Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, raportohet se po përgatitet për të shkuar me makinën e blinduar në garën e së dielës ‘Daytona 500’ në Florida.
“Daily Mail” shkruan se Trump do të bëjë fillimisht një xhiro me “bishën” e blinduar në pistën e garave.
Trump dhe bashkëshortja e tij, Zonja e Parë Melania Trump, u fotografuan duke zbritur nga aeroplani Air Force One në Florida, për të marrë pjesë në garat me makina në Daytona Beach.
Donald Trump do të bëhet Presidenti i parë i SHBA-së që do të sinjalizojë fillimin e nisjes së garës të së dielës ‘Daytona 500’.
Ndërsa përpara tij, Presidenti që ka parë nga afër këto gara, ka qenë George W. Bush.
Për ditën e dielë, Administrata Federale amerikane e Aviacionit ka njoftuar kufizimin e fluturimeve në Florida për shkak të prezencës së Presidentit Trump në garat me makina.
Edhe Shërbimi Sekret Amerikan, që kujdeset për sigurinë e kreut të Shtëpisë së Bardhë, njoftoi se dronët privatë do të ndalohen të ngrihen në fluturim në një rreze prej 50 kilometrash.
Cfare garash me makina do mare pjese ky mer ?? Ky te vetmet gara qe mund te mar pjese, dhe qe fiton , jane ato te konsumit te burger…