Klevis Balliu ka sulmuar ditën e sotme drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imerajn për të cilën tha se ajo ka një shtëpi tek Unaza e cila nuk po preket, sipas tij, nga projekti i ri.
“Janë 100 çështje në Gjykata për qytetarë. Nëpër gjykata nuk i sjell ligji, kushtetuta por Edi Rama me urdhra politikë dhe me asgjë tjetër. Prokuroria nuk e di për çfarë akuzon. Fillimisht thanë se kam thyer krahun e një polici, tani polici me gjithë krahun kanë ikur në drejtim të paditur. Pse nuk funksionon ligji për dhunën makabre të banorëve të Bregut të Lumit, ku shefi i policisë u filmua në mënyrë flagrante duke gjuajtur një vajzë 9-vjeçare me shpullë? Pse nuk funksionon ligji për 40 mln euro të Unazës së Re?
Pse nuk funksionon ligji për ata që kanë vjedhur votat dhe janë kapur në përgjime? Pse nuk janë këta njerëz nëpër gjykata? Sepse këtu s’ka drejtësi. Sepse këtu drejtësia ka ikur në drejtim të paditur, sepse e ka zhdukur Edvin Kristaq Rama me Erion Veliajn, të cilit në këtë gjykatë unë ia kam sjellë kallëzimin penal për çështjen e pishave, që ka bërë kontratë direkte me Fusha Sh.p.k për pemë dekorative që është në kundërshtim të plotë, që është në kundërshtim të plotë me ligjin.
Dhe ia kam dorëzuar në dorë Elisabeta Imerajt, e cila rastësisht ka të vetmen shtëpi që nuk preket tek Unaza nga projekti i Unazës. Është pikërisht kjo shtëpi e familjes së Elisabeta Imerajt. Tani pse kjo Prokurori që përfiton nga ky projekt, nga bregu i 3-të na del në bregun e 1-rë, kjo Prokurori do t’i hetojë këto çështje?!
Si ka mundësi që Elisabeta Imeraj nuk e gjeti dot ligjin, kur flet për çështjen e banorëve të Unazës së Re, që flet për një tender fiktiv që ka dy dosje atje dhe nuk ka mbajtur një qëndrim për atë pjesë. Si ka mundësi që nuk gjen ligjet e shkelur nga Erion Veliaj për kontratën direkte të bërë me Fusha Sh.p.k, ku na dalin 8 mijë euro për një pishë. Ku janë parë këto pisha?
Po këtu s’ka më as Prokurori, këtu s’ka më as gjykata, këtu ka vetëm thjesht një grup banditësh, kriminelësh, të lidhur me krimin e organizuar, duke filluar nga Edi Rama dhe lavatriçja më e madhe e Europës, Erion Veliaj, që erdhi me premtimin që s’do bëjë më pallate dhe ka bërë mbi 800 leje ndërtimi për kulla. 80% e tyre janë mbi 13 kate.”- tha Balliu. (TemA)
Shume mire qe flet po pse nuk e denoncon apo ti kerkosh organeve te reja te ligjit te hetoje dhe jo te lehesh si qeni.Ti je dhe brezi i ri dhe jo i Rucit e Braces qe lehnin si zagare dhe nuk kafshonin me zbulimet per krimet e Berishes….
me kujtove pikerisht keta qe mbanin leksione ne podiumet e Parlamentit duke ngrene e pire sh urren e Saliut …
o Kalec si tha ky trimi: Keto godina do prishen vetem kur te kalojne fadromat mbi trupin tim…dhe ja Edi Rama si njeri i Zotiti qe eshte nuk po e prish kete vilen, se i bie te kaloje fadroma mbi trupin e qumeshtorit te Fahriut…
Askush nuk të beson ty me atë fytyrë-bythe që ke.
Nëse është e vërtetë,nuk është “sulm”,por akuzë,denoncim i një afere korruptive.Dhe kjo është qytetari.
Mos mbroni të keqen që shihet,se do të humbni besueshmërinë edhe për rastet kur keni të drejtë.
Po mire, aq sa protestoi ky cuni i Fahriut, do ta linte qeveria nje godine ne kembe :). Jo per gje po do venin protestat per lesh pastaj.
Shtepija e Z.Imeraj eshte ndertuar brenda projektit baze te rruges more Koqja e Fahriut….
Ky asht cuni i Blerim Celes o burra.
O BOLE E DI PSE NUK U PRISHE SE IKE TI LJEPURI PD
BABAI JOT SPIUN