Sekretari amerikan i Shtetit, letër Albin Kurtit: Kërkesë të prerë për heqjen e taksës ndaj Serbisë

13 Shkurt 2020, 11:19Rajoni TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në një letër se shpreson që prioritete të liderit të ri të jenë heqja e tarifës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

“Heqja e tarifave në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës do të jetë e rëndësishme për kthimin e palëve në tavolinën negociuese.

Ne shpresojmë dhe presim që ju do ta bëni këtë gjë prioritet dhe do të përfitoni nga momentumi i krijuar pas dy letrave të qëllimit për të krijuar lidhje ajrore dhe hekurudhore në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Pompeo në letrën, të cilën Zyra e kryeministrit ka konfirmuar ta ketë marrë.

Ai me këtë rast u është referuar dokumenteve të nënshkruara nga zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë, në Berlin, me ndërmjetësim të të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell.

Sa i përket njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, Pompeo ka thënë:

“Tani është koha që të realizoni marrëdhënie normale me Serbinë, që kanë qendër njohjen e ndërsjellë, dhe e cila është thelbësore për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë afër jush për t’iu mbështetur në këtë proces”.

Sekretari amerikan ka uruar kryeministrin Kurti për formim të qeverisë së re, duke thënë se Departamenti i Shtetit do të punojë së bashku me të për të përparuar në qëllimet e përbashkëta siç janë: rritja ekonomike dhe sundimi i ligjit.

Letra e Pompeos vjen pak pas formimit të Qeverisë së Kosovës më 3 shkurt.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 7 shkurt se taksën 100 për qind synon ta zëvendësojë me masë të reciprocitetit.

Por, këtë qëndrim nuk e ka përkrahur së fundmi ambasadori Grenell.

Zëdhënësi i tij, Dick Custin, ka thënë të hënën për Radion Evropa e Lirë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë”, tha Custin. “Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, ka shtuar ai.

Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti ka thënë më 7 shkurt se nuk duhet lejuar që të ketë sërish dështim në dialog.

“Ne, në parim, jemi për dialog me parime dhe besoj që nuk e kemi luksin që të dështojmë sërish në dialog, prandaj besoj që edhe ekipi i Serbisë edhe yni duhet t’i bëjnë përgatitjet e duhura përmes diskutimeve me Brukselin sa i përket formatit, agjendës, kornizës etj”, ka deklaruar ai.

Dialogu mes këtyre dy vendeve ka nisur më 2011, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ky proces është pezulluar pas vendosjes së taksës 100 për qind në nëntor të vitit 2018 nga qeveria e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

7 komente në “Sekretari amerikan i Shtetit, letër Albin Kurtit: Kërkesë të prerë për heqjen e taksës ndaj Serbisë”

  1. spartak says:

    Ore mik .
    Ata kriminela, që kanë vra e pre me shekuj shqiptarët, duke i grabitur gjithçka , që nuk kanë kërku asnjë falje e nuk kanë shfaqur asnjë pendesë e ndjesë, por vazhdojnë ulërasin me të madhe kudo, që nuk do e njohim Kosovën si shtet , si mundeni ju , me i pa si viktima, e shqiptarët si dhunues , për një taksë , që kushdo shtet e vendos , e të parët ju jeni , që po ja vendosni kujtdo, edhe partnerëve , sipas interesave tuaja .
    Çfarë interesash po ju shtyjnë, që i jeni qep Kosovës aq keq, e po putheni gjithë ditën me klyshët e Milosheviçit ?
    Ishin të tjerë burra ato, që kontribuan për lirinë e kosovarëve dhe pavarësinë e Kosovës .
    Ne , shqiptarët , me të vërtetë jemi populli i vetëm ma mik me kombin dhe shtetin amerikan , por me këtë nuk duhet e nuk mund të abuzojë kushdo e asnjë . Fatet e kombit shqiptar nuk varen nga interesat konjukturale e elektorale të asnjë njeriu në botë , qoftë ky edhe presidenti i sotëm i Amerikës . Ne presim mbështetje e jo sugjerime nënshtrimi .
    Mos kujtoni se Kosova dhe shqiptarët e saj do mbeten gjithmonë ndën mëshirën dhe shtypjen e shovinistave serbomëdhenj . Kurrë . Ato janë kombi prej afro 10 milionësh i Ballkanit .
    Albin Kurti . Mos e luaj hiç taksën dhe përveç Serbisë , ti djegi kujt ti djegi .
    Albin Kurti . Merr këshilltarë për politikat e jashtme dhe ato ballkanike edhe asat e kësaj pune nga Shqipëria : Shaban MURATI ; Bashkim ZENELI ; Dashnor DERVISHI dhe Prof. Ksenofon KRISAFI . Ato do jenë të nderuar e të lumtur të japin ndihmesën e tyre të pa kursyer , edhe pa shpërblim .
    Mos u tut Albin KURTI as edhe një grimë.

    1. GJ says:

      Ore Spartak, ku e di ti qe personat qe ti i sugjeron Kurtit, sic eshte Shaban Murati, do I sugjerojne atij qe ai mos te tutet nga konfrontimi me Ameriken? A e di ti qe Shaban Murati eshte diplomat i vjeter dhe e di shume mire se ato qe ti kerkon qe ne fillim, sic eshte falja etj etj, behen ne fund? Fundi i fundit kujt I plasi bytha ne se kerkojne falje ose jo? Serbi po Serb do mbetet! E rendesishme eshte qe ai te njohi Kosoven dhe te pranoje Bashkimin tone Kombetar.E rendesishme eshte te detyrohet te pranoje Kosoven si shtet dhe jo te pres rastin e volitshem, per te future prape ushtrite ne Kosove. Aleanca me Ameriken dhe jo venia kunder saj, eshte e vetmja rruge per fitore.

  2. Tironci says:

    Albin Kurti po te jete politikan i zgjuar i kohes mund ti kthente kete pergjigje Mike Pompeut.
    Citat: Sigurisht qe do e heqim Taksen se ne jemi me Ameriken dhe kerkesa e aleatit tone me te rendesishem duhet te plotesohet menjehere, vetem se ka dicka te vogel qe Serbia duhet ta beje me pare sic eshte ;
    – Dalja publikisht e shtetit serb dhe te deklaroje e te marre pergjegjesi per perdhunimet vrasjet e mijera Shqiptareve,
    – pagimin e demshperblimit per demet qe i ka shkaktuar Kosoves qe jane disa miliarda,
    – mos futja e hundeve te serbise ne punet e brendshme te Kosoves duke nxitur serbet qe jetojne aty per te nxitur luftera te reja apo hegjemoni serbe ne kosove,
    – si dhe njohja e Kosoves pa asnje kusht paraprak dhe dergimin e krimineleve qe kane kryer keto krime para gjyqit te shtetit te Kosoves, sepse sot ata jetojne te lire ne serbi dhe askush nuk po denohet per ato krime qe kane bere kunder popullesise Shqiptare.
    Menjehere, sapo serbia ti permbushi keto detyrime, brenda pese minutave do e heq taksen bile do e mbledh parlamentin edhe ne mes te nates per ta hequr e tˋja plotesojme kerkesen aleatit tone te dashur USA. E pse jo?
    Sigurisht qe ky eshte nje formulim i thjeshte por afersisht nje te tille dhe i lan duart e del me faqe te bardhe si politikan.

  3. spartak says:

    Z. Bledi .
    Botoje komentin se nuk të han njeri . Mos ki frikë po qe shqiptar .

  4. Kuq e zi says:

    Me vjen keq por politika e grupit rama,vucic,thaci ka pesuar shembje qe me ardhjen e ramushit ne qeveri
    Tani pritet rizgjedhja e vucicit por iken thaci kam frike se ky projekt do i ngele ne qafe vetem rames

  5. spartak says:

    GJ .

    Unë i kam rekomanduar këta 3 diplomatë karriere nga më të pregatiturit , më të zotët e trima , ekselentë në të gjitha drejtiomet , si këshillëtarë mbi politikat e jashtme jo vetëm për qeverin ë e Kosovës , por dhe të Shqipërisë , vetëm e vetëm, që të japin kontributet e tyre bashkë me të prof. Krisafit të së drejtës ndërkombëtare , ma së shumti në orientimet e duhura politike shtetërore si dhe në funksion të mbrojtjes sa më mirë , sa më derejt e sa më me diplomaci ekselente të problemeve madhore kombëtare , përballë hijenave të çdo forme , ngjyre e niveli , që i sillen vërdallë si gjithmonë jo vetëm Kosovës e shqiptarëve të saj , por edhe Shqipërisë e krejt shqiptarëve kudo ku ndodhen në trojet e tyre nëpër krejt shtetet e Ballkanit , prej Serbisë , Kroacise , Malit të Zi , Maqedoni e deri në Greqi .
    Besoj se je i ndërgjegjshëm, se kjo skuadër e vogël , simpatike por mjaft e pregatitur këshilltarësh do kishte një vlerë të pamohueshme për ato që thashë më lart , e që sot të huajt e sidomos armiqt tanë shekullorë të mos fërkojnë duart nga gëzimi për kontradiktat e konfliktet që po kemi mes vedi deri në gjygjin absurd K/M i Shqipërisë së shqiptarëve me K/M i Kosovës po të shqiptarëve . NUK MUND ta mbanin dot dorën pa i ra shuplakë shojshoqit para syve të gjithë botës .Të huajt paguajnë miljona për këtë gjendje . Alias udhëheqësit e politikës dhe shteteve tona asnjëherë nuk u bënë bashkë e të shkonin e parqiteshin në unison kudo dhe kurdoherë , për çështjen e kombit dhe shteteve tona , përballë botës e fqinjëve lakmitarë e hileqarë .
    Unë zoti GJ , jam aq i vogël , sa nuk hyj hiç në këtë punë , dhe as nuk e imagjinoj e jo më ta kërkoj të më pyesin mua këto korifej të diplomacisë jo vetëm të Ballkanit e Europës , por me i dhënë drejtim gjithçkaje nga Rusia e Kina e deri në Amerikë , por , vetëm marazi e vuajtja , që ndjej prej veprimeve të pa studjuara , të pa orientuara e të pa pjekura të këtyre që kemi sot nëpër krye , në drejtim të politikave të jashtme , më ka shtyrë vazhdimisht nga brendësia e shpirtit dhe zemrës për këtë propozim .

  6. Johani says:

    Kuq e zi,te pakten mos fyej ngjyrat e Flamurit,sipas teje iken Thaqi dhe mbetet vuqiqi,po kush vjen pas Thaqit sipas teje? E nese realizohet deshira jote dhe qellimi i isa mustafes ateher i vie se iken Thaqi, mbetet vuqiqi dhe rikthehet djali i millosheviqit- isa mustafa dhe keshtu realizohet jugosllavia e vogel siq e deshironte millosheviqi,.. pra i nderuar ky ishte dhe eshte qellimi i mullosheqit dikur per te cilin angazhohet vuqiqi e per te cilin ka punuar mjaft shume isa mustafa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje