Nga Endri Xhafo
Të dalësh dhe të qahesh për Ardian Dvoranin ditën që Shqipëria merr nga konferenca e donatorëve 1.15mld € grante/kredi për tërmetin, në mos qoftë një përpjekje e dështuar për të prishur qëllimisht “festën”, është absolutisht një gabim PR-i!
Në politikë, – por edhe në gazetari, që është pasqyra e politikës, – tempizmi perfekt për të trajtuar një çështje, për të dhënë një intervistë që “të ngjisë”, për të shprehur një shqetësim, tempizmi, pra koha e zgjedhur, është çelësi i suksesit për t’i marrë maksimumin mesazhit të përcjellë.
Përndryshe, gjëja më e zgjuar në botë, humbet nën peshën e një lajmi më të madh! Idem sonte!
Argumentat e drejtë për Gjykatën Kushtetuese nuk ngjisin sonte!
Sonte njerëzit që janë në çadra, atyre që iu prishën shtëpitë, bizneset prodhuese që shpresojnë për një injektim “cash flow” në ekonomi, krejt shoqëria shqiptare xhanëm, do të dijë kur dhe si do t’i përfitojmë këto fonde, çfarë impakti do të ketë në afatgjatë, vërtet na dha Franca 100mln €, apo ishte një kredi me AFD (Agence française de développement), e shtrirë në 6 vjet, që qeveria priste prej 6 muajsh ta nënshkruante dhe për fat e nënshkroi sot, etj.etj.
Strategët e lënë një betejë për një moment të dytë, kur shanset për fitore të jenë në anën e tyre. Inatçorët dhe gjaknxehtët, nisen me hyxhym!
Normal nuk ishte dita….por mos I fryni shume 1.5 miliardeve…..
Po me e bukura eshte se thoshte cjane nje miliard e ca euro nje PPP i duken pak kur tere bota fal aq sa ka mundesi dhe do sa dhe serbi fali 2 milion euro ky bashke me ata te opozites mire qe nuk dhane te pakten nje mije leke po dalin e bejne te zgjuarin dine vetem te baltosin e te shajne ne sy te botes me shum fjal inkurajose degjojm nga nderkombetaret sesa keta baballaret e kombit gjithcka per te mbrojtur hajdutlliqet dhe karigen pastaj cuditen perse nuk cohet populli per ke te cohet per presidentin per opoziten i njeh populli prandaj nuk cohet kesaji i thon cohu prift te ulet hoxha
Mereni lidheni familjarisht, ky bastard nuk i del shpirti se bashku me te shoqen pa krijuar situata rremuje dhe terhequr vemendjen e faktorit nderkombetar si njerez qe per interesa te tyre, kerkojne destabilizim. Te lidhet dhe te hidhet te plerat e pa riciklueshme.