Vijon përplasja: Albin Kurti fton Thaçin në takim, Thaçi udhëton drejt Gjermanisë

13 Shkurt 2020, 14:40Rajoni TEMA

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut.

Kryeministri Kurti e ka ftuar sot Presidentin Thaçi për konsultim lidhur me pjesëmarrjen e përbashkët në Konferencën e Munihut, por Presidenti i vendit tashmë ka udhëtuar për në Gjermani.

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Munihut, presidenti Thaçi do të ketë takime të ndryshme bilaterale, ndër të tjera edhe me senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy, me Ndihmëssekretarin e Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, pastaj me Drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, si dhe me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Presidentit.

Nga zyra e Presidentit thuhet se Presidentin Thaçi do të takojë edhe Emisarin e Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenellin.

Po ashtu, presidenti Thaçi në kuadër të kësaj konference do ta takojë edhe të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadorin Richard Grenell”, thuhet në njoftim.

5 komente në “Vijon përplasja: Albin Kurti fton Thaçin në takim, Thaçi udhëton drejt Gjermanisë”

  1. Analisti amator says:

    Thaci eshte i vetmi politikan me ment ne Kosove.
    Akuzat qe ju bene nga Sali Berisha, Ilir Meta se Thaci po tradhetonte Kosoven, e kishin burimin ne armiqesine e tyre me Ameriken. Ata shiten shqiptarizmen shume lire, vetem e vetem ti tregonit Amerikes se ata ishin bacat e Shqiptareve dhe Amerika duhej te ishte dakort qe Iliri te gezonte gjene e vjedhur dhe ajo po ashtu duhej te punonte per bisedimet, jo sipas platformes se vet, por sipas platformes se Saliut, qe ne thelb eshte platforma e Serbit. Ne rastin e Saliut qe sulmoi Thacin, bie ne sy se ai eshte i detyruar te dali kunder Amerikes dhe jo se eshte budalle. Ai duket sikur beri te njejtin gabim si ne bisedimet e Rambujese, ku si baca jone
    urdheronte te mos nenshkruhej dokumenti, por e verteta eshte qe, ne te dy rastet mosbashkepunimi qe ka sugjeruar Sala, jane platforma serbe per tja hedhur fajin shqiptareve. Ne rastin e pare, delegacioni shqiptar nuk e degjoi Salen. Ai nenshkroje dokumentin. Serbi nuk e nenshkroi. Kjo solli nderhyrjen ushtarake.
    Ne rastin e dyte te fresket, Sala nxorri mesime. Fillimisht, duke shfrytezuar primitivizmin mithollogjik te Hajredinaj, e shpalli ate heroin shqiptar, mbrojtes i Kosoves qe do i tregonte vendin Serbit dhe Hajredinaj(lexo Amerikes). I sugjeroi atij qe ne kundershtim me frymen e bisedimeve, mu me mes te bisedimeve qe po i zhvillonte Thaci, te vinte taksen 100 perqint ndaj Serbise. Ai e dinte se Vuciq do dilte nga bisedimet. Ashtu ndodhi. Vuciq doli nga bisedimet per kete mase “ndeshkuese”, te marre nga Hajredinaj dhe situata nga e favorshme per Thacin u kethye ne e favorshme per Serbin. Bashkesia Nderkombetare filloi te bej presion Shqiptareve te heqin taksen. Spiunazhi Serb fitoi nga naiviteti i Hajredinaj qe fruhet so k..r kur e ferkojne.
    Historia eshte shume e gjate. Amerikani i dha nje goditje ne brinje Hajredinaj dhe e thiri ne Hag. Kjo beri qe Hajredinaj jo vetem te humbase zgjedhjet, por te behet armik i hidhur me Ameriken njelloj si Sala.
    Patriotizmi i reme sipas platformes se agjentures serbe ne kosove trembi dhe politikanet e tjere. Ky patriotizem i reme, beri qe Thaci te mbyllte gojen dhe
    te fliste vetem per bashkimin e Presheves dhe Bujanovcit, Kosoves, ne kohen qe bisedimet ishin komlekse.
    Ky “patriotizem” trembi dhe Kurtin. Ai e modifikoi heqjen e takses me reciprocitetin.
    Qe te mos zgjatem tej mase , them qe marredheniet e sotme ne politiken shqiptare, jane perlyer nga kjo lufte midis politikes serbe te ulur kembekryq ne jeten tone dhe luftes titanike qe ben Amerika per te na mbrojtur jo vetem nga Serbi, por dhe nga vehtja.
    Thaci tashme ka nxjerre konkluzionet e veta. Ai ben mire qe nuk i shkon ne bisedime Kurtit. Ai e ka te qarte se Kurti i ndodhur midis cekicit amerikan nga nje ane dhe cekicit te Hajredinaj(lexo cekicit serb) nga ana tjeter, nuk di si te beje. Kurti as me shume dhe as me pak, do qe te beje perseri fajtor Thacin se ai do heqi taksen.
    Kurti duhet ta tundi vete kemboren e Kryeministrit. Ai duhet te jete i qarte se cduhet te beje. Ne thelb ai e kupton qe heqja e takses eshte eminente, por i frikesuar nga Hajredinaj, tregohet demagog.
    Praktikisht Thaci po mban te njejtin qendrim si Rama me te. Qendrim te ftohte dhe kortezjal, sepse te dy jane djegur nga pabesia e tij dhe Hajredinaj.

  2. Fatmiri says:

    Albini eshte aguridh,Thacit nuk i falet

  3. Baliu says:

    Drejt Gjermanise, e mandej drejt Hages.

  4. mamiduja says:

    Po sa shpejte harruat more “njerez” ??!!! Po nuk kane kaluar as dy jave a tre …. kur Thacit te shkrete i “ra” goja duke i bere ftesa per krijimin e qeverise , zotnise Kurti ndersa ky halabak mender; tallte bythen duke u hedhur majtas e djathtas si pehlivan dhe nuk i shkonte ne takim ……. vetem e vetem per ta injoruar figuren e Presidentit te Kosoves (s’ka rendesi Thaçi apo ndonje tjeter) !!!! Atehere ç’fare prisni ju …. si do te sillesh ashtu edhe do te ta kthejne kusurin !! Respekto te te respektojne .

  5. Bekim Peja says:

    Baliu, Thaçi drejt München-it e pastaj drejt e të mamaja e juaj ?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje