"Rama po bën grusht shteti", Braho i përgjigjet Metës: Qesharake, i bie që mazhoranca të bëjë kundër vetes

19 Shkurt 2020, 10:28Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka marrë fjalën gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë.

Ai iu është përgjigjur deklaratave të opozitës dhe presidentit Meta, të cilet janë shprehur se kryeministri Edi Rama po organizon një grusht shteti.

Braho i ka quajtur qesharake, pasi sipas tij, mazhoranca nuk mund ta bëjë një veprim të tillë kundër vetes!

‘Ka persona që kanë futur duart deri në brryll dhe deri në krah, dhe natyrisht duhet të veprojmë. 

Duke iu kujtuar si Italia në vitin 80-90 goditi mafian. 

SHBA pas ngjarjarje së 11 shtatorit  themeloi një ligj që u përdor kundër kriminit. 

Kështu që dhe kemi zgjedhur dy kërkesa që duhet të mbaje ky akt. 

Unë çuditem me një gjë, alarmin e opozitës së po bën grusht shteti Edi Rama. 

Si mund të bëj grusht shteti ai, është qesharake. 

Grusht shteti duhet të bëjnë opozita dhe forcat e tjera. 

Nuk mund ta bëjë ai që është në pushtet. I bie që mazhoranca të bëje kundër vetes. 

Zonja ministre, unë ju bëj thirrje që të bëni kujdes me ligjet, unë kam biseduar edhe më herët’, tha Braho.

2 komente në ““Rama po bën grusht shteti”, Braho i përgjigjet Metës: Qesharake, i bie që mazhoranca të bëjë kundër vetes”

  1. Prind says:

    Ne fakt, eshte vete Ilir Meta duke organizuar grusht shteti. Ka qe ne qershor me dekretin e famshem si pacavure per anulimin e dates se zgjedhjeve, me perdorimin e kopetencave qe nuk i ka , kapjen e reformes ne drejtesi dhe deri tek fjalite lapidare qe do shperndaje parlamentin. A nuk eshte ky nje grusht i qarte shteti?

  2. H says:

    Po i bën grusht shteti pronave të metës. Fshatari meta shpreson si fshatari berisha të ngrejë popullin në luftë për të mbrojtur pronat e vjefhura. Pęrsërit një strategji të dështuar dhe kjo tregon se është edhe injorant. I kanë treguar dosjet në shba prandaj ka lajthitur hajduti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje