila do ta lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy shteteve. Kjo marrëveshje është një hap tjetër drejt arritjes së marrëveshjes finale historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB. Faleminderit presidentit Trump për lidershipin dhe ambasadorit Grenell për përkushtimin maksimal për ta çuar këtë proces përpara”, shkruan Thaçi.

Ndryshe, sot në orët e paradites Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Mynih të Gjermanisë dy letra të shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe atë për hekurudha, përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Marrëveshjet janë nënshkruar me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell, ka thënë se ai është i fokusuar në zhvillimin ekonomik.

Sipas tij, edhe dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiq, janë pajtuar se fokusi duhet të jetë avancimi në aspektin ekonomik

4 komente në “Thaçi: Marrëveshja për linjën hekurudhore dhe autostradën, hap drejt marrëveshjes finale me Serbinë”

  1. ariff says:

    TRADHETARE SERBE . Po ta bente Rama do e kishit pushkatuar .

    1. Kalec Dega says:

      Bravo Thaqi, me Shqipërine ndonjë linjë hekurudhe apo me Turqine e Serbine më parë?!

      Nuk e kam kritikë por thjesht vërejtje se gjithe shqiptarët e dinë kush nuk do apo të mundësojë, pra antikombësit komunistë.

    2. zhaku i pamposhtur says:

      O aqif po Rama a nuk ishte ai që dje i tha Kurtit nuk ka makroshengen pa minishengen..pra bashkohemi me serbinë dhe pastaj vjen bashkimi shqiptar. .ok? mos i ngatërro gjërat ,pastaj Rama i ka vënë taksën rrugës së kombit ndërsa sërbia nuk u ka vënë ndonjë taksë në autostradën Merdare-Beograd. .e kupton ndryshimin mor zotni? dhe pushkatimin e ka hallall Rama se e ka mbushur kupën por ç’të bëjmë që skemi gjë në dorë

  2. Sali Trimi says:

    Pershtypje te ben Hajredinaj, qe nuk ndihet. Pershtypje te ben dhe Sala qe nuk ndihet. Iliri nga ana e tij eshte mbyllur ne kullen e floririt dhe numuron monedhat.
    RETROPRESPEKTIVA:
    Ramush Karrrrabushi akoma nuk ka marre udhezimet nga Sala. Ka kohe qe nuk eshte ngrefur dhe rri i cfryre, sepse Sala po vonohet ta ferkoje.
    Sali Serbi ka dy varjante qe hesht. Varjanti i pare eshte se akoma nuk kane arritur udhezimet nga udba. Varianti i dyte edhte qe udhezimet jane qe ai te heshti.
    Me sa duket Serbit po i pelqen politika e “faktit te kryer” dhe u ka dhene urdher agjenturave te saj qe te bejne sikur nuk po shikojne se cpo behet. Kjo ka bere qe Ramush Karrrabushi dhe Sali Serbi te mos shpallin spiunet e rradhes te Serbit qe punojme ne Kosove dhe Shqqiperi. Sa me fat je or Kurti…
    EPILOG:
    Te rroje Amerika qe di se cben!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje