Komentet e kryeministrit Edi Rama se do të donte që flamuri shqiptar të zëvendësonte atë britanik pas Brexit, nuk janë pritur mirë nga mediat e Londrës.
Shumë prej tyre janë ndalur tek komentet e kryeministrit, duke thënë se Shqipëria është zhgënjyer vazhdimisht nga Bashkimi Europian, i cili po shtyn prej dy vitesh hapjen e negociatave.
Në një artikull, gazeta britanike “The Guardian”, citon kryeministrin Edi Rama, duke shkruar se Shqipëria është “përgatitur disa herë për martësë, por është lënë në altar nga BE-ja.”
“Rama ka minimizuar pritshmëritë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE, pasi ai e krahasoi vendin e tij me të dashur të mashtruar”, shkruan “The Guardian”.
“Udhëheqësit e BE-së pritet të diskutojnë në mars nëse do të vendosin të fillojnë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me Francën që ka bllokuar deri më tani nisjen e bisedimeve”, thekson gazeta.
“Ju lutemi mos flisni për marsin” u tha Rama gazetarëve, duke iu referuar samitit të ardhshëm të liderëve të BE.
“Ne jemi si të dashuruar që presim të martohemi dhe pala tjetër nuk shfaqet në altar. Dhe imagjinoni, ne përgatitemi për martesë, gjithçka është gati, por partneri ynë nuk shfaqet, kështu që le të mos flasim për data ose muaj”, tha kryeministri.
Rama ngacmoi jo pak mediat britanike, por edhe të pranishmit në Konferencën e Donatorëve, kur u shpreh se do ishte i lumtur sikur flamuri shqiptar, të ngrihej e të zëvendësojë flamurin britanik pas largimit nga Bashkimi Europian.
“Ju patët vetë tërmetin tuaj me Brexit, dhe isha kaq i trishtë, dhe sa çudi ishte për mua që vij nga një vend i vogël që kërkon të hyjë në BE, ndërsa Britania një vend i madh del jashtë. Do isha i lumtur sikur flamuri shqiptar, të ngrihej të zëvendësojë flamurin britanik, por e di se nuk funksionon kështu”, u shpreh Rama.
Duke e përshkruar vendimin e BE për të vënë veton ndaj bisedimeve si një “tërmet politik” një muaj para lëkundjes së vërtetë sizmike, ai këmbënguli se kishte bërë gjithçka të nevojshme për të hapur bisedimet e pranimit.
“Por Franca, Danimarka dhe Hollanda nuk ishin të bindura, duke hedhur poshtë vlerësimin pozitiv të Komisionit Europian mbi përparimin e Shqipërisë për shkak të krimit të organizuar”, shkruan “The Guardian”.
“Rama tha se metodologjia e re duket e mirë, duke shtuar se ai kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin francez, Emmanuel Macron. Ai tha se Shqipëria ishte dëm kolateral i përplasjeve brenda BE-së, duke përmendur vështirësitë e bllokut me shumicat e dobëta, partitë anti-europiane dhe populizmin”, shton gazeta.
Kjo nuk është hera e parë që mediat britanike ironizojnë faktin se Shqipëria mund të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Europian, duke zëvendësuar Britaninë e Madhe pas Brexit-it.
Gazeta britanke “Express” do të shkruante kohë më parë se ndërkohë që negociont e BREXIT, BE-ja ka gjetur tanimë një zëvendësuese pas largimit të Britanisë, Shqipërinë.
Këto komente janë nxitur edhe nga deklaratat e vazhdueshme të kryeministrit Rama, se Shqipëria është gati të zërë “karrigen” e Britanisë.
Në një samit të BERZH-it dy vitë më parë, kryeministri Rama pati thënë po ashtu Shqipëria është e gatshme të zëvendësojë Britaninë e Madhe në Bashkimin Europian.
Pas këtyre deklaratave të kreut të qeverisë shqiptare, Tirana u bë pjesë e një sërë debatesh publike që lidheshin me daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.
Sekretari i atëhershëm për Drejtësinë Michael Gove, tha madje se partneritetin e saj me Europën, Britania mund ta zëvendësojë me një marrëveshje të tregtisë së lirë me vende si Shqipëria.
Krahasimi i periudhës post daljes nga BE, me lidhjen që sot Shqipëria ka më unionin europian nuk u prit aspak mirë nga mbështetësit pro qëndrimit në BE, të cilët filluan që të aludojnë se Britania do të bëhet si Shqipëria pas daljes.
Diskutimi ka kaluar pastaj në problemet që, Shqipëria ka me krimin e organizuar apo korrupsionin, me një sërë mediash britanike që e quanin Shqipërinë si “zëvendësuesen e Britanisë në BE”.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen iu përgjigj dhe një pyetje të drejtpërdrejtë nëse BE është e gatshme të zëvendësojë flamurin britanik me atë shqiptar.
Zyrtarja e lartë e BE, u shpreh se sipas saj është momenti i duhur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hapin bisedimet pasi sipas saj të dy vendet i kanë përmbushur detyrimet dhe tashmë është radha e Unionit Europian që të jetë i besueshëm.
“Me të njëjtin intensitet sikurse punuam për këtë konferencë do të punojmë për të shtruar rrugën e Shqipërisë drejt nisjes së bisedimeve.
Do të thoja që janë disa hapa për të cilat duhet të punojmë ende, por tanimë kemi një metodologji të re që është e pranueshme, moderne, më e besueshme dhe jep kredibilitet dhe po punojmë mbi raportin për Shqipërinë.
Ndaj puna jonë e radhës është që të bindim gjithkënd që në opinionin tim është momenti më i duhur që Shqipëria dhe Maqedonia të fillojnë bisedimet për anëtarësim”, u shpreh presidentja e KE, Von der Leyen.
Metodologjia moderne, nuk vlen me per antarsim ne BE. Shqiperia, Maqedonia dhe kushdo tjeter ka te drejten e saj qe ti bashkohet kujtdo me te drejten nderkombtare per te vendosur vete dhe une duke pare me skepticizem BE-ne dhe sjelljen tallese prej padroni, do tu beja propozimin qe keto vende te reja le ti bashkohen SHBA-se ne qoftese pranon. Si po u merr shpirtin BE-ja, eshte e patolerueshme. BE-ja thote se pa bere gati pajen dhe leket e dasmes e te gjitha shpenzimet, nuk te pranojme; negociata pas negociatas dhe njerezit i beri pesimist sikur kane nga dy jete. Ata qe ishin 30 vjeç ne 1990-en sot jane 60 dhe ata qe ishin 60 , shumica kane vdekur. E, pra çfare fituan nga gjithe kjo perpelitje dhe sakrifice “apo per brezat”! Brezat po i shikojme si po ndertohen: mish me dy sy.
Mua nuk me duket se irinizojne Shqiperine perkundrazi,marrin shkas nga ironia e Rames,dhe tallen me ata qe vensosin veto per ne,me motiv te dobet.Shqiperia nuk eshte se ka nje diference aq td madhe per sa i perket krimit, nga Franca apo Hollanda.Sa per ekonomine,ajo eshte faze tjeter,tani kerkoheshin negociata,dhe per kete ironizojne BE-ne.
Ne e kuptojme ironine e Anglezeve me EU more Pjeter, por cfare ti besh ketyre pseudo gazetareve qe ne vend qe te shkojne te punojne aty ku u takon me ndonje ferme, bejne shkrime anonime. Edhe vete e dine qe jane brryla, prandaj fshehin emrin.
Mes tjerave ne titull Rama thote qe ska besim se do kete shprese per fiilimin e “negociatave”
Me nje fjale Britaniket thone: “Ta gezoje Shqiperine e Rames, Junta BE”, LOL
=
me bukura se dhia e zgjebosur do te zej vendin e Britanise Madhe….u dhine fare englezet me shakate e kripura te Ismael Kemalit shqyptar, lol
Anglia te kthej tonelatat e Arit te cilat ua vodhi shqipetarve ne luften e dyte. Shteti shqiptare duhet ti kerkoj me gjyq nderkombetar sepse jane floriri i mijra qytetareve qe kane punura si klysh qeni ne gurbete para luftes !
Qe te kuptosh Anglezet mjaft te lexosh raportin e oficereve Gjerman para se te fillonin luften kunder Anglezeve.