FOTOT/ Skandali me industrinë e filmave për të rritur: Xhiron skena të turpshme në një bibliotekë me fëmijë

18 Shkurt 2020, 11:49Lifestyle TEMA
FOTOT/ Skandali me industrinë e filmave për të rritur: Xhiron

Xhirimi i një filmi pornografik është kthyer në shënjestrën e kritikave, nga vetë vendi ku po xhirohej, e cila ishte një bibliotekë e frekuentuar në atë orar nga fëmijët.

Filmimi po realizohej në mes të ditës në qytetin Santa Monika në brendësi të bibliotekës publike në Ocean Park. Ndërkohë një punonjëse e bibliotekës Janet McLaughlin u shpreh për mediat lokale:

“Zoti na ruajtë, një fëmijë ishte duke shëtitur në bibliotekë në momentin që stafi i xhirimit hyri në godinë. Kjo është shqetësimi im më i madh. Fëmijët nuk kanë nevojë të ekspozohen ndaj kësaj. Nëse dëshironi të bëni pornografi, ngjituni në hotele”, tha ajo.

Më tej punonjësja u shpreh se autoritetet udhëheqëse të qytetit janë të vetëdijshëm në lidhje me këto fenomene, por janë të kushtëzuar për të ndërhyrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje