Rama: Gati për një tjetër marrëveshje me Bashën, por përveç një date

18 Shkurt 2020, 22:22Politika TEMA
Rama: Gati për një tjetër marrëveshje me Bashën, por

Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Real Story” se është i gatshëm të bëjë marrëveshje me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në çdo datë dhe çdo kohë.

I pyetur nga gazetarët në studio, nëse do të pranonte marrëveshje me Bashën, ai tha se do ta bënte një gjë të tillë, përveç datës 17 nëntor, kur është çlirimi i Tiranës, pasi sipas kreut të qeverisë, Basha ka qenë kryebashkiaku më i dështuar.

“Në çdo sekondë jam gati të bëj marrëveshje, në 17 mars, 17, qershor, 17 tetor… përveç 17 nëntorit, që e kemi çlirimin e Tiranës dhe nuk merrem me kryetarin e dështuar.

Zgjedhje të parakohshme? Unë jam vetëm një gjë të parakohshme në kokë, rindërtimin” – tha Rama.

2 komente në “Rama: Gati për një tjetër marrëveshje me Bashën, por përveç një date”

  1. Tironci says:

    Hahhahahaha, e nxorri koken, se e ka kuptu qe luli e mona duan perqindjen e vet nga ndihmat dhe kredia mbi 800 milioneshe.
    mjerre populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje