“2 Marsi” i pritshëm i Metës: Kur psiqikja dominon mbi politiken!

19 Shkurt 2020, 17:38Politika TEMA

Presidenti Meta ofroi shfaqjen e radhës para para publikut, të diskutueshme jo politikisht, por psiqikisht.

Kujtojmë që emri i tij në politikë identifikohet vetëm me përplasje e kriza politike, por gjithsesi asnjë prej të kaluarave nuk ka patur tiparet e kësaj aktuale në personin  e tij.

Prej gati një viti, paralel me aksionin kontravers  të opozitës PD-LSI me djegie mandatesh, Meta, në rolin e kreut të shtetit vijon të le gojëhapur çdo njeri normal me sjelljet e deklaratat e tij. Eshtë pak të thuash se ato nuk kanë agjë presidenciale, ndërkohë që janë tejet klinike.

Më 2 mars, duke zgjedhur kësijoj një datë historike për t’u vetënjesuar me Skënderbeun – data e Kuvendit të Lezhës – ai ka paralajmëruar se do bëjë një besëlidhje me popullin.

Pra, si Skënderbeu me princat kundër osmanëve. Kjo, pasi Presidencën e ka vetëshpallur dhe si “kështjellë të pamposhtur” në mbrojtje të Kushtetutës.

Thotë se atë ditë populli do vendos e ai do dekretojë – me gjasë shpërndarjen e parlamentit – pra atë që nuk u arrit dot me djegien e mandateve, e që nuk ka asnjë dyshim si një skenar i gatuar dhe në zyrat e Presidencës. Do kemi kështu një “30 qershor nr.2” në marrëzi anti-kushtetuese.

Por duke mbetur te populli, duhet të jesh vërtet në “gjendje të rëndë” sa të mos arrish të lexosh atë çfarë ndodhi në një vit me PD-LSI, që, krerët e saj, çifti Basha-Kryemadhi, edhe pse s’rreshtnin së thëni patetikisht se “ky ishte bashkimi më i madh i shqiptarëve(!)”, dështimin më të madh, shuplakën më të madhe e patën pikërisht aty.

Sepse ata, më shumë s’duan ta pranojnë se s’mundet ta kuptojnë, që pagëlltitshmëria e njerëzve ndaj tyre e tejkalon zhgënjimin nga Rama.

Këtë gjë po tenton ta provojë dhe Meta, ndonëse është lehtësisht e lexueshme se ç’rezultat do ketë në terren.

Në gjithë karrierën e tij politike, ai ka mundur të produktojë vetëm atë që i vjen për shtat karakterit të tij, llojit të tij politik – klientelizmin.

LSI është mishërim i klientelizmin. Nëse do kërkosh arsye se pse dikush duhet të joshet nga ky akronim veç atij të një llogarie – thënë ndryshe të një vendi pune – nuk do mundet të gjesh.

Si Meta e si bashkëshortja e tij, znj. Kyemadhi, nuk kanë lindur e as janë gatuar për të qenë frymëzues, tërheqës, aq më pak bindës.

Në këtë pikë, as dje e as sot, as nuk kanë patur ç’të japin e as nuk mundet të japin dot. Eshtë prerjeje në mos qoftë çështjeje zgjedhjeje.

Në këtë pikë janë të lehtë për t’u përkufizuar: Ç’është Meta? Krijuesi i LSI-së! Ç’është Kryemadhi? Bashkëshortja e Metës! Tej tyre, në personin e tyre nuk ka asgjë….veç befasive tw natyrës psiqike.(Tesheshi)

4 komente në ““2 Marsi” i pritshëm i Metës: Kur psiqikja dominon mbi politiken!”

  1. Agim says:

    7-8marsi esht ndrruar festa do behet me 2 marsi lokomotiva ka dal nga binaret.

  2. Monitor says:

    Nuk e di aka zot! E mjera Shqiperi. gjithnje kur duhet ne krye jane ndyresirat! Si tashme ky mut mut Meta!
    O zot psr linda ne kete vend qe e dua shume!
    Ilir mos mor pleher! Vetem ik me lingotat e tua te ndyra dhe vjedhura floriri! Na lere rehat or kafshe e ndyre e Skraparit! Uroj te arrestohesh me 2 mars!

  3. Anna says:

    O LIKE FLORIRI NA THUAJ OREN TE VIME TE SHIKOJME TE LIDHUR SE ESHTE DATA E FUNDIT E LIRISE PER TY

  4. Trimi i madh me shok shume says:

    O Ilir ik ere pirdhu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje