Kryemadhi sulmon ndërkombëtarët: Mbyllin sytë, nuk flasin për shkeljet e Kushtetutës. Rama koka e krimit

18 Shkurt 2020, 19:29Politika TEMA

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në fjalën e saj përpara simpatizantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës deklaroi se Edi Rama është koka e krimit të organizuar, ndërsa shtoi se ndërkombëtarët mbyllin sytë para shkeljeve të Kushtetutës.

“Ndërkombëtarët mbyllin sytë. Ndërkombëtarët nuk flasin për shkeljet e Kushtetutës. A mund të më thonë ndërkombëtarët se ku është Kushtetuta sot? 

Një popull që nuk ka Kushtetutën, sigurisht që e bën vetë. Edi Rama shet dhe blen median. Rama është koka e krimit të organizuar. Ne si LSI do të çlirojmë ekonominë nga kapja e oligarkëve. 

Ne do të rrisim pagat, do krijojmë mundësinë për rininë, ne do bëjmë gjithçka që Shqipëria të jetë si një vend europian. Unë asnjëherë nuk kam qenë në pushtet dhe kjo më ka bërë që të jem e lirë”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi se Edi Rama ka vrarë punësimin, duke bërë që shqiptarët të jenë të pashpresë.

Edi Rama nuk ka ndërmend të punësojë shqiptarët për rindërtim, por do të paguajë të huajt që të marrin paratë që u dhanë për shqiptarët.

Vetëm një njeri si Edi Rama mund t’ua bëjë këtë gjëmë vendit. Të gjithë e dimë se Rama tha se do të krijojmë 300 mijë vende të reja pune. 

Jo vetëm që nuk hapi 300 mijë vende pune, por vrau edhe 300 mijë vende punësh. 

Edi Ramës mund t’i thuhet vrasës i punësimit. Edi Rama bëri që të rinjtë ose të pranojnë që të punojnë nëpër kanabis ose të ikin. 

Faturat e dritave dhe të ujit sa vijnë dhe rriten:, u shpreh Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi vlerësoi se ajo ndryshon nga Edi Rama, për shkak se Rama nuk do as PS-në dhe as Shqipërinë.

“Familja shqiptare po përjeton një krizë të paparë. Ka ikur rinia dhekanë mbetur vetëm pensionistët. 

Do kemi një Shqipëri pa mjekë, pa inxhinierë, pa arkitektë, pa ndërtuar, pa asgjë,  që do jetë vetëm tokë e djerrun. Zgjidhja është tek vullneti i mirë politik. 

Djegia e mandateve tona ishte për t’ju thënë shqiptarëve se politikanët këtu nuk janë njësoj. 

Unë nuk jam njëlloj me Edi Ramën. S’jam njësoj me të në dashurinë ndaj familjarëve të mi, në dashurinë ndaj kombit dhe të partisë sime. 

Rama nuk e do Partinë Socialiste. Socialistët e vërtetë kanë ulur kokën të turpëruar. 

Dua të kem nipër e mbesa në Shqipëri, sepse Shqipëria është vend i bukur. 

Parlamenti është aty, ardhur nga paratë e trafikut të drogës”, vlerësoi Kryemadhi.

9 komente në “Kryemadhi sulmon ndërkombëtarët: Mbyllin sytë, nuk flasin për shkeljet e Kushtetutës. Rama koka e krimit”

  1. Shqiptar says:

    Ik moj budër.

  2. Mona says:

    BURGU ESHTE I KEQE ZONJA RUSPIJE A DO TA SUPORTOSHE DOT NUK KA 13 WC ATJE VETEM NJE PER TE GJITHE PYETE NEXHMIJE HOXHEN
    MOS I LODHE SHUME SA ME SHUME TE DALESH ME SHUME I SHTONE SIMPATIZANTET RAMES

  3. Jon says:

    znj.kryemadhi, ju se pari duhet te zgjidhni urgjentisht situaten e konfliktit te interesit qe keni me bashkeshortin tuaj. Me cdo standard nuk mund te funksionoje qe ju te jeni Bashke-Kryetare e Opozites dhe bashkeshorti juaj President mbi palet. Mundet ne rastin e nje krimineli qe gruaja te thote mos mi konfiskoni pasurite se une nuk flas me burrin per punet e tij? Apo ndonje gjykates apo prokuror te thote pasurine e ka gruaja, une sdi gje. Keshtu qe mos me shkarkoni? Pergjigja eshte JO. Bile reforma ne drejtesi shkon deri ne kontrollin e bashkejetueses. Pra kjo situata juaj nuk shkon. Te jape doreheqjen z.Meta ose juve te jepni doreheqjen nga te gjitha funksionet drejtuese te LSI dhe me pas do kishit te drejte te ngrini zerin dhe te kerkoni respektimin e ligjeve.

  4. Xen kellira e Argita gëlbaza says:

    Kjo mami i familjes obeze kokelopa do hedhur bashke me babin Like nga avioni

  5. Atdhetari says:

    Ty FYTYRË E MONTUAR Ynga SuprVjedhjet u tregon apo u thua Shqiptarëve atë që e dinë më Mirë se ty (nuk të drejtohem dot me Ty s’e është fyerje e rëndë për mua). Pyetja është se ti a e di Pse-në!? Jam dhe jemi të bindur fort që e di pavarësisht dëshirës juaj si familje që NUK LARGOHENI me dëshirë, por DO T’JU SHPORRIM ME FORCË! Kjo ështe Dëshira e Shqiptarëve dhe e ndërkombëtatëve. 1000000000000000000000 HERE NJË RAMË I TILLË SE SA SOJ I JUAJ dhe LSI-se bashkë më Berishë & Co.

  6. pjeter says:

    Ozot za ligeshti me vjen.Mua nuk me behet vone fare per politiken shqiptare,po pyetja qe me vjen natyrale eshte,si mos te votosh per Ramen?,kur degjon alternativat e shkretetires,te hajvanizmit,te hajnise,te xhadise,Kuj tja japesh voten? Ketyre? Kujt? Likes,Vasilit? Dhendrit te Serbise,apo Lulit,kujt ????Rama te duket gjeniu me i madh qe egziston.Ai avdalli thote qe do nxjerr tanket ne presidence!!!!, per c’fare Tanke thua o tu harrofte emri.

  7. shqip says:

    Ua sa gjynah ! Po si u katandisen kështu këta të Lsi-se? Them që do ishte ne te mirën e vetë Monikes, të mos e trazojnë me shume atë gjënë, se po bie ere deri në SHBA. Dorzo gjënë e vjedhur, dhe kthehu në origjinë. Do ta kuptosh që ti dhe yt shoq nuk zini dot rrënjë në Tiranë. Dmth nuk bëheni kurrë elitë qytetare. Sa për Ramen, zor se do ikë edhe mandatin e tretë. Ndërkohë ty Monika do të duhet të rinivosh silikonin.

  8. Lulka says:

    JON Cdo njeri ka mendimin e tij po kesaj Plere as grua nuk e meriton Ti thuash e jo me Zonje?
    Kjo plere po ndot Ajrin Shqiptar bashke me te gjithe llumin qe jane bere si egersira per zhvillimin e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje