Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti premtoi koordinim me presidentin Hashim Thaci për politikën e jashtme të Kosovës.
Thaçi është i bindur, se nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i ngarkuari i presidentit, Donald Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell e kanë intensifikuar angazhimin për rifillimin e dialogut Kosovë dhe Serbi të ndërprerë prej më shumë se një viti.
Disa herë përmes twitter-it në fundjavën që shkoi, Richard Grenell i kërkoi palës kosovare që ta heqin tarifën ndaj mallrave serbe për t’i hapur rrugë dialogut. Një vlerësim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku ai lëvdon ndërmjetësin Grenell për angazhimin e tij, e shpërndau në twitter vetë presidenti amerikan, Donald Trump.
Për Thaçin, të gjitha këto lëvizje dëshmojnë se Trump, po tregon vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. “Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell, jam besimplotë, se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka presidenti kosovar. Vetë Kurti deklaroi se është urgjente që të kenë një politikë të jashtme unike në arenën ndërkombëtare. Qeveria e re dhe unë si kryeministër i ri dua të koordinohem edhe me presidentin aktual të vendit në mënyrë që të mos kemi në politikën e jashtme një kakofoni që me siguri do të bëhet e dëmshme. Mendoj që kjo është më e rëndësishmja për shtetin tonë dhe jo kush ku do të jetë pas disa muajsh”, ka thënë ai.
Kurti tashmë e ka konfirmuar se do ta heqë tarifën ndaj mallrave të Serbisë, por atë do ta zëvendësojë me reciprocitet të plotë, politik tregtar dhe ekonomik ndaj Serbisë
Duhen te ndodhin ne nje kohe! Heqja e Tarifes dhe njohja e Kosoves!
Eshte gje e mire qe Kurti kerkon ndihme nga Thaci. Praktikisht kjo do te thote se Kurti eshte dakort me planin Amerikan, per njohjen reciproke. Nga ana tjeter tregon se sa te siperfaqshem jane politikanet e Kosoves.
Thaci nga frika e Ramushit, mohoi cdo gje qe ishte biseduar me Vuciq. Ramushi shpalli vehten hero dhe Ramushin tradhetar.
Kurti gjate fushates, nuk ishte per heqjen e takses. Sot ai ka gjetur rrugen e mesme. Do ta heqi por me kusht.
Ramushi ngul kembe qe taksa te mos hiqet. Serbi ferkon duar qe taksa te mos hiqet, sepse forcon maqinerine Serbe kunder nesh.
Tere keto tregojne se politikanet e Kosoves jane si gjethja qe valvitet nga era. Ata nuk kane mendim te qarte.
Kam frike se sapo te kethehet nga Gjermania, Kurti do kerkoje ndihme nga Ramushi, sepse Ramushi, bashke me Salen dhe Ilir Floririn jane “mbrojtesit e hekurt” te politikes Gjermane ne Shqiperi, ne luften e tyre kunder Amerikes.
Ne kete sitauate plote me “karafila” enderoj qe Amerika dhe Gjermania te jene marre vesh. Ne rast se ata nuk jane marre vesh, era do e vertisi gjethen nga ti doje qejfi. Te mjeret ne qe nuk dime te mbrojme interesat tona kombetare, por genjehemi nga karamet e Merkelit, apo ndonje tjetri…
Jo “zbutje”, por verejtje qe Hashumi ta heqe nga koka ndarjen e tu Kosovs*.