Nga Baton Haxhiu
Pak ditë pasi ndodhi tërmeti i tmerrshëm në Shqipëri, u ula në një para-zyre të shkatërruar nga dridhjet tektonike, bashkë me Edi Ramën, për të realizuar një intervistë. Gjatë intervistës, Rama përmendi diçka që zakonisht nuk pret ta dëgjosh nga politikanët. Kur e pyeta se si gjeti Shqipërinë, në sytë e tij, vet udhëheqësit të saj, u duk katastrofa që shkaktoi natyra.
“U ndjeva i vetmuar”, më tha.
Për një kohë të gjatë kam realizuar intervista me Ramën, por nuk mbaja mend ta kem dëgjuar ndonjëherë të flasë për ndjenja, aq më pak për vetminë. Nuk e kujtoj askënd ta ketë pyetur arrogantin e damkosur si të tillë nga ata që nuk e njohin, apo e njohin veç nga përplasjet në studiot televizive me gazetarë dhe analistë të cilët, për fat të keq, përballjet me Ramën i përjetojnë si sfida personale.
Në Shqipëri dhe Kosovë jam mësuar të shoh udhëheqës fetarë të sillen si politikanë, e të dëgjoj politikanë që flasin si udhëheqës fanatikë. Por, Rama i asaj dite në sallën e hartave te shkatërruara të Shqipërisë dhe gjendja e tij e vetmisë, ishte befasi si rrëfim publik.
Kur gjithçka ndodhej nën pushtetin e shkatërrimit, vetmia mund të vinte nga presioni i rrethanave fatale. Por, duke parë atë që vijoi si një shfaqje me akte të panumërta rrugëve të zonave të dëmtuara dhe të kryeqyteteve të botës në kërkim të parave të rikonstruksionit, vetmia e Ramës ishte frika nga vetmia e Shqipërisë përballë dëmeve katastrofike.
Duhet të lëvizësh, qoftë dhe i vetëm – përkundër se në shoqëri demokratike veprohet kolektivisht. Edhe pse shoqëria reagoi, andej e këndej kufirit, por brenda të mundshmes që u duk si e pamundur.
Fakti që reagimi përbashkues i shoqërisë shqiptare nuk u kopjua edhe nga politika, konfirmoi edhe në kushte tragjedie cektësinë tragjike të kundërshtarëve të egër të Ramës.
E humbën edhe një rast të papërsëritshëm për t’u bërë relevantë dhe e lanë kryeministrin e tyre – aq të urryer – vetëm përballë malit të gërmadhave. Pa zgjidhje të qartë për rikonstruksionin, por edhe pa kundërshtarë.
Derisa kërkohen zgjidhje, bashkë me to kërkohen edhe fajtorë. Në Shqipëri dhe Kosovë kam dëgjuar politikanë tek e fajësojnë edhe Zotin, ndërsa kundërshtarin politik e barazojnë me dreqin.
Në një mënyrë të çoroditur, ambienti politik në botën shqiptare në vazhdimësi i ngjason një lëvizjeje avangarde në art, që në fillim të shekullit të kaluar kishte nxjerrë krye. Surrealizmi.
Ishte fusha pa kufij e artistëve të cilët u arratisën prej konturave të “normales”. E vërteta u bë absurde, realiteti u bë subjektivitet total dhe raporti mes objektives e subjektives ishte një dhimbje e pashërueshme.
Surealizmi na tregon se çfarë shihet nuk është ajo që duket dhe çfarë është më se e dukshme nuk është ajo që shohim. Në Shqipëri kjo nuk aplikohet si art, por si kulturë konflikti, që në politikë ka gjetur edhe njerëzit më sensacionalë të gënjeshtrës. Të vërtetat janë vetëm për t’u përmbysur dhe mjegulluar. Të arriturave u shkruhet se janë dështime. E sakta dhe e pasakta krijojnë raporte tensioni në mes vete, derisa realiteti që shihet i shkruhet realitetit që thuhet.
Por, e vërteta e djeshme në Bruksel është mbi katet e larta të surealizmit politik të ambientit shqiptar. Arritja e Edi Ramës që të sigurojë mbi 1 miliard euro nga komuniteti ndërkombëtar si ndihma për rindërtimin e vendbanimeve të shkatërruara dhe rikuperimin e dëmeve që tërmeti la prapa, nuk mbulohet dot me titujt e zakonshëm të “dështimit”.
Fushata kishte nisur për të mbledhur, në rastin më të mirë, para për mbulimin e 40 për qind të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti. Kjo shumë miliardëshe është 100 përqindëshi i dëmeve.
Në reagimin e tij të parë, Rama tha se ishte i shokuar. Por, nëse ai e mori shpejt veten nga shoku që la tërmeti pas vetes, kundërshtarët e tij mbetën të shokuar dhe kanë harruar t’i falënderojnë miqtë e shumtë të Shqipërisë. Sepse, në fakt, kanë kuptuar dhe janë shokuar nga e vërteta: Miqtë ndihmuan Shqipërinë, jo Ramën, por ndihmën e tyre shokuese e solli në Shqipëri Rama në luftën e tij me vetminë.
Ky është fakt.
Nuk ka nevojë më.
Rama i siguroi paratë për Shqipërinë.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm, që u krijua si titulli i një show politik të jashtëzakonshëm të afërsisë me njerëzit gjatë javëve të errëta pas tërmetit, u shndërrua në kartëvizitën e një njeriu të vetëm që i fuqizoi marrëdhëniet me miqtë e huaj në përmasën që e befasoi edhe atë vet.
Sigurisht, opozita njëdimensionale (hiq korrektësinë e Lulzim Bashës në fillim) do të zgjohet dhe do vazhdojë me pretendimet stereotipe të krijimit të mjegullës, edhe pse kësaj radhe – për shkak të qartësisë së numrave – vetmia e Ramës në majë do të jetë edhe më e madhe. Kurse zëri i humbur i kundërshtarëve të tij, gjithashtu.
Prandaj Edi Rama është kryeministër.
Shume e sakte! Me gjithe rezervat qe kam per politikanet Shqiptare ne pergjithes Edi Rama eshte i paarritshem,ky eshte fundi i plehrave antishqiptare me ne krye kopilin serb sali vuku dhe koklopen grabitese te paskrupullt meta.
e verteta ESHTE rama vazhdon te mashtroje publikun shqiptar.kush do paguaje interesat e huas pasi ti kene vjedhur rama e ahmetaj?
Ha mut Ha… Paguan banka islamike…
Edhe i vetem trim ne lufte…
Bravo bravo bravo 100 herë bravo.
Nje pyetje kisha une i nderuar, sa para mblodhen fondacionet private nga donacionet e njerezve dhe sa mblodhi qeveria ne llogarine e hapur per te njejten pune, aty duket perceptimi real sesa kredibilitet dhe besueshmeri ka kjo qeveri per ti lene para publike ne dore. Pa pastaj kjo ceshtja e miliardshit nqs analizohet ne detaje do shikosh qe kur te kesh shlyer 800 milionshin qe ta kane dhene kredi do kesh paguar mbrapsh disafish jo vetem 800 milionshin e kredise se “bute” por edhe 400 milionshin “dhurate”, se bota e sidomos bankat nuk japin dhurata pa qene te sigurte qe “dhurata” do ju kthehet mbrapsht disafish. Kjo qe po na shitet si ndihme ne fakt eshte propaganda me e shtrenjtepaguar qe mund te jete bere ndonjehere ne bote, propagande per ti rritur piket egos se Rames, dhe propagande per zbukuruar imazhin e europes pas injorimit qe na beri (jo per fajin e saj ne fakt) me moshapjen e negociatave vjet. Gjithsesi, kjo shifer eshte akoma ne leter pasi do duhet te shikohet se cfate kriteresh ka, cfate kushtesh etj sepse nga e thena ne te bere eshte ne mes nje mal i tere.
Shum pervesa ka shqipja vet ne shqipni po paska edhe pervesa si ky palaco qe bon si demagog mire kta kelyshet e kuq se nga ajo fare kane lind po ti more cfare fare je besoj un shum se nga fara e pushtave te kuq te udb ato pare qe u dhane shqipes nuk ishin per qeverine por per njerzit qe kane ngel rrugve edhe per ti treguar atyre se europa eshte e ardhmja e tyre e jo ca pushta si puna qe kane pushtetin aty edhe i treguan se do ket transparence per ato pare edhe ata e dine se kush jane ne qeveri edhe opozite sepse ato jane 1 kelyshat e kuq nga saliu udb e me radhe nano ruci meta rama basha gjinushi braho e shpk e tyre po ao treguan edhe nje here se ku duhet te mbeshtetemi ne vlera europiane e jo ne vlera anti demokeatike hajde tung
Sa para ke dhene zotrote e ndihme te atyre qe u preken nga termeti? Kot po pyes se e di pergjigjen “Asnje lek se do t’i vjedhe Rama”. Apo jo? Ky eshte refreni. E po te mos ishte Rama, do dilte ndonje justifikim tjeter. Njerez si ty, kot qe rrojne ne kete bote. Vetem per keq mendoni, nuk ju behet derman as me doktor as me ilace.
Βravo Baton!
Mire po e thua. Ndihmen shokuese te huajt e dhane per Shqiperine , por Rama i solli ato ne Shqiperi, ne lufte me vetmine.
Respekt ! Je rreshtuar ne krahun e duhur , si gazetar dhe media.
Rama – simboli i vetmisë triumfuese!
Ai vertet u la i vetem mbi germadhat, qe shkaktoi termeti i fuqishem i 26 Nentorit 2019, ndersa koleget e tij politikane te opozites ferkonin duarte e tyre te pista dhe si hienat qendruan dhe qendrojne ende per te rrezuar Ramen me rugen banditeske, me molotove, gure, shkopinj, me ”babale”, me shpifje, me boje te zeze, me flakadane e zjarre ne djegien e Parlamentit, te kazaneve te pleherave, me plagosjen e policeve ne krye te detyres dhe ne çdo ”beteje paqesore” shpreheshin triumfatore si Don Kishotë speciale pas thirrjes: -Rama iiiiiik(!), ”Ramën e rrezuam”, ”qeveria ka rene”(!)…
Pas hynereve plot fame, ata ktheshein ”triumfatore” te menderosur ne zyren e gjirizit, per te hartuar risulmin e radhes…dhe ne kete aventure nje ndihme e mire ka qene dhe vazhdon te jete edhe lili-puti i presidences…
Rama te gjithe i sfidoi!
Nese banesat e rindertuara per viktimat e termetit do te realizohen ne kohen me optimale, me transparence, me siguri te larte ndaj lekundjeve sizmike dhe me koston reale, Rama konfirmon fitoren e merituar ne zgjedhjet elektorale te vitit 2021. Kjo nuk eshte e pamundur!
Pas kesaj fitoreje, Rama largohet me dinjitet nga politika si partiak, si kryeminister, si deputet dhe meriton vendin e PRESIDENTIT TE RSH, vend te cilin sot e mban ne menyre te turpshme per gati 4 vjet lili i monikes se çizmes, pale me opoziten, ne konflikt interesi per shkak te gruas se tij opozitaree dhe ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e RSH.
Suksese jo per Edi Ramen, por per mbarevajtjen e puneve ne Shqiperi, per ndertimin e banesave te viktimave te shkaterruara nga termeti i 26 nentorit 2019, ne menyre qe Shqiperia te jete e ndreuar dhe e respektuar ndaj te gjithe donatoreve te mrekullueshem, qe asnjehere ne historine e deritanishme nuk kane qene kaq afer popullit shqiptar dhe Shqiperise.
Donatoret, pa perjashtim, meritojne mirenjohje dhe falenderim pa fund. Ne kete pamje edhe kryeministrit tone te gjithe shqiptaret i drejtojne gjithashtu mirenjohje dhe falenderime per punen, lodhjen dhe sakrificat e tij te panumerta ne interes te vendit dhe permiresimit te situates dramatike.
Te shkruash per opoziten, eshte si te lodhesh kot. Tashme ajo eshte shokuar, eshte rrudhur dhe fishkur edhe me shume dhe deri ne daljen e gjethit te ri, do te jete thare fare.
Nfderime donatore! Faleminderit BE! Faleminderit USA!
Bëhuni të arsyeshëm zotrinj “Rilindas”! Prindërit tuaj mburreshin që ishin i vetmi vënd në botë, i cili me kushtetutë nuk pranonte ndihma të huaja, ju fëmijtë e tyre që drejtoni sot Shqipërinë mburreni se bota ju dha kredi aq sa nuk mund ta imagjinonit. Sukses e quanin atëhere ata qëndrimin e tyre, sukses e quani edhe ju sot qëndrimin tuaj. Por mos u gëzoni shumë. Ju duhet të kujtoni se qëndrimi i atëhershëm e çoi vëndin në katastrofë, po ashtu dhe qëndrimi i sotshëm do t’ju çojë në katastrofë, po nuk ecët me mënd në kokë. Situata aktuale ka vetëm një mundësi për sukses, menaxhimi me ndershmëri i fondeve të akorduara, gjithçka tjetër veç mund të shkaktoj një tërmet shumë më të hidhur se ai i pari.
BRAVO….ESHTE ME SE E VERTETE….SHQIPETARET NUK DO TE GJEJNE KRYEMINISTER SI RAMA ME GJITHE TE METAT KE MUND TE KETE SE
NJERI ESHTE.
RAMA++++++++++++++++++
TE METAT E TIJA–
Batoni eshte nga te paktet kosovar qe perdor fjalen me elegance. Si puna e vetmise se Rames. Nuk besonin se do ja dilte. Prandaj mbetet i pathyeshem.
Bravo ty Baton per shkrimin, por do i thote akoma me bravo RAMES Populli Shqipetar, kur keto fonde te mire menaxhohen deri ne centin e fundit dhe per kete Rama nuk duhet lene vetem, sepse i shtrojne shume ferra nen kembe qe nga kelyshet e vegjel te administrates se vet. Prandaj Nihmojeni ne kete drejtim.
Edhe i vetem trim ne lufte…
Kiu-fiu, alias @shefkiu!
Mire e ke ti zoti shefki! Aty rri e mos luaj! Shenoi ato parimet e socializmit me shkronja te medha dhe po te shikosh ndonje ”rilindas”, qe i prish ato norma, hidhu! Perdridhu! Po deshe edhe pirdhu!…
Si nuk u bëtë nje here njerez! U mbeti koka mbrapa!
Nuk ka lajm me optimist, me te gezuar dhe me shpresedhenes pas katastrofes se 26 Nentorit 2019, o njeri! Ku kullot ti, ne Lalez!? U ndjefsh mire! Cfare te te them tjeter une?
Po mirë, or zotëri, çfarë them unë në komentin tim që ju paska šhqetsuar aq shumë? Thjesht po bëjë atë që bënte Nastradini, para se ta çonte djalin për të mbushur ujë, i fuste një pëllëmbë me qëllimin e vetëm që të mos thyente shtëmbën. Tani si thua ti, me që i hiqtë një dackë, nuk e donte Nastradini djalin?
Unë e di që të dhash një armë të madhe duke e krahasuar vehten me Natradinin, pasi në këtë rast ti nuk do lësh të shpëtoj nga dora të përdorësh konotacionin negativ që mbart fjala Nastradin në zhargonin tonë, duke më quajtur eđhe mua thjesht një Nastradin për komentin që bëjë. Por, po ashtu, unë e di, që edhe po të përdorja fyerjet më banale ndaj teje si individ, ti as që do shqetësohesh fare. Duket je i atillë tipi, që shqetësohesh vetëm po tu vu në diskutim (jo më sharë) Rilindja. Le të ta shajnë nënën, babanë, motrën apo vëllanë, kjo ty nuk të shqetson, por po të shanë Partinë…..!!!!
Baton,ke shkruar nje sinteze per kundershtaret e RAMES qe jane njekohesisht dhe armiqte e Shqiperise.Por ,realisht ,ata nuk jane opozite sepse koncepti ,,opozite,, eshte politik.Turma anarkotribale e Berishes dhe e Metes perben ne vetvehte mbeturinen e tmerrshme dhe te ndyre te pjeses primitive gangstere te nje pjese jo te vogel te shqipfolseve. Per fat Rama nuk eshte vetem ,dhe vetem ketu ke gabuar Baton .Edhe pse Rama nuk eshte i majte por nje liberal i qendres,ka kuptuar gjene themelore ,ne Shqiperi akoma nuk ka nje mase njerezish liberale te djathte.Prandaj Rama u mbeshtet tek populli i majte qe ne Shqiperi ka qene ,eshte ,dhe do te jete shumice edhe per disa vite.Aresyet jane te shumta,nuk mund te spjegohen ne nje koment.Ky popull i majte eshte forca e Rames perballe,,surealisteve,,politike dhe mediatIke .Dhe ky popull nuk mashtrohet ,pavaresisht nga genjeshtrat e ndyra dhe shpifjet e perditesheme qe i ofrohen nga banda politiko mediatike e erishes dhe Metes.
Respecte Baton,je nga te paktet gazetar ne Kosove ,ne mos i vetmi,qe nuk reflekton urrejtje si nje fare mut-muti Bubuzheli.
undefined