Frangaj hedh në sulm Berishën, kundër Blushit: Ka një pronë 500 milionë lekë në Korçë

17 Shkurt 2020, 11:13Politika TEMA

Aleksandër Frangaj e Sali Berisha, prej ditësh kanë nisur një sulm frontal ndaj Ben Blushit.

Ata po i nxjerrin njëri-tjetrit, gjithë “pisllëqet”.

Ndërsa Blushi ka nxjerrë skandalin e pallatit 20 milionë euro që dhëndri i Berishës po ndërton në Tiranë, tek pronat e Partizanit, Berisha është hedhur në sulm, duke akuzuar Blushin se ka një pallat 500 milionë lekë në Korçë.

Kundërpërgjigjia Frangaj-Berisha vjen pasi Blushi nxorri lajmin për mos-dhënien e vizës amerikane për Frangajn e familjen e tij, dhe faktit se pas “rrugës së florinjtë Milot-Balldre qendron një krushk i Frangajt.

“Arben Malavita me prone tjeter 500 milione lek!

Miq, tani del e qarte se pse ai me teleblushin e tij neveritshem i lepihet 24 ore ne 7 dite te javes padronit te tij Edvin Mafise.

Gazetari investigativ sjell cdo dite dokumenta te reja qe damkosin Arben Malaviten si nje kocke te rrezikshme te mafies shqiptare, sherbetor te krimit shteteror, shushunje qe fryhet cdo ore me parate e takspaguesve shqiptar”, shkruan Berisha, duke iu referuar një portali pranë tij, që prej ditësh është duke publikuar shkrime të shumta kundër Blushit.

Sipas këtij portali, pronat për të cilën flet Berisha, ndodhet në Korçë:

“Është një objekt në në Bulevardin “Republika”, përballë lulishtes së Themistokli Germenit.  Ata që shkojnë fundjavave në Korçë ndoshta e njohin nga “Republika Pub” që ndodhet në atë godinë.

Dikur shtëpia e piktorit Guri Madhi, më pas ky objekt historik u shemb, për t’u ndërtuar një pallat gjigant nga një investitor, me mbështetjen e deputetit socialist të Qarkut Ben Blushi, në atë kohë kreu i listës.

Vetëm më pas u zbulua, se Ben Blushi kishte siguruar një pronë të konsiderueshme në këtë objekt. Ai kishte marrë 140 metër katëror në katin e parë të kësaj godine. Në një nga ajkat e qytetit të Korçës, në një nga zonat më të preferuara për biznes 140 metër katëror, me një çmim mesatar në atë zonë që nuk shkon kurrësesi më pak se dy deri në tre mijë euro. Por, kjo pronë është blerë me një vlerë qesharake.

Gjithashtu ka marrë edhe një garazhd 60 metër katëror, i cili shërben ambientit prej 140 metër katëror.  Të cilat janë të lidhura së bashku dhe më pas atje është ndërtuar Pub Republika, një nga më të famshmit e Korçës, që administrohet nga njerëz të afërt të Blushit, por gjithësesi lokali është një biznes me qera që vazhdon aktivitetin e tij.

Ndërsa e gjithë pikëpyetja dhe të gjitha faktet na tregojnë pronësinë e këtij objekti, në emër të vajzës së mitur të Ben Blushit, N. Blushi.

Në atë kohë kur u ndërtua ky objekt dhe më pas kur Ben Blushi e vendosi në emër të saj, ajo ishte e mitur. Një objekt i cili ndoshta me vlerën e sotme shkon mbi gjysëm milioni euro”, shkruan portali.

(TemA)

4 komente në “Frangaj hedh në sulm Berishën, kundër Blushit: Ka një pronë 500 milionë lekë në Korçë”

  1. reka 9 says:

    Fillun mortjet , koronaviruset e shqiperise te hajn njeri tjetrin

  2. Tur durrsaku says:

    NUK HARROHET BUKA VJETER….U LIDHEN PRAP PUSHTAT E SHQIPERISE….PO PA TJETER.SE FRANGAK PASTRON LEKET E PISTA TE FAMILJES BERISHA E DHONDRIT VET JAMSERB….A MANI MEN FRANGAJ QE BONTE SI BISH TU MBROJT SALIUN. CDO DIT….

  3. teli daci says:

    HA AH HA SA MIRE QE PO JA NXJERIN NJERI TJETRIT SE U ERDHI VEZA DHE NU DIN NGA TJA MBAJNE ,PRISNI SE SKINI PARE GJE AKOMA.

  4. Plugu says:

    Kokat ngrençi.Qoft Berisha,apo Frangaj me Blushin muter jan qe t’i han qent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje