Tjetër skandal në Familjen Mbretërore: Princi, i përfshirë në festat e përdhunimit të minoreneve, nga manjati i njohur

15 Shkurt 2020, 10:51Lifestyle TEMA
Tjetër skandal në Familjen Mbretërore: Princi, i

Familja Mbretërore në Britani është vënë sërish në siklet, pas një lajmi të publikuar nga mediat britanike.

Në qendër të skandalit është sërish ai, Princi Andrew, i cili muaj më parë u detyrua të tërhiqet nga jeta publike dhe gjithë angazhimet e tij, për shkak të akuzave se kishte marrë pjesë në festat e miliarderit pedofil Jeffrey Epstein, ku përdhunoheshin vajza të mitura.

Epstein u vetëvra në burg, ndërsa pavarësisht akuzave ndaj tij, Andrew nuk u mor i pandehur.

Por tani Andrew ka përfunduar sërish në qendër të një skandali, pasi ka marrë pjesë në festat e manjatit 78-vjeçar, Peter Nygard.

Ky i fundit akuzohet se ka përdhunuar minorene, duke iu premtuar atyre se do t’i bëjë modele.

Nygard i ka dehur me verë dhe i ka droguar në vilën e tij në Bahamas, para se t’i përdhunonte dhe të kryente me to “akte devijuese”.

Në vilën e Nygard në Bahamas ka qenë pikërisht edhe Princ Andrew, por për momentin nuk dihet nëse është përfshirë në përdhunimet masive.

Andrew raportohet se në një rast, ka qenë në vilën e Nygard bashkë me gruan dhe vajzat e tij.

Në dosjen prej 99 faqësh, manjati Nygard akuzohet se ka përdorur vilën e tij me dhjetëra dhoma, për festa seksi me vajza të rekrutuara nëpër qendra tregtare apo evente mode.

Ai dhe punonjësit e tij iu premtonin atyre se do t’i bënin modele, por pasi ftoheshin në vilë, ato deheshin me verë dhe drogoheshin, para se të përdhunoheshin.

Tre nga denoncueset ishin vetëm 14-vjeç.

Ato ishin të virgjëra dhe duhet të marrin trajtim mjekësor, për shokun psikologjik që kanë pësuar.

Nygard, pasuria e të cilit vlerësohet 690 milionë euro, disa prej vajzave të përdhunuara i përdoret si skllave seksi.

Ai i merrte ato me avionin e tij personal, gjatë udhëtimeve që bënte në Itali, Francë, Londër, Kinë etj.

Tashmë janë dhjetëra femra që kanë ngritur padi ndaj tij, dhe vështirë se mund t’i shpëtojë burgut.(TemA)

2 komente në “Tjetër skandal në Familjen Mbretërore: Princi, i përfshirë në festat e përdhunimit të minoreneve, nga manjati i njohur”

  1. Dashamiresi says:

    Ja kete bejne te gjithe parallijte ne kapitalizem; pse po pronaret e puneve çfare bejne , sidomos ata te lokaleve! Porno, bordello dhe shoqeria njerezore ne kapitalizem eshte totalisht e degjeneruar dhe shantazhuar. Filite shume per te drejtat e njeriut, por nuk i mbron asnje, veç parase. Gjeni zgjidhje tjeter po e doni jeten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje