Deputeti i PDK: Albin Kurti s’ka mbledhur ende Qeverinë e vet, e ia këput e shkon për vizita në Shqipëri

11 Shkurt 2020, 19:20Rajoni TEMA

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, që një javë prej zgjedhjes në këtë post, nuk ka mbledhur ende Qeverinë.

Sipas tij, në vend që të mblidhte Qeverinë për të shpalosur programin e tij, Kurti ka zgjedhur të bëjë shou, duke ardhur për një vizitë në Shqipëri.

“Është e çuditshme dhe e paprecedent se si Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, edhe pas një jave të formimit të saj, ende nuk e ka mbajtur mbledhjen e parë dhe ende nuk e ka shpalosur para qytetarëve programin qeverisës.

Në vend të kësaj, kryeministri ka zgjedhur ta bëjë një vizitë jashtë vendit.

Ky fakt është tregues i qartë se kemi të bëjmë me një politikan të paaftë për ta kuptuar dhe administruar me ekzekutivin.

Prioritet i kryeministrit sot nuk ishte takimi me kabinetin e tij, për të përcaktuar detyrat themelore, e as ofrimi i programit që do të shërbente për të njohur orientimin politik, ekonomik e social ndaj temave kryesore e zhvillimore të vendit, por një vizitë në Shqipëri.

Por, kjo vizitë e tij, përderisa ende nuk ka ushtruar as funksionin themelor të kryeministrit, është një paralajmërim tipik i stilit të tij politik të papërgjegjësisë dhe mashtrimit, të cilin ai përpiqet të na e shesë si punë të rëndomtë të një kryeministri.

Është shqetësuese sjellja e papërgjegjshme e Kurtit karshi pritjeve të qytetarëve, që me të drejtë kërkojnë ta dinë agjendën e prioriteteve për Kosovën”, shkruan ai.(TemA)

1 komente në “Deputeti i PDK: Albin Kurti s’ka mbledhur ende Qeverinë e vet, e ia këput e shkon për vizita në Shqipëri”

  1. Bekim Peja says:

    E kam thënë edhe më parë, ky është kooooqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje