Ndërtimet në Tiranë, Erion Veliaj: Gjysma e lejeve të dhëna janë punë publike për Tiranën, turistët s’mund t’i çojmë të flenë në Vorë

17 Shkurt 2020, 21:55Sociale TEMA

Duke prekur çështjen e ndërtimeve në Tiranë, Erion Veliaj ka thënë në emisionin “Real Story”se shumica e lejeve të ndërtimit të dhëna janë për vepra publike, kurse vetëm pas tërmetit të 26 nëntorit, lejet e dhëna e kalojnë shifrën 1 mijë pasi janë leje për riparimin ose ndërtimin e shtëpive të qytetarëve të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore.

“Duhet të sqaroj disa gjëra. Sot kemi vetëm ndërtesa ikonike në zonën qendrore të Tiranës. Teksa flasim tani, nëse dalim nga kjo zyrë, po ndërtohet në rrugën e Kombinatit, po ndërtohet në rrugën “5 Maji”, kanë filluar punimet në zonën e “Blv. të Ri”… për një qytet që rritet me 30 mijë banorë në vit, pyetja është: Kush është ai që ka të drejtë të thotë – pas meje, asnjë tjetër?

Ky qytet me 1 milionë banorë, sipas statistikave tona, vetëm 100 mijë mund të thonë që janë den-baba-den tironsa. 900 mijë të tjerët kanë ardhur nga diku tjetër dhe pyetja është: Kush është ai autoritet i cili thotë: tani që erdha unë, të mbyllet, të vihet trau për të tjerët.

Ky qytet është i destinuar të rritet, për sa kohë që po rritet përtej unazës së 5-të. Sigurisht, një hotel me 5 yje do bëhet në qendër të Tiranës, se nuk mund të themi duam turizëm, por shkoni flini në Vorë”, u shpreh ai.

Sipas Veliajt, kënd lodrash që është ndërtuar në Tiranë, apo secila prej 20 shkollave të reja që po bëhen, është një leje ndërtimi.

“Gjysma e lejeve në fakt, janë leje të punëve publike të bashkisë. Tani po japim, po procesojmë lejen e ndërtimit për zonën e Astirit, një tjetër betejë aty. Të krahasosh një bashki ku të 400 apo 500 lejet e ish-kryetarit ishin vetëm leje ndërtimi private, se nuk u bë asnjë punë publike, ndërkohë që sot te lejet e Bashkisë së Tiranës hyjnë edhe lejet e sheshit “Skënderbej”, edhe “Pazari i Ri”, edhe Blv. i Ri, gjithë ndërhyrjet te Liqeni. Kështu që, për sa kohë që bashkia punon, s’mund të punojë pa leje. Edhe për një urë në Lanë duhet një leje. Vetëm ura në Lanë kemi bërë 3 të reja”, tha ai.

Mandej, Veliaj shtoi se vetëm nga tërmeti i nëntorit janë dhënë 1 mijë leje ndërtimi për të ndërtuar shtëpitë e dëmtuara të banorëve. “Pra, i ka rënë një pjesë e avllisë, ajo është një leje ndërtimi. Në mbledhjen e fundi të Këshillit të Ministrave u prezantuan lejet 24 orëshe që jepen për rindërtim. Janë 1 mijë, nuk janë 1 mijë kulla, bëhet fjalë për 1 mijë shtëpi në fshat”, vijoi ai.

Kryebashkiaku nënvizoi se premtimi i tij ka qenë se nuk do ketë ndërtime për sa kohë që Tirana nuk ka një plan urbanistik. “Morëm arkitektin më të mirë sot në botë, Stefano Boerin, për t’i bërë Tiranës një plan. Në momentin që Tirana ka një kushtetutë infrastrukture, që është Plani i Përgjithshëm Vendor, mbi këtë plan kemi vijuar. Ai që ishte këtu përpara meje ankohet për oligarkët, por s’ua rriti kurrë taksat. Unë jam kryetar bashkie që kam 10-fishuar taksat ata që këta i quajnë oligarkë”.

12 komente në “Ndërtimet në Tiranë, Erion Veliaj: Gjysma e lejeve të dhëna janë punë publike për Tiranën, turistët s’mund t’i çojmë të flenë në Vorë”

  1. elton says:

    ik mer hale.te.qqqq………r…… .Plehre,hipokrite,vemje.Ku shkova te dhashe voten… Sa leje ke per pallate sa per kopshte ,te q…r…, ? SKa pse e ngaterron. Paska pas plan Boeri qe po e respektoka ky plehra qe e beri Tiranen Hale…

  2. pa vlere says:

    Yt ore Legen burre!
    Ti kujton tani se njerzit jane dele dhe me llafollogjine tende do I mashtrosh!
    Po pse ne qorra jemi dhe nuk I shikojme pallatet qe I kemi komshi??
    O derr I keq, jo vetem qe po nderton pallate pa fund por edhe qe punojne naten dhe na lene pa gjume (sa ligje shkelin punedhenesit duke punuar naten..?)
    Por edhe qe miratuat ligjin e perjashtimit te Hoteleve me 5-yje nga taksat, para se te fillonin ndertimet e kullave si psh ajo te Sahatit dhe kullave te tjera.
    O legen qe mendon se ja hidhni popullit, sapo ju shtrohet b*tha ne karrige!
    Ptu, ju qofte turp.
    Rrace e ndyre politikanesh!

  3. Shallvaret says:

    Para nja 20 vjetesh u ndertuan pallate ne mes te pallateve te zona e kinema agimi dhe ne mes te pallateve te shallvaret. Pra nje super masaker qe i la kalamajte pa hapesire qe te dalin dhe te lozin, por te detyruar te shkojne vetem kafeneve
    Kete rruge me leje pallate mes pallatesh , po ndjek edhe ti tani , madje me keq o Erjon o fshatar injorant qe akoma bie era mut

  4. lomi says:

    O lali betoni o hipokrit bythqire burre. Shyqyr qe nuk te dhashe voten o shkerdhate muti

  5. bisu says:

    Lali Betoni e ke dhjere fare me kte qe po ben, SPAK ta hetoje kete monster

  6. P.S.J.M says:

    Lejet e ndërtimit jepen vetëm për mafiozët, biznesmenët dhe deputetët që i paguajnë me qindra mijëra euro ‘bakshish’ reçel fikut.
    Këta kanë marë toka brenda vijës së verdhë e në bashki ‘deklarojnë’ restaurante , ferma , parqe, kënde lodrash etj, ndërkohë që pas këtyre fshihen projekte për qindra vila, pallate, kulla, hotele me 5* etj. Kurse njerëzit e thjeshtë që nuk kanë me dhjetra apo qindra mijëra euro tja japin ‘bakshish’ reçel fikut për të ndërtuar endrrën e tyre të jetës ,një shtëpi të vetën ..sorrollaten me vite të tëra. Do presin Bolerin tani sa të bëhen fiqtë. Këto gjëra duhet të hetojë SPAKU , nga pronat e deputetëve si fillim te pronat e të tjerëve.

  7. Tironci says:

    Ky kelyshi i ahmadinexhatit po bon pare me thase, se keta edhe firmat e ndertimit edhe ato qe prodhojne apo shesin materialet e ndertimit, i kane te vetat, pra jane vete pronar.
    a e kupton dot populli se cfare po ndodh?.
    Ketyre i duhet vetem justifikimi dhe te ndertojne sa me shume qe te fitojne sa me shume.
    A e degjuat se si tha Rama tek Fevziu per ate ish pleheren e durresit, e kam pasur dhe e kam , dhe do ta kem mik, kur te gjithe e dime qe edhe ai ka bere namin.
    Rama sˋmund ta hedhi dot poshte se ata i kane ndare paret bashke dhe ai ja nxjerr te gjitha po qe se do e cojne para gjyqit.
    vangjush dako, apo erion Ahmadinexhati i kane punet te siguruara.

  8. ida says:

    Tirana ne rradhe te pare eshte e atyre qe jetojne aty!

  9. shperthyesi_himares says:

    perdhunimi qe te eshte bere i vogel nga ndonje dylber tiranas te ka ngelur fiksim dhe tani po na e nxjerr neve ne kurriz, po ckusur te kemi o vemje mashtruese!!

  10. Agron says:

    Ky është fytyra me hipokrite ne politiken shqiptare. Shkaku kryesor i shkatërrimit te Tiranës jane lejet e ndertimit qe ke dhene ti more palaco. Jetoj ne zonen e nshrak dhe lulishtet i ktheve ne beton more ndyresire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje