Vështirësia e shkrirjeve të akujve Prishtinë-Tiranë pas stinës së baltës së sponsorizuar nga Haradinaj

11 Shkurt 2020, 17:55Rajoni TEMA

Nga Ylli Pata

Takimi i sotëm ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Kosovës Albin Kurti, ka risjellë në shina normale një marrëdhënie që ishte kthyer në një tallava të frikshme e të rrezikshme që ka dëmtuar jo pak, një shtrat gjeopolitik e kombëtar realacioni.

Që u dëmtua vetëm për një arsye e një qëllim: të bëjnë faktor Ramush Haradinajn, i cili edhe pse si individ ka një identitet të rëndësishëm personal, nuk mund të ishte faktor determinues i politikës mbarëshqiptare.

Kemi përjetuar një mjergull të tmerrshme akuzash për tradhti, që nuk kanë ndodhur as gjatë luftës më shumë të ftohtë mes Ibrahim Rugovës dhe krerëve të Tiranës zyrtare; përkatësisht Sali Berishës pas vitit 1996 dhe socialistëve të Fatos Nanos deri në vitin 2005.

Ibrahim Rugova nuk e vizitoi zyrtarisht Shqipërinë gjatë gjithë kësaj kohe të përplasjes politike, por kurrë nuk tha një gjysëm fjale ndaj kolegëve të tij matanë Morinit.

Madje edhe shtypi pranë LDK-së nuk u mor fare me këtë marrëdhënie, përveç komenteve normale të kontekstit politik. Media pranë LDK-së, ku më e rëndësishmja ishte “Bota Sot” si më militante, sulmonte përgjithësisht të majtët apo socialistët në veçanti, si logjikë politike, ndërkohë që nga Tirana shkruanin pikërisht përkrahësit e PD-së.

Por që asnjëherë nuk u rijavizua një përplasje politike e këtyre përmasave që kemi parë këto muaj.

Ndërkohë edhe nga Tirana, nuk pati asnjëheë sulme ndaj Rugovës dhe LDK-së. Kur Fatos Nano takoi Millosheviçin në Kretë, në fund të vitit 1997, kritikat më të mëdha i erdhën nga opinionistët e Tiranës, sesa nga Prishtina.

Që prej samitit të Berlinit, ku Ramush Haradinaj refuzoi të heqë taksën edhe pas kërkesës së dy liderëve europianë, Merkel e Makron, me shpresën se ajo e bekuar taksë do ta nxjerrë jashtë kodrës së 10%-shit të votive, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, mes Tiranës e Prishtinës u lëshuan aq artileri, sa për të helmuar një territor më të madh se trojet shqiptare.

Qëllimi dukej qartë; mediat pranë Berishës e Metës, që përkrahnin dukshëm Ramushin, shpallën se kryeministri i Kosovës është rritur aq shumë në sondazhe, sa mund të fitonte zgjedhjet.

Këtë e tha edhe vetë Haradinaj në një intervistë për Çim Pekën. Dhe në këtë sfond u pompua teoria e një rreziku që Rama e Thaçi duan të sheshin territoret e Kosovës, të cilat vetëm Ramushi me Metën e Berishën po i mbron.

Haradinaj provokoi zgjedhjet e parakohshme, ku edhe pse në aleancë me një pjesë të larguar nga Vetëvendosja, nuk e kaloi shifrën e 10%-shit, ku më shumë e ku më pak.

Me një fjalë mbeti ai që ka qenë që në vitin 2002, kur i hyri politikës së Kosovës si “Beu i Rrafshit të Dukagjinit”, ku ka lidhur një aleancë të fortë me të gjithë faktorët e grupet e interesit të zonës.

Por përveç këtij aspekti përplasjeje që në fund të fundit ishte më shumë formë sesa përmbajtje, Haradinaj mori një vendim që shërbeu si baza kryesore për të dërguar për dreq si dialogun Prishtinë-Beograd, ashtu edhe pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Haradinaj, përveçse sulmoi me libër shpie Federica Mogherinin, e cila nuk i kishte asnjë faj përse nuk ishin avancuar njohjet e Kosovës(e bëri ndaj një gruaje kur i kishte mbaruar pushteti, dhe kush, një burrë zamani si Ramushi) mori një vendim aq të frikshëm, që është një gozhdë e ngulur në politikën e Kosovës, pasi nuk është e lehtë ta heqë dikush.

Vuri taksën për prodhimet serbe. Në fillim u kuptua si mekanizëm presioni, por që rezultoi një lëvizje politike për të ngritur një konsensus prej një vullkani patriotik, por që natyrisht nuk bindi askënd.

Taksa mund të shërbente si mekanizëm presioni e jo si mjet për të ngritur konsensus politik, pasi taksa nuk është ide por një mjet i përkohshëm.

Ndaj edhe SHBA e BE i kërkuan Ramushit ta pezullojë atë masë, çka kryeministri i Kosovës e refuzoi. Zgjedhje e tij, por që i ka vënë vizën përfundimisht në qerthullin e politikës si faktor. Jo më kot Ramushi dha e jep dorëheqjen një herë në dy javë, për t’i mbushur mendjen të huajve se ai do të ikë, por se lënë të tjerët.

Edi Rama ndoshta e ka pasur gabim apo e ka gabim politikën e tij, këtë e gjykon publiku, opinioni, ndërkombëtarët, mediat, të tijtë etj etj, por ai nuk e sulmoi asnjëherë Ramushin nga gazetarë të paguar prej tij, siç ndodhi nga ana tjetër.

Pikërisht kjo klimë, që natyrisht është ushqyer nga qarqe afër Berishës, i cili e kishte të vjetër këtë linjë helmi që me “Bota Sot” e viteve 200-2001, ishte më e rënda që ndikoi padyshim në klimën e përgjithshme. Shihje Buzhalën si yll mbrëmje në të gjitha panelet që sulmonte papushim, duke e akuzuar kryeministrin shqiptar për tradhti, lidhje me Vuçiçin, pra që me rregull treshi mbron masakrat, madje edhe atë të Raçakut, që presidenti serb se njohu, ndoshta edhe të Srebenicës, që gjithashtu se njeh.

Por sot kur SHBA nëpërmjet ambasadorit Granell, është bërë e qartë që heqja e taksës është më shumë se një kërkesë ultimative, del se e gjitha kjo stuhi që u ngrit që prej pranverës së shkuar, nuk është gjë tjetër por një kapitull shumë i rëndë në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, që ka shumë gjasa që nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit, ku ndërmjet Tiranës e Prishtinës shkëmbeheshin të paktën grupe folklorike, aktorë, filma, drama apo edhe ekskursione shkrimtarësh e poetësh.

Ndryshe kësaj here, eskursionet e poetëve të Ramushit e Metës, vetëm u rrekën të formësonin një fabul të Ramës-tradhtar. E për ç’farë?

Sot vizita e Albin Kurtit nuk ishte aq shumë e lehtë, pas përplasjes që ai ka pasur me Edi Ramën, kur ishte në kulmin e fushatës për të fituar zgjedhjet e Kosovës, kur u shoqërua edhe me një teorie konspirative që Rama po promovon kundërshtarët e tij në qeverinë e Shqipërisë.

Që vijoi më pas një relacion të çuditshëm mes Vetëvendosjes dhe LSI-së, gje që u pa si jo shumë e natyrshme.

Ajo që ndodhi sot mes Ramës dhe Kurtit ishte një shkrirje e një akulli që u prodhua nga një vit ngricë nga Tirana e Prishtina.

Një akull artificial që për t’u shkrirë plotësisht do të dojë shumë nxehtësi mes palëve, gjë që pas ngurtësimit së taksës e minishengenit, është mjaft e vështirë të vijë në gjendjen e lengët…

12 komente në “Vështirësia e shkrirjeve të akujve Prishtinë-Tiranë pas stinës së baltës së sponsorizuar nga Haradinaj”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    Është habi e madhe ku lloj lloj sharlatani mer guximin dhe hedh baltë komandantin e UÇK-së Ramush Haradinaj ..shikoni shefin tuaj që është i qelbur nga të gjitha drejtimet se me Ramushin nuk matet dot ai,asnjë shans nuk ka edi përball Ramushit..
    A e dini se çmë sjell ndërmend kjo fushata juaj kundër Ramushit? një skeç i vjetër humoristik ku xhandarmëria kërkonte analfabetin e fshatit dhe bisedonin dy xhandarë me njëri tjetrin të jetë x person apo x person ‘analfabeti’ mirëpo ata nuk e dinin kuptimin e fëmijës analfabet dhe përfundimisht ranë dakord dhe thanë të sigurtë se mësuesi i fshatit është analfabet dhe shkuan ta arrestojnë. .
    kështu edhe ky rilindasi juaj. .ka gjetur personin e gabuar ti shesi patriotizma ..hahaha si ishte ajo teza e re e edi ramës? patriotizmi modern tha. .se ai patriotizmi tjetër nuk është më në modë. .ore ndërrojani dozën edit se nuk i bën mirë ai pluhuri i bardhë dhe i sjell halucinacione. .

    1. Toni.D. says:

      Keq puna.. dhe dy korete vendosen paqe ne shqipot JOOOO… PSE?

    2. qytetari says:

      Je nje zhele e reckosur,o mender zhak i pa varrosur.(na paske gjetur dhe emer francez kokra e injorances dhe erresires aziatke)

    3. Ashtu kot says:

      Te lutem shume Zhaku, beju korrekt me ato qe thua. Une kam respect per kedo, bile dhe ata qe kane mendime te kunderta, por ta quash Hajredinaj Komandant te UCK eshte gabim. Me sa di une ai eshte ish Komandant dhe jo Komandant per UCK. Edhe UCK nuk eshte me UCK por ish UCK. Jo per gje, por me krijohet pershtypja se ta ka ngelur koha ne kohen e luftes. Sot I dashur Zhaku duhet te fitojme paqen, ashtu si fituam luften nen udheheqjen e Amerikaneve. Kushdo qe del kunder eshte tradhetar. Persa u perket ish luftetareve eshte mire qe qeveria te kujdeset, vecanerisht, per ata qe jane demtuar menderisht nga lufta. Ne Amerike dhe gjetke ish luftetaret mbas sherbimit, kryejne vizita mjekesore tek psikiatri. Nuk di ne se Ramushi ka shkuar. Te lutem sugjeroja kete gje po, qe se e ke shok apo fisni.

  2. Piro says:

    Koha e Ramushit ka mbaruar qysh me mbarimin e luftes dhe clirimin e kosoves. Ketyre njerez, ne perendim marin ca deklarata dhe dalin ne pension. Koha e pasluftes kerkon njerez te there, njerez qe dine te ndertojne dhe zhvillojne vendin. Jo njerez qe u ka ngelur mendja te lufta.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Piro jam shumë i sigurtë që ti nuk e njeh aspak Ramushin. .thjesht po shikon interesin tënd të ngushtë e po i mban ison shefit të madh. .unë mendoj që ai kapiteni i anijes suaj nuk po shikon që po shkon në përplasje të pashmangshme me shkëmbinjtë. .duhet ta zgjoni nga gjumi dhe jo të këndoni këngën e ‘sirenave’të Odiseas. .
      Piro duhet të jetosh në një botë paralele nga kjo ku jetojmë që të kesh këto mendime. .e gjithë jeta është luftë..luftë luftë luftë. .po pushove luftën kuptohet që je dorëzuar dhe nëse je dorëzuar e ke humbur luftën dhe humbja ka pasoja ok? Lufta nuk bëhet vetëm me armë në front sot lufta bëhet në tavolinë dhe quhet diplomaci por ti nuk i kupton dot këto gjëra sepse janë pak të thella për ty. .ajo teza jote Piro e ‘pensionimit’ të patriotëve është shumë e rrezikshmedhe shumë ofenduese. .ti as më shumë e as më pak del si ai personi që sapo kaloi lumin thotë :’të qifsha kalin që paske ‘..Zhvillimin dhe ndërtimin e vendit e bëjnë ata që u dhëmb shpirti për atë vënd ata që luftuan për atë vënd dhe jo ata ‘të tjerët’ që përmënd zotrote që dalin si kërpudhat mbas shiut. .për një gjë më vjen keq me veten time që unë e kaloj kohën e lirë duke replikuar me një militant. .99% e forumit jeni militantë dhe jeni të pandreqshëm. .llogjika juaj është vetëm ajo e ‘kockës’..për këtë gjë më vjen keq që bie edhe unë në pozitat tuaja. .

  3. Baliu says:

    Kjo eshte perplasje e dy boterave. “Real politika” e atyre qe predikojne uje, e pijne vere, dhe real politika e atyre qe predikojne uje dhe pijne uje.

  4. Alb Tir says:

    Edit do tja rrujn, Albini e shum te tj atje qe kujtojn se te kesh luftu,patj duhet te jesh mbret apo te kesh mendime te pagabushme.Munohuni ti thoni Albinit tradhtar,kur te heqi taksen apo kur te udhetoni per ne Beograd nga Prishtina.

  5. Kuq e zi says:

    Ramushi mbrojti vendin me pushke
    Ramushi mbrojti taksen para macron e co
    Me tregoni nje politikan ne shqiperi qe mbron bindjen e tij politike para be?
    Te gjuash mbi ramushin sepse se ben dot ndaj albinit eshte si thenia i gjuan somarit sepse si gjuan dot gomarit
    Politika e tiranes ka vetem nje armik ai quhet kurti
    Programi i tij nxjerr ramen me ps e tij me djathtas se pd dhe kjo per ps eshte sikur vjen dikush dhe ja heq masken dhe e le lakuriq
    Ps e rames me deputet vetem milioner
    Parti e rames qe nuk njeh sindakata
    Parti e rames asnje bashkpunim me shoqerine civile
    Parti e rames qe quhet parti socialiste pra e te varferve qe sot kur sheh albinin i hyne te dridhuarat sepse me programibe saj ps perfaqson vetem 2% te popullsise
    Nqs vv ne shqiperi do dilte me nje program te tille ps qe sot qeveris do shkonte ne opozite si parti e trete ashtu si pdk ne kosove

  6. Iliria e bashkuar says:

    Mos ka hidhni fajin te tjerve. Shikoni vehten ne Shqiperi, shikoni denglat dhe mendjemadhesine e Rames. I ka ikur truri fare.

  7. rripitipitytytyrripity says:

    Ylli bolja, ti o je debil o je i lig ne shpirt. Historia fillon me kufijte e veriut te kosoves, nuk fillon me taksen. Taksa ishte nje element per te bllokuar ndarjen e kosoves, qe funksionoi, Albini po kerkon reciprocitet, pra ne thelb Albini dhe Ramushi jane te te njejtit mendim, qe Serbise i duhen pergjigjur me te njejten monedhe, takse apo reciprocitet jane dy anet e se njejtes monedhe, pra te ndash ramushin nga albini per te nxjerre burre te mire ramen eshte nje levizje dashakeqe, e lige dhe shume skuthe. Rama eshte i diskretituar ne lidhje me kosoven dhe me ceshtjen shqiptare ne rajon.

  8. rripitipitytytyrripity says:

    Ylli bolja, ti o je debil o je i lig ne shpirt. Historia fillon me kufijte e veriut te kosoves, nuk fillon me taksen. Taksa ishte nje element per te bllokuar ndarjen e kosoves, qe funksionoi, Albini po kerkon reciprocitet, pra ne thelb Albini dhe Ramushi jane te te njejtit mendim, qe Serbise i duhen pergjigjur me te njejten monedhe, takse apo reciprocitet jane dy anet e se njejtes monedhe, pra te ndash ramushin nga albini per te nxjerre burre te mire ramen eshte nje levizje dashakeqe, e lige dhe shume skuthe. Rama eshte i diskretituar ne lidhje me kosoven dhe me ceshtjen shqiptare ne rajon..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje