"Një tufë xhajgurësh", Edi Rama shpërndan mesazhin e Rexhep Qoses: Urrejtje e organizuar shoviniste ndaj Shqipërisë

18 Shkurt 2020, 15:36Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ndan një mesazh të akademikut Rexhep Qosja, i cili thotë se urrejtja ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit dhe as e rastit, por një urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar.

“Hallall! Sapo më dërgoi zyra e shtypit statusin e mëposhtëm që Akademiku Rexhep Qosja ka postuar në faqen e tij sociale sot.

E pata të pamundur të mos e ndaj me ju, sepse e pamundur është të mos preket plaga që një tufë xhagajdurësh, me atributet e rrejshme të patriotit a të mendimtarit, që rëndom politika a gazetaria në trojet tona u’a mveshin njerëzve pa din e as iman, po rreket të hapë, zgjerojë e thellojë, bash ashtu siç e demaskon me një qartësi të dhimbshme Rexhep Qosja, në shënimin e tij”, shkruan Rama.

Ai shton se në një pikë nuk është dakord me Rexhep Qosen.

Më konkretisht Rama thotë se kjo urrejtje e organizuar shoviniste ndaj Shqipërisë, siç ai e quan, nuk është thjesht një organizim mjetesh politike, mediatike e financiare, sa të paskrupullta aq edhe të errëta, e cila sipas Rexhep Qoses, mund të sjellë pasoja në marrëdhëniet mes të dy shteteve shqiptare, por një ofensivë e egër pushtuese e hapësirës publike të komunikimit, që me vulgaritetin, shpifjet dhe dritëshkurtësinë e saj, ka nisur ta dëmtojë keq vetë Kosovën.

Ai publikon statusin kuptimplotë nga Rexhep Qosja.

URREJTJE ME PASOJA TË MËDHA

As kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit  të Brendshëm Shtetëror- UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express”.

Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!

Kësaj urrejtjeje të organizuar shoviniste brendakombëtare kundër Shqipërisë, me të punësuar e bashkëpunëtorë, me ide, me mendime, me projekte, me propozime po i kontribuojnë edhe ndonjë institucion e edhe individë të tjerë të këtushëm.

Është naivitet të besohet se këtë urrejtje shoviniste brendakombëtare ndaj shtetit shqiptar, Shqipërisë, nuk e nxisin edhe mjete financiare të brendshme e të jashtme!

Dhe, është e palejueshme të presim gojëmbyllur e të shohim se çfarë pasojash, dhembjesh e plagësh po i sjell kjo urrejtje e propaganduar aq gjatë e aq vendosmërisht njësisë së Kombit shqiptar dhe marrëdhënieve të D y shteteve shqiptare!

Në qoftë se nuk janë mirëkuptues të kësaj urrejtjeje të propaganduar haptas, botërisht e pa ndërprerje tani e sa kohë kundër Shqipërisë, institucionet e larta politike e shtetërore të Kosovës do të duhej të marrin qëndrim ndaj bartësve të saj siç po marrin shtetet e mëdha të Bashkimit Evropian ndaj propaganduesve të organizuar të fashizmit dhe të nazizmit në jetën e tyre politike, shoqërore e shtetërore. Heshtja e tyre ndaj saj s’mund të kuptohet ndryshe përpos si pajtim me të!

11 komente në ““Një tufë xhajgurësh”, Edi Rama shpërndan mesazhin e Rexhep Qoses: Urrejtje e organizuar shoviniste ndaj Shqipërisë”

  1. Golemi Moisi says:

    Ajo propagandë drejtohet prej vetë Albin Kurtit, zagarit të mbuluar të Serbisë. Njeri i keq dhe me mllef.

    1. Dyrrahu says:

      Berat Buzhala, shpejt, shume shpejt do ta sulmoje edhe Albin Kurtin. Tani po e kursen sepse i ka enderrat e tija se do te gezoje privilegje nga Albini.
      Ne momentin qe verene se nuk ka gje nga fillon dhe e sulmon.

  2. Klimax says:

    Si kryeminister i Shqiperise, duhet te jesh ti i pari te respektosh gjuhen e shkruajtur shqipe! Ndoshta me kete gjuhe te shkruajtur me mesazh mendon se do fitosh simpatine kosovare, por realiteti eshte se akademiku Qosja shkruan e komunikon shqip ndersa ti, kryeministri i Shqiperise, gjuhen e katundit duke e perzier me arabisht (hallall).
    Nuk e di si mund te quhet ky komunikim, populizem, sharlatanizem, injorance, banalitet gjuhesor, ……..!!!

    1. Kapterri says:

      Ti mor Klimax i/e nderuar nuk paske mësuar gjë në shkollë për ironinë dhe sarkazmën. Tu bravo të qoftë që mban lart pishtarin e gjuhës së pastër. E keqja është se shumica e shqipove dhe sidomos ata mbas Bjeshkëve të Namura, nuk dinë shqip. Prandaj dhe Kryministri është i detyruar ta adaptojë gjuhën, se përndryshe nuk e mer vesh njeri.

    2. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Edi Rama gjithnje e me shume do te perdore fjale turko-arabe. Dhe kete e ben per hater te vellaut Erdogan.

  3. Suela says:

    Jo xhajgure, por xhagajdurë
    o copa mishi me emrin gazetarë

  4. Iliria e bashkuar says:

    Kush kerkon ndarjen e Kosoves, vafte ne djall

    1. Zigur Qarri says:

      Te dhjetsha ty dhe kosoven primitiv

  5. Kellira e islamit politik says:

    Marksisto-islamiku, idhtar i Alija Izetbegoviqit qe ka synim islamin politik

  6. Arjan says:

    Urrejtja nuk mund te perkufizoj nje komb si Po mundohen ta thone Shume anal-iste Ajo i drejtohet kryeministrit Shqiptar dmth nje personi dhe rahmuti nuk eshte Shqiperia.Asnje Shqiptar Nuk mund Te pranoje minishengenin ballkanik para minishengenit Shqiptar,e thote kushtetuta Shqiptare qe te mbrohen me cdo kusht te drejtat e cdo individi Shqiptare kudo qe te ndodhet ne kosove maqedoni mal te zi greqi serbi dhe kudo ne evrope.Nje kryeminister Shqiptar qe Ka frike Te zere ne goje CAMERINE qe Ka frike Ti drejtohet maqedonise Te lejoje shqiptaret autoktone te flasin gjuhen shqipe dhe Ti bej thirrje malit te zi se flamuri Shqiptar eshte valevitur ne ato ane para se Te emigro in sllavet.Vetem atehere do te kemi nje kryeminister qe eshte Shqiperia.

  7. am says:

    He per he buzhala nuk shihet se ku i ka rrenjet. Ama sidoqofte ja doli te ndezi sherrin. Nga kjo pikepamje eshte i shkolles se saliut. Keto jane metodat qe kane grupet politike per te krijuar potencial per levizje. Tashti do shohim se ku do e nxjerre koken sherri qe u ndez. Atehere do kuptojme se kush eshte punedhenesi i buzhales. Sidoqofte sa kohe te kete budallenj ky vend aq kohe do kemi buzhala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje