Nga Ardit Rada
Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme me disa punëtorë nga Elbasani. Ka shijuar paçen e kokës duke mos kursyer as lëvdatat për gatimin në fjalë dhe më pas është ngazëllyer duke përmendur tunelin e Krrabës si kryevepër të PD-së në pushtet. Të gjitha këto i ka përmbledhur në një video që e ka shpërndarë me dorën e tij në Facebook dhe po me të njëjtin hov ka vendosur ta mbyllë edhe 17 shkurtin e këtij viti.
Teksa Shqiëpria ka qenë sot kryefjalë e të gjithë botës dhe ka korrur mbështetjen më të madhe financiare në histori, kryetari i Partisë Demokratike nuk e ka fshehur dot dhimbjen e kokës për këtë lajm. Ai ka hedhur dyshime se ku do të shkojnë paratë e ndërkombëtarëve, madje shprehet i gatshëm të ofrojë një plan për to. Përmes Facebook, Basha është vetëshpallur rojtar i ndihmave dhe garant që ato të shkojnë te njerëzit në nevojë. Duke marrë një rol që nuk ia ka dhënë kush, dhe as ia kanë kërkuar sëpaku donatorët, ai është vetëofruar më pas edhe si menaxher apo zbatues teknik i ndërtimeve.
“Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to” – është një nga fjalitë e statusit që pason ato ku premton ditë më të mira. Shkurt e shqip, ka menduar se me moton #PoJuDëgjoj, do t’i jepte rëndësi vetes para ndërkombëtarëve si tek ata qytëtarët “e rastësishëm” që u troket në dyer.
Në fakt, takimi i sotëm në Bruksel kishte më tepër lajme sesa paratë aq të nevojshme për rindërtimin pas tërmetit. Kurrë më parë Shqipëria nuk është trajtuar e barabartë mes të barabartëve dhe s’ka hasur kaq optimizëm për çeljen e negociatave. Kjo ia përzien paçen Lulzim Bashës.
I djallëzuar deri në fund me rastin e tërmetit, ai ka qenë i bindur se Rama nuk do të siguronte as një të dhjetën e 1.15 miliardë eurove. Sepse qysh mëngjesin e 26 nëntorit, Lulzim Basha e ka parë tërmetin si një fatkeqësi të Ramës dhe jo të shqiptarëve. Për shkak se udhëhiqej nga kjo frymë, ndaj u shfaq në terren tre ditë pasi mori vesh që kishin humbur jetën 51 qytetarë dhe jo qeveria.
Më pas refuzoi të merrte pjesë në Tryezën për Rindërtimin apo të inspektonte kërkimet në gërmadha pas SMS-së së Ramës; Madje nuk dha asnjë kacidhe nga paga e tij për dëmet teksa vetë i kishte shpëtuar të parit duke u zhvendosur në një vilë luksoze. Kjo kronologji është aq banale e sjellë në vëmendje kaq shkurtimisht, po aq sa dyshimet e tij për paratë e botës. Sepse po me këtë banalitet, ai i imagjinon paratë e donacioneve duke u shkarkuar me thasë në zyrën e Edi Ramës.
Ky, alternativa e paçes, që për paratë e veta nuk ka dhënë kurrë llogari, e aq më pak për ato të shqiptarëve në Rrugën e Kombit a ku ka pasur dorë.
Sot ky mori 1 Billion shuplaka…ushtttttt korrak…
Po ku e gjeti djallezine ky teveqel?
Askush nuk genjehet nga ky pallosh!
Detyra e vetme e ketij koneje te Shkerdhenin dhe Shkerdhites eshte ti nderroje formalinen mumjes plake, meqe ata nuk kane kohe se shkerdhejne leket e shqiptareve.
1 miljard euro dha per 4 tendera rrugesh 15 miljon euro per km. Akoma e besoni hajvanin e Tiranes ne 6 vjet e gjysem jane larguar 500 mije Shqiptar. Rama kryeministri me i paafte i ketyre 30 vjeteve . 800 firma te huaja ne Serbi ,350 ne Maqedoni keto 5 vjetet e fundit po ne Shqiperi ………
Pordh me rigon. Si rritet ekonomia 3.5% çdo vite kur paskan ikur të gjithë? Duhen vlersuar te gjitha OFL KÇK SPAK PPP BKH STERILIZIMI ETJ ETJ PUNE . Duke pasur parasysh se te gjitha leto pune jane bere ne nje klim lufte ku Sali Berisha serbi ne gjak e ne vepra Çetniku me i madh i historise se politikes Shqipetare i gjitha kohrave i rrezikohej dhendri, djali dhe vajza si SUPER TË KORRUPTUAR DHE PËRFSHIRË NË GËRDEC ETJ AFERA VRASTARE ZHVATËSE , po mbi te gjitha RREZIKON TE PERFUNDOJ NE KOSHIN E PLEHRAVE TE HISTORIS PER TRADHI KOMBETARE, VRASJE , KORRUPSION , DIKTATORI PA MANDAT SE HOXHEN E MANDATOJ POPULLI TE PAKTEN PER TE DENUAR GJAKPIRSAT ANTISHQIPTARE ZOGISTAT KOLBORACIONISTAT,
ku krahasohen vjedhjet e ktij me lubine e Rilindjes. Shume mire e ka, ta kkontrolloje qeverine se mos i shkon ne mend ndonje ppp tjeter per kto fonde.
ska pune ky loqja Basha me paret e mbledhura nga BE..me ato merret PS me Edi Ramen ..maloket le te mbain gishtin ne bythe tani