Merr fund "parajsa Haradinaj": Fillon "dieta" për qeverinë e Kosovës, Albin Kurti mbledh sot kabinetin. Pritet t'i ulë pagën vetes dhe ministrave

12 Shkurt 2020, 09:41Rajoni TEMA

Pas vizitës ditën e djeshme në Shqipëri, kryeministri i Ri i Kosovës Albin Kurti pritet që sot të shfuqizojë vendimin që kishte marrë qeveria ‘Haradinaj’ në fund të 2017 për rritjen e pagave.

Mësohet se qeveria e Kosovës do të mblidhet në orën 10:00 dhe Kurti do të vendos  t’i ulë pagën vetes, ministrave, zëvendësministrave dhe shumë zyrtarëve të tjerë të lartë.

Vendimin e rritjes së pagave të qeverisë e ndërmori, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në 20 dhjetori 2017, ku vendosi që t’ia bëjë vetes pagën mujore nga 1.500 euro, në një pagë bruto 2.950 euro në muaj.

Ende nuk dihet sesa do të jetë ulja e pagave për zyrtarët e lartë, por gjithçka mbetet për t’u parë sot.

1 komente në “Merr fund “parajsa Haradinaj”: Fillon “dieta” për qeverinë e Kosovës, Albin Kurti mbledh sot kabinetin. Pritet t’i ulë pagën vetes dhe ministrave”

  1. Bekim Peja says:

    Njëri koke’trash, tjetri kooooqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje