Uli pagat e kabinetit qeveritar, Ramush Haradinaj përplaset me Albin Kurtin: Mashtrim ordiner dhe populizëm i panevojshëm, e bën veç për tituj portalesh

12 Shkurt 2020, 13:17Rajoni TEMA

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk mirëpriti vendimin e Qeverisë Kurti për uljen e pagave për kabinetin qeveritar.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook e quajti vendim populist dhe të panevojshëm, mashtrimi ordiner me këtë veprim të sotëm, bëhet për tituj portalesh që të fitojnë ca poena të shpejtë politik, në kurriz të parimit themelor kushtetues të vendit.

Postimi i Ramush Haradinaj

“Narrativa mashtruese e sjellë nga rruga, po vazhdon tani në institucione, duke u manifestuar përmes veprimeve populliste të panevojshme, që në realitet nuk sjellin asnjë ndryshim efektiv. I tillë është edhe vendimi për pagat, i cili i subordinohet në plotni Ligjit për Pagat e Sektorit Publik, tashmë të votuar nga Parlamenti i Kosovës, dhe i cili aktualisht gjendet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ulja e pagave të Kabinetit të sotëm është veprim politik tërësisht i pakuptimtë kur dihet tanimë që brenda pak ditëve pritet aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese rreth Ligjit që rregullon jo vetëm pagat e këtij kabineti, por edhe atyre të ardhshëmëve, dhe se pagat edhe për këtë muaj do u dalin të gjithëvë ashtu siç ishin. Mashtrimi ordiner me këtë veprim të sotëm, bëhet për tituj portalesh që të fitojnë ca poena të shpejtë politik, në kurriz të parimit themelor kushtetues të vendit.

Kështu, brenda vetëm një javë qeverisëse, u vendos një standard i ri i rrezikshëm dhe jodemokratik i mosrespektimit të Gjykatës Kushtetuese si autoritet përfundimtar i përcaktimit të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.

Qeveria normale do pezullonte të gjitha veprimet (përfshi edhe ato politike) rreth temës, dhe do priste me respekt deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.” 

7 komente në “Uli pagat e kabinetit qeveritar, Ramush Haradinaj përplaset me Albin Kurtin: Mashtrim ordiner dhe populizëm i panevojshëm, e bën veç për tituj portalesh”

  1. Bono says:

    Nga PUSHKA e luftes te propaganda e MARKSIT e mjera Kosove do Zoti kalon sa me shpejz keto faza we Shqiperia i ka kaluar 1944 dhe 1970

  2. ariff says:

    Eshte shume shpejt , jam i bindur qer nuk kemi pare gje akoma nga ky KASTRAVEC . Ky Don Kishot do prodhoje qyfyre nga me te ndryshmet .

  3. Tirona says:

    Edi rama eshte tradhetari dhe ju qe flisni serbisht jeni patriote ( me sa di une poena ne serbisht do te thote pike).

  4. Koli says:

    Ai po ul rrogen e vet dhe qeveritareve per te lehtesuar sado pak barren ne buxhet e Haradinaj derdellit.

  5. Zhak zemer luani says:

    Eshte hera e dyte qe Ramush karrrrabushi, keshillon Kurtin.
    Para dy ditesh, ai ne nje leter te hapur, drejtuar Kurtit i thoshte :” …Mos e hiq taksen per te fituar ca poena te perkoheshme nga Bashesia Nderkombetare…”
    Sot ai e keshillon prape duke folur per poena te shpejta.
    I dashur Tirona. Vrojtimi yt eshte i sakte. Hajredinaj jo vetem nuk di shqipen, por tregon nje kufizim mendor
    te frikshem per poziten qe ai ka pasur. Ai perserit te njejtat mendime, ne kontekste te ndryshme. Ai ndoshta ka qene i mefshte qe ne vegjeli. Ndoshta ka qene me zhvillim te vonuar. Ndoshta ka dhjere ne breke deri ne rini. Kush e di, por ate qe une di eshte se ai duhet te shkoje te vizitohet, sepse streset e luftes, ndoshta e kane lene me te meta mendore, qe e bejne te perserise te njejtat fjale.
    Megjithese mendimi i tij eshte i drejte(por i thene papushim) une cuditem me kete karagjos se pse akoma ky derdimen qe po fut Kosoven ne Varr, nuk terhiqet nga politika. Apo enderon si Sali Serbi qe e mban vehten si Baca i tere Shqiptareve, te shpalli vehten Baca i Kosoves? Larg nga Sala or taj! A nuk e kupton qe Sala po te ferkon qe ti te ngrefesh?
    Per te mos krijur keqkuptim, them se vertet Kurti eshte nje zhurmaxhi, qe nuk ben gje tjeter vecse lufton per te fitua poena.
    .

  6. Lanabregesi says:

    Obooooo,cfare hajvani,nga hecja,te folurit,komplet sikur ka dal nga shpellat,po te kishte pa punet e tij mbas lufte do ishte I nderuar sot,po me kete prezantim ne publik,o halldup,shalldhare gjere ne ta…….

  7. Nik says:

    Foli dhe Ramushi i qeverrise me te madhe ne bote, pra dhe harxhimeve me te medha kot, ja kaloi dhe Kines e Indise! Vetem zevendes ministra mbi 80!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje