Nga Spartak Ngjela
Shihni se në çfarë mediokriteti patologjik është politika shqiptare. Të tremburit nga goditja antikorrupsion kanë rrënë në absurd politik, dhe po na shfaqin një tragjikomedi.
Meta dje foli për një lëvizje të gjerë popullore, që do ta drejtojë ai për të shpëtuar shtetin.
Është president i republikës, por nuk ka asnjë përfillje ndërkombëtare. Është një njeri i përbuzur ndërkombëtarisht nga politika perëndimore. Dhe, tani po kërkon ndihmë nga shqiptarët, të cilët i ka zhvatur në njëzet vjet rresht.
Ka në rrezik edhe veten, edhe pronat e tij, të fituara me korrupsion, por neve na thotë se shteti është në rrezik. Dhe do revolucion. Po, me kë mendon ta bëjë këtë. Në fakt, ne na bën për të qeshur, por ai vetë është në vaj. Në të vërtetë, kështu shfaqen të gjitha tragjikomeditë.
Presidenti Meta po e quan grusht shteti shkarkimin e tij. Dhe do t’i drejtohet popullit shqiptar, i cili, në fakt, nuk e sheh dot me sy presidentin e tij Meta. Por, si ka mundësi që këtë “grusht shteti” në Shqipëri nuk po e sheh as Brukseli dhe as Uashingtoni?!
Megjithatë, Meta thirri dje vetë Bashën për ndihmë.
Ndërsa, Berisha dhe Basha e dinë që Meta është një i humbur që kërkon të ngrerë popullin në revolucion, por ata e dinë gjithashtu se ai ndërkohë nuk po di ku të fusë kokën, dhe prandaj kërkon ndihmën e tyre.
Çifti Meta thotë se paska blerë pallate dhe prona pa fund me “ndihmën” financiare të vjehërrit të Metës, një punonjës ambulant ky, që banonte në një gatibodrum te Shallvaret në Tiranë. Kjo është komedi.
Dhe, tani, të dy janë bërë si të tërbuar se do t’ua marrin ato prona me një proces diskreditimi. Por, edhe Meta do të shkarkohet, se tani nuk e bllokon dot më Gjykatën Kushtetuese. Këtu qëndron e vërteta e frikës Meta.
Sot, Meta na tha se e ka popullin me vete, ndërsa na tregoi gjithashtu se shpresën e ka te Basha dhe Berisha, që këta t’i drejtohen Partisë Demokratike për të mbrojtur Metën. Po, a nuk e di Meta që Basha ka një çështje të hapur në Uashington dhe Meta është krejt i padëshirueshëm për Uashingtonin?
Të gjithë këta, në fakt, janë të trembur nga reforma që po imponojnë amerikanët si politikë kundrejt një Shqipërie të korruptuar, me tendencën për të vendosur këtu drejtësinë dhe antikorrupsionin, kurse çështja Meta po kuptohet që do të jetë e para.
Ndërkaq, përkrahësit e tyre politikë, të korruptuar edhe ata, janë të trembur dhe po rrinë gjithë sy e veshë, duke pyetur: çfarë po ndodh?
Asgjë e veçantë. Po mbyllet laku juridik për shkarkimin e Metës. Ndërsa Meta kuptohet se është i likuiduar. Jermi i tij i sotëm, që tha se do t’i drejtohej popullit, erdhi si pasojë e frikës nga ngritja e Gjykatës Kushtetuese, që ka nisur. Dhe prandaj e thirri Bashën, që bashkë të drejtonin revolucionin popullor për mbrojtjen e korrupsionit.
Kurse Basha, pasi doli nga Meta na foli nepër dhëmbë për një rrotacion abstrakt, se e di që Meta ka hyrë në luftë me Amerikën, por, ama, me një fishek.
Basha e provoi vjet me molotovët, që i shpërndau vetë te hordhitë e tija, dhe pastaj, pasi u kërcënua, shkoi me një frymë dhe i mblodhi po vetë. Po Meta, e di këtë?
E pra, ky në fakt është një aspekt i tragjikomedisë që vjen nga frika e ndëshkimit që po pritet të ketë korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri. Dhe, siç duket, tani jemi në fillimin e fundit të tij.
Me gjasë rotacioni është argumenti që përdor Basha e Meta në çdo kontakt të fshehtë me pozitën e me të huajt, duke menduar se rotacion do të thotë demokraci. Mirëpo kush ka përparësi, rotacioni me çdo kusht apo vota e popullit? Nëse rotacioni nënkupton këmbimin e një bande me një tjetër, atëherë populli, nëse s’ka një zgjidhje ideale, do të zgjedhë bandën që e vjedh po nuk e vret. Banda e Saliut është si banda e Al Kapones, ndërsa kjo e Ramës është si të gjitha bandat tjera moderne në pushtet nëpër botë. Prandaj edhe e gëzon përkrahjen e botës. PD-ja nuk mund të kërkojë rotacion pa u purifikuar nga ndyrësitë e saj 30-vjeçare.
U re Taku, na bane merak, kujtuam se te morri persiper OFL e Spaku yt i madherishem, lol
Je fantastik z. Ngjela, eshte kulmi i maskarallikut qe mund te bej nje president por per Ilir floririn qe eshte nje hajdut ordiner eshte normale. Hyri ne politike me nje pale pantallona oficerash nga ato te babait te tije dhe sot eshte miljarder me prona te kamufluara me emra te tjere. Kjo eshte gafa me e madhe apo me mire gomarlliku me i madh i Edi Rames a thua qe ky vend nuk ka intelektuale a politikane te tjere pervec ketyre plerave qe kemi pare keto 30 vite katastrofe.
Kjo eshte mese e vertet!Meta do te behet kurban edhe per dy peshqit e medhenj ,kryekrimi Berishe dhe kukulla Basha qe vazhdon e luan rolin e shkesit ne kete tragjekomedi ku nga te anet protagonist do te mbetet “kokepalari” Mete se bashku me dranen Monike!Edhe ata qe sot irrijne afer ,i tremburi deri ne palce i vdekuri por i pa kalluri akoma ,nuk e kupton qe sot ne hapjen e gropes per ta kallur eshte me lopate edhe Basha dhe Berisha qe ,hapin gropen naten e diten shkoje per ta qare!Sa me shpejt aq me mire per shtetin e se drejtes e shoqerise deokratike!
Tinzaret mundet me pagu Miljarda te tjera ,qe i kan vjedh
Shtetit Shqiptare Klaneve te Huaja qe i menaxhojnne Retoriken dhe Veprimtarine Politike
e Shqiperi bades se krimineleve pd lsi [ salibashmuta ]
duke i furnizuar cdo kohe ,me” Logjistike-Retorike Politike Kriminelet ,
mbasi kan studjuar mire Mefshtesine e Pushtetit ne fuqi ,
duke i ber te shpresoje kta te fundit ,se me te tilla Shprehje do mundet te Vije ne Pushtet lol !
mAFIOZET nDERKOMBETARE i kan fut ne nji Rreth Vicioze kta Idiote ,
prej te cilit kta skane me dal kurre gjate gjithe jetes se tyre, deri sa te t’ju rjepin gjithe Miljonat
qe i kane rrembyer Shqiperise kta shkerdhata ,
do t’i mbeshtesin ,do t’i mbrojne e siguroje se Drejtesia s’do t’i prek ,
deri e mometin qe ata do t’i thon Stop –
dhe hudhin nga Bordi mes Oqeanit si ushqim per peshkaqenet e krokodila.
—
Demokraci do te thote -Vendos Shumica e popullit .
Formulat me grushte shteti ,janne edrra bythqimash ne Shqiperi
qe tolerohet nga I gJATI Naivi
Zoti president duhet ta dije mire se populli nuk eshte LECKE qe kur ai i ka duart e ndotura ti fshije ato me kete lecke dhe te na i tregoje ato si Pont Pillati per pafajesin e tij.
Po kushe nga politika i ka duart e pastra o i (mderuar)Sopiqote?
Taku per president dhe merr fund loja e ketyre plehrave.
Spartak!
Bjerju derrave mos u ndal aspak
Derri do plumb dhe e ka hak
Ilir floriri do beje revolucion me popullin qe e quajti kekepalare????
me 2 MArs do mblidhet gjith fisi i korrupsionit te protestoje per mbijetese. Po nuk erdhen Presidenti do ia kepus vetes nje gote raki e do behet drru.
Te hysh ne lufte kunder Amerikes… Me nje fishek… Hahahaha! Le t’ja heqe vetes me ate fishek, keshtu I zgjidh te gjitha.
Eshte per te qeshir
Kur populli jon te futet ne revolucion
Po per cfar te futet per grushte shteti
Populli metermend ju la te vidhnit nuk tha qje, jula te vrisnit
prap nuk tha qje por vajtoj bijt dhe bijat e tyre
I iken femijet ne emigrin burat lan grat dhe femijet vajten e punuan ku te mundim prap populli jon nuk u merzit, ngritet firma piramidale dhe e vodhet popullin nuk ju fa qje
Vollet toka shitet toka vollet floririn , Depot e ushtris , armet ,ushqimet te qjitha i vollet nuk tha qjev
Ngritet banda ne cdo cep te vendit vrat ,volen,perdhunuan dhe ke popullin qe po kerkojn te dali ne rrevolucion,
Amerika nuk la boten te na shkateronte te na ndante tokat tona
Si mund tju len ju ju pjedh ekeqe e ketij vendi te na ndani te na coptoni me 5 kriminel te fedhiqur qe keni
Ju nuk jeni shqiptar,shqiptari ka bes ka burerri
Sa bukur do ishte ku te punonim ta donim njeri tjetri
ku femijet tan te mesonin te studjonin neper universitete
sa dukur do ishte ku ne ti japim dashuri femijeve tan
sa bukur do ishte te rriteshim pa urejtje sa bukur do ishte
kur rruget te shtruara plazhet te sistemuara bukur ku njerzit te jetonin me dashuri per njeri tjetrin sa bukur do ishe ku femijet tan mos te vuanin per buk ku prindrit tan te ken lek per ilace jo vjen dimri dhe futen neper batanije nga te ftotit
ku i shohim dhe skemi ca ti bejm , po themi mbulohu mbulohu se ke ftot ku syt e femijeve dhe te prinderve tan ulin qepadhat struken poshte batanijeve po babi po biro nuk kam fhtot ,Ku cohen ne menqjes me fytyra te fryra nga te ftotit pse se vidhni ju politikan
Ja kushjeni ju
I ka ikur filli ketij pseudopresident.
Nr. -2 Vret më shumë fjala se shpata e Ilir Metës.
Por Ilir Meta pas vendosjes detanatorve për rindërtim të shqipërisë si nuse 1.15 milard euro , u ALARMUA se dhe në v. 2021 -2025 votat i ka marrë Edi Rama .
Kjo situatë e ka vu në alaarm ,me sa duket qeseja e LSI-së i mbeti bosh ,dhe lajthiti aq shumë sa hodhi “bombën” te gjithë te sheshi të shpartallojmë grushtin e shtetit të qeverise socialiste dhe gjysëm e parlamentit .ashtu si Monika që gjuajti me Këpucën dikur .
Por do vjerë vërdall si kali më lëmë wetingu po ja shtërngon lakun e forcat Ilir Metës,Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës. ,po është ai që do shij lëmën me thirrjen antikushtetuese ,vrima e miut pesqind-grosh do ti duket këti vakabondi ,nga ky grusht shteti !….
Xhelozia në “dashuri” të Edit me Lulin e ka alarmuar deri në lajthitje e thirrje të hapta antikushtetuese për përmbysje me grushti shteti si don kishoti me mullijt e erës.
Tani,Berisha,Basha,Meta dhe Fallxhorja,do vene e do hedhin shume euro e leke shqipetare qe te genjejne popullin fukara te vijne ne revolucionin e Metes,ne protesta te fuqishme per te “rrezuar” Edi Ramen dhe te vene kryeminister Petrit Vasilin si me i kenduari i LSI-s.T’i hane koqen e mutit Edi Rames dhe te lyejn edhe koken.Eh mjer ju o te zes.
Ngjela ka Absolutisht të Drejtë më Gjithëçka mbi Këtë Familje TË SHPËRFYTYRUAR nga Krimi dhe Vjedhja. Kërcënimet që bën në Emër të Popullit më tepër janë si të Thuash Acarrime Nervash për Qeverinë dhe Popullin. Sepse dihet që e Vetmja Parti e Familjes Meta VETËM MBËSHTETJE NGA POPULLI NUK KA! Ata Shpresojnë Shumë nga Shërbimi i Zellshëm që i kanë bërë Rusi-së dhe Greqisë. Nuk janë Rastësi Ecejaket dhe Marrëdhënia e Ngushtë me Janullatos. Këtë Askush pra as Analist-a dhe as Gazetarë nuk e po e përmendin. A thua s’e ato takime janë Normale dhe jo të qëllimta. Tjetër që më bën Përshtypje është se Dalin Ç’do ditë dalin me Deklarata mbi Shpopullimin dhe Largimin e Shqiptarëve dhe Vet të Tre (3) Fëmijët e tyre I kanë jashtë (as mendohet kthimi i tyre). Përsëri dhe “Rastësi” Asnjë Analist apo Gazetar nuk ja Përmend (në mos Gabohem Carlo Bollino ja ka përmendur njëherë). Por JO nga këta të Ashtuquajturit Analist. A thua s’e nuk e dinë. Jo është Frika dhe PaAftësia Profesionale. Por rreth kësaj Parti e Familjes Meta ka Fakte Kokëfortë që mund të flasësh pafundësisht. Shqiptarët e Ndershëm Kanë Vetëm Një Pyetje: A do të Arrestohen dhe SEKUESTROHEN të Gjitha Llojet e Pasurive të Kësaj Bande Pushteti SI Partia e Familjes Meta ashtu dhe Berishë, Dhëndër, Djalë & Co. Atëherë gjejnë Qetësi Shqiptarët s’i ata që janë gjallë dhe ata që Janë Vrarë e TRADHËTUAR nga kjo Bandë Pushteti!
AVOKATI I NDERUAR SPARTAK NGJELA NUK ESHTE VETEM JURIST SHUM I MIR, AI ESHTE ORATOR, GUXIMTAR, PATRIOT. AI FAMILJARISHT KANE DHENE PROVA ME SAKRIFICA TE JETES PER TER TE QENE TE GJITH TE BARABART PARA LIGJIT DHE JO PER DALLIME NGA POZITA APO PASURIA. NJE LIDER I TILL I KA MUNGUAR QEVERRIS SHQIPETARE KETO TRE CEREK SHEKUJT E FUNDIT. POPULLI SHQIPETAR NE RASTSE ESHTE AKOMA NE JET DUHET TE PROTESTOJE ME PARRULLEN. META, MJAFT SHPORRU. SPARTAK NGJELA PRESIDENT.
Fuck ju president…..hajdut kriminel…
Rrespekte avokat. Zoti ta shperblefte.