Albin Kurti vjen në Tiranë si kryeministër, çështjet e vjetra në tryezë me Ramën

10 Shkurt 2020, 12:13Rajoni TEMA

Vizita e parë e Albin Kurtit si kryeministër do të jetë në Shqipëri. Një javë pasi mori miratimin e Kuvendit të Kosovës për formimin e qeverisë, Kurti do të pritet për herë të parë në Tiranë si kryeministër.

Ai do të pritet në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama, për të takuar me pas kreun e Kuvendit, Gramoz Ruci. Kryeministri i Kosovës do të takohet më pas në presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta, dhe më pas me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Tirana ishte e para që Kurti vizitoi edhe pas fitores në zgjedhjet e parakoshme të Kosovës në tetor, kur u takua për pesë orë kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. Kësaj radhe takimi mes dy kryeministrave pritet të zgjasë vetëm një orë, por çështjet e hapua në tavolinë ka të ngjarë të mbeten të njëjtat.

Takimi me Ramën në tetor u pa edhe si një “shkrirje e akujve” pasi ata po bënin më shumë se 14 muaj pa u takuar. Kurti ka premtuar se si kryeministri i ri do të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë dhe me kryeministrin e Shqipërisë, por nisma e fundit e Ramës për shengenin Ballkanik duket se ka rritur tensionet mes tyre.

Ideja e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vucic për krijimin e një Mini-Shengeni rajonal, ka të ngjarë të jetë sfida e dytë më e madhe e kryeministrit Albin Kurti.

Kosova është vendi i vetëm në rajon që po qëndron larg mini-Shengenit Ballkanik, duke çuar edhe në një përkeqësim të marrëdhënieve mes Ramës dhe Kurtit.

Ashtu si edhe udhëheqësit e tjerë politikë në Kosovë, as Kurti nuk e ka kursyer revoltën, duke e cilësuar mini-Shengenin si një nismë që fuqizon ndikimin e Serbisë në rajon. Zyrtarët e partisë së tij janë të bindur se ky projekt bëhet për të krijuar ‘Jugosllavinë e re’, ku Serbia do të ketë rolin kryesor, e Shqipëria e Maqedonia e Veriut do të jenë plotësuese të këtij plani.

Duke folur pas qëndrimeve të mbajtura nga kryeministri Edi Rama kundër bojkotit të mbledhjes së liderëve të rajonit të Ballkanit, të takimit të zhvilluar në Tiranë, Kurti u shpreh se rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë dhe se asnjë popull nuk mund të qëndrojë mes tyre.

“Parimet e gjithëpërfshirës dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, shkruante Albin Kurti.

Nga një festë me të rinjtë e Vetëvendosjes në Tiranë, Kurti tha se duhet të jemi të kujdesshëm me Serbinë, pasi kjo e fundit para tre vitesh ka tentuar një puç bashkë me Rusinë.

“Është në interes të Serbisë që të duket sa më normale ndërkohë që nuk është”, u shpreh ai.

Kurti tha se përpara se të hidhen të tilla ide për bashkëpunimin me Serbinë, do të ishte më mirë një bashkëpunim edhe më i fuqishëm ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

“Në atë që quhet Mini-Shengen Ballkanik nuk janë të përfshira Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja. Unë besoj se ajo që është më e rëndësishme është bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ne duhet ta dyfishojmë bashkëpunimin, të kemi komision të përbashkët qeveritar për politikë të jashtme dhe të kemi politikë të përbashkët”, ka thënë ai ndërsa Mali i Zi iu bashkua tryezës së nismës në Tiranë.

Po ashtu, në më shumë se një rast, udhëheqësi i Vetëvendosjes ka qortuar Edi Ramën për mbrojtjen e idesë së Hashim Thaçit për korrigjim kufijsh me Serbinë. Kurti u radhit në krahun e politikanëve kosovarë që me korrigjim nënkuptonin ndarje të Kosovës mbi vijat etnike, ku Mitrovica e Veriut i kalon Serbisë në këmbim të Preshevës që i kalon Kosovës.(SI)

8 komente në “Albin Kurti vjen në Tiranë si kryeministër, çështjet e vjetra në tryezë me Ramën”

  1. Zigur Qarri says:

    ESHTE I FORTE ISLAMIKU I KOSOVES
    VJENE TE TAKOJE RAMEN TIPIK KOSOVAR NJERI I PATURPSHEM .
    KUSH I DERGOJE MERCENARET PATRIOTE NGA KOSOVA PER TE DJEGUR PARLAMENTIN SHQIPTARE ? PSE QEVERIA SHQIPTARE NUK DEKLAROHET HAPUR KUSH FSHIHET PAS KETIJ KRIMI HARADINAMJ APO KURTI .
    RAMA ESHTE TREGUAR SHUME DIPLLOMAT TAKIM NJE ORESH FORMALE DHE IK GERIC BYTHEN NÉ KOSOVE .
    SI DO TAKOJE KY BUKESHKELES GENT CAKAJ A DI TI VIJE TURPE PER ATO QE KA THENE ?

    1. Zigur Qeni says:

      He mo Zigur Qeni, i ke marr ilaqet sot? Mos ndjell percarje, mos ha m*t shume se te dergojme te Janullatosi te ta rregulloj pak b*then!

  2. Visi says:

    Ooo Ziuuurrrr duket se je një psikopat tipik ashtu si edhe Psikopati nr. një Edi Rama.

    1. Lona says:

      Zogu i vogel visi qenke doktore ?

  3. Kosova eshte Shqiperi says:

    Ore Gurëzi po ti ç’pate? Parlamentin shqiptar e dogjën njerëz si puna jote. Diplomacia nuk dmth luftë apo rivalitet por është garë ideshë. Nuk ka vend për mendje të vjetra e të barrikaduara si rasti yt. Kurti siç edhe premtoi, vizitën e tij të parë do ta bëjë në Shqipëri. Ai mendjendryshkuri yt (Rama) po bën trathëtira kombëtare i paguar nga Sorosët dhe ti sigurisht pa vetëdije i vie prapa. Truri I shumë shqiptarëve si ti ka nevojë urgjente për një kirurgji për të hequr ato mendime dhe qëndrime të kalbura partiake dhe kundërshqiptare. Albin Kurti është shpresa gjithëshqiptare prandaj hapini rrugë dhe do të shëroheni me shpejt…

    1. LULJA says:

      ALBINI SHPRESA E SHQIPTARISE E KUJT SHQIPTARIE E ASAJ QE NDRYSHOJ FLAMURE HYMNE E ASAJ SHQIPTARIE QE PA HAPUR LINJEN AJRORE TIRANE PRISHTINE HAPEN PRISHTIN BEIGRADE .
      SE NE NUK BEJME PJESE NE ATE PSEUDO PATRIOTIZME SHQIPTARIZME KOSOVARIZMI
      AHHH PO KE TE DREJTE FIRMOSI RAMA RAMA SERBI GREKU TRADHETARI PO TI BESHE ANALIZEN E PREARDHJES SE RAMES AI DEL 100 % DHE ALBINI MALAZEZE O PATRIOT CAJI SI KA MUNDESI QE TAKOHET ME NJE TRADHETARE AHHH PO E URDHEROJE AMERIKA .SI RUGOVA TE MILLOSHI U KIDNAPPÉ

  4. t says:

    Ka shume ndryshime . Rama eshte nje i korruptuar, hajdut i pangopur tradhetar i hapur. Kurti nuk eshte i korruptuar . Kurti do te krijoj shtetin e ri te Kosoves ndersa Rama punon per te shkaterruar edhe ate pak qe ka mbetur nga Shqiperia. Ndryshime si nata me diten …..

  5. Lanabregesi says:

    Kosova eshte Shqiperi ndigjo ketu,Albini para se te vej ne Shqiperi duhet te pastrohet mire ne Drin nga virusi berisha,dhe te mos guxoj ta takoj me se do infektoj gjithe kombin shqiptar.Po ka nevoj per keshilla te vej ke ogici Saliut,Luli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje