I shkoi formulari i OFL, kush është Gazmend Mahmutaj, bos i drogës e prostitucionit për të cilin Fatmir Mediu u dënua me 3 vite burg

18 Shkurt 2020, 14:01Politika TEMA

Gazmend Mahmutaj është dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali.

I lidhur me emrin e tij ka qenë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili është dënuar në itali me 3 vite burg dhe ndalim të ushtriimt të posteve shtetërore për akuzën e “përkrahjes së të inkriminuarve”, pasi sipas Gjykatës së Apelit në Milano, me një vendim të 23 prillit 2000, Mediu, në emër të parlamentit shqiptar, ka favorizuar të kërkuarin nga drejtësia italiane, pikërisht Gazmend Mahutajn me të cilin kishte miqësi, për të kaluar tranzit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj me emër të rremë (Raqi Gjoni).

Për këtë ngjarje, në atë kohë, Fatmir Mediu për Shqiptarja.com deklaronte se është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë italiane.

Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin ”Malpensa” në Milano bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë. Deputetët shkonin në Parlamentin Evropian për një mbledhje për krimin e organizuar.

Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj duke përfituar nga miqësia me kryetarin e PR-së, thotë drejtësia italiane, – Fatmir Mediu kishte siguruar dokumente të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni.

Trupi gjykues në Itali, në shkallën e Parë dhe atë të Apelit, kishte arritur në përfundimin e se Mediu e ka ndihmuar Mahmutaj t’i shmanget drejtësisë italiane duke mos vuajtur dënimin. Mediu u dënua me 4 vite e 6 muaj burg dhe pas procedurës me gjykim të shkurtuar, ai u dënua me 3 vite burg.

Por vetë Mediu shprehej se ka marrë pafajësi nga Gjykata e Lartë dhe se kjo çështje nuk ka vend për aludime.

Gazmend Mahmutaj është vëllai i Kasem Mahmutaj i kandiduar nga Partia Republikane në zgjedhjet lokale te vitit 2007 dhe në vitin 2015 u kandidua nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha, po për kryetar Bashkie Berat. Kasem Mahmutaj ka qenë drejtor i objektit më të madh të industrisë ushtarake, në Poliçan, duke qenë njëkohësisht dhe kreu i Partisë Republiken në Berat që në mars të 2008.(Shqiptarja.com)

6 komente në “I shkoi formulari i OFL, kush është Gazmend Mahmutaj, bos i drogës e prostitucionit për të cilin Fatmir Mediu u dënua me 3 vite burg”

  1. P says:

    Po Veting per Mediun nuk ka.

    ?????

  2. Zana says:

    Ka hale mos kete futur hundet Fatmir Mediu ?

  3. Renato says:

    Kesaj i thone te hash mut, pse nuk arrestohet si bashkepuntore, pse nuk i eshte hequr e drejta per ne SHBA. Ktu nuk ha mut njeri, ketu hane te gjithe.

  4. Stf says:

    Nuk ka veting per politikanet, ka ligj por ka dhe Maliq?

  5. Bureto says:

    E ka deklaruar Mediu ne KQZ, deklaraten per deputet qe ka qene i denuar denuar. Po ashtu nese ka marre pafajsine nga Gjykata e Larte e Italise a ka paraqitur nje vendim te tille, prane saj? Po lidhjet e tij me Kajollin e Fierit, tashme ne burg, i ka treguar, apo ndryshe i ka hetuar prokuroria? A jane keto lidhje me krimin e kriminelet apo jane vetem per Gjushin, Dakon etj etj ? Pse PS nuk ndihet per keto, por lejon te sulmohet per te tjere më afer saj. Ne e dime qe krimi dhe kriminelet kane flirtuar flirtojne me te gjitha krahet e politikes, por deri me sot keto kane ngelur ne kuadrin e deklaratave politike dhe asnje politikan nuk eshte demtuar nga ky fenomen. Opinioni publik do te dije si qendron e verteta, Qendrojne apo jo keto akuza dhe si te tilla, nese qendrojne, prokuroria duhet te jape shpjegime qofte dhe duke kryer hetime kryesisht te parashikuara ne kompetencat e saj. Te shohim me tej se si do te veproje SPAK-u per keta ‘peshq te medhenj”. Jane shume, duhet shume kohe per t’u marre njeheresh me te gjithe, por si fillim le te shohim ndonje shembull sa per te kuptuar se ky institucion i shume pritur po e fillon mbare seriozisht.

  6. tomorraku says:

    Merdecit,na doli edhe bashkepuntor i trafikanteve dhe drejtesia ,por edhe PS kane heshtur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje