Dr. Petrela sot ka punë, me këta të sëmurët tanë mendorë!

18 Shkurt 2020, 18:45Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Ç’është gjithë kjo histeri ditën pas vendimit të Evropës në favorin e Shqipërisë?!…

Kësaj here të sëmurët tanë mendorë vishen me kravata e këmishë të bardha. Edhe vetë Doktor Petrela, neurokirurgu i famshëm, e ka eksperiencë të parë. Duket sikur ‘ka përparuar kombi’ pse u çmenden kravatat, por në fakt nuk është kështu: Kur sëmuren të ultët, kombi ka më pak kosto. Kësaj here janë çmendur ‘të mençurit’ e kombit.

Presidenti i Republikës i ra këmbës qysh një natë më parë; sot ka deklaruar ‘grusht shteti’. Gjatë natës, aleatët e Shqipërisë i quajti ‘investitorë diktaturash’. Një natë më parë kishte deklaruar se ‘po të vijnë këtej, do t’i pres me tanke!’, duke folur për Parlamentin.

Të tjerë nisën të helmojnë publikun duke përhapur psikoza se ‘këto para do t’i ktheni’ (psikozë tipike banditësh që vetëm marrin e nuk kthejnë). Të tjerë (përsëri të tjerë) kanë bërë planin si të rrëzojnë kryeministrin para se të kthehet nga Evropa. Të tjerë po thonë se ‘ç’na duhen ndihmat e të tjerëve?!’. Të tjerë po pëlcasin nga tmerri pse u bë kështu…

Përgjatë gjithë qytetit, ku ndodhen selitë e partive dhe accountet e internetit, sot kanë shpërthyer simptoma të rënda të psikoneurozës: Histeri, neuroza obsesive, paranoja, demenca, narcizizëm, depresione, obsesione, fobi… Të gjitha. Jo thjesht Dr. Petrela, shef i Neurokirurgjisë por gjithë kombi ka hyrë në një ‘teatër’ absurd ‘marrëzish’.

Të gjithë kanë të drejtë, sipas sëmundjes së tyre:

Të parët kanë të drejtë të marrët e marrë:

Këta janë të njëjtët, në çdo ngjarje e kthesë kombëtare, këta janë aty. Tani kanë në dorë edhe mjetet moderne të kibernetikës, dhe bëjnë namin. Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë do të ishte më keq: Të marrët do të përlesheshin me njëri tjetrin, njësoj si në vendet evropiane në Mesjetë. Evropa, bash për këtë arsye i liroi të marrët nga kështjellat; për të hapur burgjitë e kombit. Sepse të marrët, që në fakt nuk janë të sëmurë viralë, e quajnë pasuri marrëzinë. Marrëzia magjeps- shkruante Shopenhauer- dhe kjo i bën të marrët edhe mes nesh që të ‘shkëlqejnë’. Shkëlqejnë edhe kur i vihen kundër kombit që do të shërohet nga tmerri i tërmetit.

Kanë të drejtë ‘këmishët e bardha’ me neuroza të mbrojtjes, me paranoja dhe narciziëm:

Shumica prej tyre ka ndodhur që gjatë këtyre tre dekadave të jenë vënë edhe në krye të shtetit, ose diku në mes të trungut shtetëror. Këta e lanë vendin në mjerim, në konflikt ujqërish e delesh, në konflikt pronash, në pasoja të luftës civile, nën grabitjen e tyre. Kjo që ndodhi kësaj here në qendër të Evropës, këta i shkrin si ‘borën e verës’. Sado që t’u thuash të mos kenë frikë, ata e dinë se ‘janë kokërr misri’ dhe do t’i hajë pula. Një nga vajzat personazhe të Frojdit kishte frikë të dashuronte sepse në shtëpi kishte babanë të sëmurë. Njësoj edhe këta të ‘neurozës së vetëmbrojtjes’, do të donin të shkatërrohej nga tërmeti ose të digjej vendi, por mjaft të mos zbuloheshin krimet. Deri tani bënë të pamundurën për të ndaluar Reformën në Drejtësi. Me rastin e aktit të Botës në ndihmë të Shqipërisë, kjo bëhet e pamundur. Atëherë i vetmi opsion është ‘të dorëzojnë dashurinë para babait të sëmurë’.

Kanë të drejtë ‘kravatat’ me demenca, me neuroza obsesive, me fobi:

Këta duhet me patjetër ta ndalojnë valën perëndimore për ngjalljen e jetës pas tërmetit në Shqipëri. Nëse këtu do të nisë puna ( dhe do të nisë menjëherë), atëherë ku ka vend për këta?! Këta kishin në plan që të përsërisnin vitin e tmerrshëm 1997, kur në vend u vranë rreth 3 mijë vetë dhe u plagosën 20 mijë. Asnjë nga ‘të marrët’ e luftës nuk u përgjigj deri më sot. Një i çmendur si Bin Laden vrau rreth 3000 vetë në Amerikë, por u fundos në det. Edhe Herostrati, zjarrvënësi i Athinës së Lashtë, i vuri zjarrin tempullit të Artemis në Effes, por Athina i dha këtë dënim: ‘Herostratit të mos i përmendet më emri!’. Në 13 shkurt të vitit të kaluar në Tiranë nisi beteja e dytë me sloganin ‘Përsërisim vitin 1997’. Këtu nuk kishte gjykatë të Athinës. Por këtë vit, për shkak të vëmendjes së Perëndimit, ata të 97- ës nuk kanë më asnjë ushtar për të djegur vendin. Të gjithë ‘shulat’ që merrnin dy lekë e gjuanin me molotov, tani duhet të punojnë dhe të marrin fitime nga tërmeti…

Kanë të drejtë kravatat me fiksime, me autoerotizëm dhe me narcizizëm:

Këto sëmundje janë shfaqur vonë, por në fakt lidhen me frenime dhe fiksime shumë të hershme. Periudha e diktaturës komuniste dhe tre dekada post- diktaturë na lanë një shtet arkaik, të llojit Islamist. Disa herë gjatë këtyre dy epokave, ‘kravatat dhe këmishët e bardha’, u tunduan të mbajnë më shumë anën e Lindjes dhe të botës Islamike. Që në vitin 1992, Shqipëria u radhit në Konferencën Islamike. Nuk janë të paktë edhe ata që sot shkruhen në media sociale kundër Amerikës dhe kundër Perëndimit. As ata që u gëzuan pse Evropa nuk i hapi dyert për Shqipërinë, as këta nuk janë të paktë… Madje ‘kravata’ më shumë….

Kjo që ndodhi, dhe që shpërtheu neurozat, kjo e hapi portën perëndimore… Tani kush mund të thotë se ‘Evropa nuk na do’? Veç pacientët e dr. Petrelës mund ta thonë.

28 komente në “Dr. Petrela sot ka punë, me këta të sëmurët tanë mendorë!”

  1. RROFTÈ HASHIM THAÇI ?????? says:

    SUPER FRROK ÇUPI !!! Je i PAZËVENDËSUESHËM Zoti FRROK !! Keep Going Zoti FRROK ÇUPI

  2. fariu says:

    Ketu, Bravo Frrok. Qente e rruges angullijne, Karvanit i zgjedhin rrugen edhe miqte e vete.

  3. Metalurgu says:

    Ne Elbasan ka qene i degjuar nje mjek neurolog dr.Dinci dhe ata qe ne shoqeri cfaqnin probleme te tilla,emrtoheshi “Ushtari i Dincit”Shkrim teper i qarte .

    1. Bureto says:

      Ata që merren me të sëmurët mendorë, nuk njihen neurologë, apo neurokirurgë si psh prof. Mentir Petrela, por psikiatër. I tillë ishte dhe dr. Sadik Dinçi, që ishte njëherazi dhe drejtor i spitalit të njohur si spitali i të ‘çmendurve’ në Elbasan. Për këtë kategori të sëmurësh të pa shërueshëm, shpesh dhe të rrezikshëm, e ka fjalën besoj edhe Frrok Çupi.

    2. George says:

      Pershendetje z.Çupi

  4. Rrespekt Frrok eshte pikerishte ajo qe mendoje shume shqiptare qytetare
    te vertete .
    U bo Konfereca .
    Rama deroj Shqiperine dhe gjithe shqiptaret
    me performance e sharmin e tij prej Europiani
    Bota na mirepriti rrespektoj e mbeshteti
    u dhurua Miljardi nga Donatoret per Shqiperine
    qe do te thoshte ndryshe mbeshtetje parezerva per Qeverrine Rama
    dhe kaq …

    Shqiptaret duhet te festonin kte mirejohje te Botes vs Shqiperise
    dhe Ramen ta uronin te gjithe madje edhe Opozita ,
    sepse ktu behet fjal per shtetin dhe te pastrehet e ngelur nga Termeti .
    Asgje tjeter .
    Kjo Histeri qe ka shperthyer nuk ka te bej me Politikan
    sepse asnji s’eshte i tille ,duke fillu qe nga Kolonel Muti Qepanit ,
    e deri ke surrat Plonci Dordoleci i rrugeve pederi Hollnades
    apo baxhella e mutit qe lehin pa asnji kuptim
    dhe se si pjerdh kush ne Shqiperi .
    Kta kriminel e atishqiptare i njohim tashme .
    Halli tyre eshte Pasuria e Vjedhur qe nuk Justifikojne dot
    e pastaj SPAK prandaj jane ber si te cmendur e kendojn hymnit
    e skicofrenise ne kore bashke .
    Jane kriminele qe do pergjigjen para Drejtesise jovetem per pasurine e vjedhur Shtetit .
    Le te lehin se clirohen tha Rama .
    secili ka te drejte ne Demokraci te hyj ne cdo rol edhe ate te qenit
    madje edhe te enderoje hahah .
    Rec i pret te gjithe antishqiptaret
    Sa te merret i pari zvarre Live .kenio me pa si i kapi bizga gagsterret e tjer
    qe lehin sot ne kor

    1. leon says:

      I PERKRYER Z,. FROK….

  5. Gipa says:

    Te lumte Frrok mire je tue ju mshue ketyre idioteve qe i permend por me negativen qe e kan ne zemer kurre faqe te bardhe mos paqin si mujn me ate urrejtje ndaj atdheut vetem se une nuk jam ta vjedhe edhe te fundin lek sic kan ba e tani friga edhe drejtesise dhe shiko cfar presidenti kemi qe nuk don ta dijme ku ne ofshore i ka akontet bankare ai asht gati ta djeg e ta shkrumoj kete vend por nuk do ta lejojme kete te marre me shoket e tij.

  6. Fshatar Qinani says:

    Komb me mut sesa shqiptart s ka.
    Mut e kalu mutij jan.

    1. Kol Kraja says:

      Ç’varjetet m… jeni ju, ju lutem? Se nga gjuha tingelloni suedez

  7. Kol says:

    O Frrok,
    O kermill i cdo pushteti qe nga koha e Hoxhes!

  8. rripitipitytytyrripitytyrrtyryry says:

    Ne fakt per investitoret investimi me i sigurte eshte ai qe behet ne shtete diktatoriale pasi nuk ka nevoje te korruptojne gjithe zinxhirin qeverises apo pale te interesuara, korruptojn vetem Njeshin dhe ceshtja eshte e zgjidhur. Por nuk ishte ky thelbi i deklarates se Metes, thelbi ishte qe bota e qyteteruar, shtetet demokratike qe vendosin humanizmin mbi politiken, mbi pragmatizmin kane dhene ndihma falas edhe per shtete diktatoriale kur popullsia e ketyre vendeve ka perjetuar tragjedi natyrore, por nuk i kane dhene per diktatoret (te cilet ne kembim te ndihmes per popullin e tyre kane kerkuar dicka edhe per vete), i kane dhene per njerezit ne nevoje. Ne rastin konkret kemi 2/3 kredi dhe 1/3 ndihme, interesi i 2/3 kredi qe do paguhet mbrapsht mbulon edhe 1/3 qe konsiderohet ndihme, per me teper duhen pare kushtet se si do implementohet ne terren, nga kush, cilet do jene kontraktoret dhe nenkontraktoret, duhet pare nese keto para do injektohen direkt ne ekonomi apo do qarkullojne serish jashte nepermjet kontraktoreve, ne fund te fundit edhe ai qe te jep parate ne forme ndihme e shikon kete si oportunitet per veten e tij, pasi parimi baze i kapitalizmit eshte, – Halli jot eshte perfitimi im -. Por ajo qe eshte e rendesishmja, parate nuk u dhane si vleresim ndaj kredibilitetit te qeverise por si vleresim per besnikerine pro-europiane te popullit shqiptar dhe si xhest simbolik qe per te treguar se europa eshte prane popullit tone. Rama ka vetem nje merite, propaganden sepse e gjithe qeverisja e tij deri me tash mund te permblidhet ne shprehjen ‘The more things change, the more they remain the same’.

    1. Opozita ne zi says:

      O rripi ti edhe ty ,paske dal nga psikiatria ku te shtroi,saliu tit vasili e tritan shehu qe hiqen si doktora te mortjes.
      Ju jeni me te vertete te semure sic thote Frroku…
      Keni mbi 2 muaj mosbesus se kush e pret ramen dhe asnje si jep pare e propogande antishqiptare edhe sot qe bota u be solidare dhe bujare,sajoni lloj lloj brockulla…
      Ju jeni jo vetem te semure psiqik por edhe shpirt katran…
      Prandaj saliu i ceceneve e shkatrroi kete vend me keq nga termeti me i fuqishem

    2. Niku says:

      “Por ajo qe eshte e rendesishmja, parate nuk u dhane si vleresim ndaj kredibilitetit te qeverise por si vleresim per besnikerine pro-europiane te popullit shqiptar dhe si xhest simbolik qe per te treguar se Europa eshte prane popullit tone”. Ne ka genjeshter me te madhe sot neper faqet shqiptare, nuk besoj. Ti sikur ke qene pas dere mor bir dhe e di me siguri se si jane dhene ato para, kunder Rames apo pro popullit. Edhe pastaj e kontradikton veten nje fjali me poshte ku I jep meriten Rames per propaganden. Ato para u dhane se Rama DITI si te lype. Ne 1997 demi qe ju shkaktua Shqiperise ishte disafish me I madh, por Nano dhe Berisha mblodhen a s’mblodhen 500 milione. Rama DITI si te marre para edhe nga Europa, edhe nga SHBA, edhe nga Azia. Me e pakta qe I duhet thene eshte “Rrofsh qe e bere”. Po, nje pjese jane borxhe qe do paguhen, ashtu sic ndodh ne cdo vend te botes kur mblidhen fonde pas katastrofave natyrore. Do t’i paguajne brezat e tjere, ashtu sic ne po paguajme kusuret e paraardhesve.

      Gjest simbolik prej 1 miliarde eurosh? Nuk te FAL kush 1 miliarde euro, as nuk eshte gjest simbolik se per disa vende ajo eshte GDP totale e vitit. Nuk kane besnikeri pro europiane shqiptaret se jane mish-mash, ashtu sic ke pro-europiane ashtu ke edhe islamiste. Shih kosovaret qe po te mos ishte Amerika do ishin akoma nen Serbine tani dhe nga ana tjeter, islamizohen dhe luftojne Ameriken. Nje mut jemi dhe ne, nuk na zihet bese kollaj, fatkeqesisht. Fjalen BESA e kemi sa per filma e per histori te kendshme oxhaku, por nuk kemi bese, I sherbejme atij qe na paguan me mire. Shohim vetem interesin tone dhe jo me larg se hunda. Ndaj vriten vellai me vellane per nje rrip toke qe s’e gezon askush.

      1. rripitipitytytyrripityty says:

        Nuk ka kontradikte, ke keqkuptuar ose nxjerr kastile nga konteksti fjalen “propagande” dhe duke e vendosur ne kontekstin qe te intereson,,, ne ate te lypjes. Jane tre faktore qe kane ndikuar ne kete rezultat ku dy jane kryesoret, eshte ndjenja humanitare pas pamjeve rrenqethese qe bene xhiron e botes dhe eshte ndjenja e nje lloj detyrimi per te shpaguar ne nje lloj menyre zhgenjimin qe i dhuruan shqiptareve me shtyrjen e hapjes e negociatave, e treta eshte lypja e qeverise per ndihma, lypje qe kushdo qeveri te ishte te njejten gje do bente.
        Po nqs duam te tregohemi te drejte deri ne fund, Rames duhet ti njohim vertet nje merite, duhet ti njohim meriten se nqs nuk do kishin vdekur aq shume njerez si pasoje e paaftesise se tij per te menaxhuar situaten ndoshta nuk do kishim nje mobilizim kaq te madh te ndjenjes humanitare prej perendimit, qe gjithsesi edhe humanizmit i vuri nje perqindje interesi.
        E qe ti kthehemi serish propagandes, nuk i shkon atij qe ka pjese faji ne tragjedi qe te mburret se me lotet dhe gjakun e atyre qe vdiqen nen beton arriti te marre 1miliard e per me teper te shfrytezoje tragjedine e tyre per te thene qe do marr edhe nje mandat te trete duke mobilizuar gjithe armaten propagandistike. Dmth papergjegjshmeria e qeverise se tij la nen rrenoja 50 e kusur njerez, zemergjeresia e botes dha 1 miliard dhe Shalegjati pretendon mandat te trete, kjo eshte insanity totale, arrogance e pafytyre, kulmi i narcizizmit, sarkazmes dhe ironise bashke.

  9. Timi says:

    Nje leksion gazetarie! Falemnderit!

  10. Kelmendi says:

    Ah…konferenca islamike!!!! Budallenjte i kane dhene shpjegim prej kohesh po a ka ngelur dikush me mend ne koke te ma shpjegoj si ndodhi dhe pse?

  11. Realisti says:

    Bravo. Frrok. ÇUPI.
    Keta “gravatat” e cmendur per pushtet …E DJEGIN ÇDO DITE SHQIPERINE .

  12. ?? says:

    Të lumtë, mor burr !!!!!

  13. Pyka says:

    Ti Frrok,je shumë i mirë….tregon semundjen e vërtet që kemi!!Të gjithë këta ,gabojnë rëndë…këta veprojnë si Haxhi Qamili në 2020…..por……por ama do ta marrin përgjigjen keq,do ti dorzojnë të gjitha çi kanë rrëmbyer kombit…

  14. Nik says:

    Po kontributin e Bankes se Lidhjes Islamike Z. Cupi, nuk e konsideron!?

  15. Më MIRE VON se KURRË! Më të LUMTË ,më në fud more FROK CUPI.manifestove atë, me te cilën në RINI, u edukaove,ATDHETARIZMIN.
    Të tjerat ti thonë lexuesit. Më mirë VON se KURRË,kuptove ,THËNË -c,duhet bërë për rastin..
    Dashamirësi i ATDHEUT dhe vetëm ATDHETSRËVE të vërtetë!

  16. realisti says:

    Gjigandi Frrok Cupi.

  17. Sandra says:

    Z.Çupi, ilaçet e Metes dhe botokset e Mones, jane te skaduara. Dr.Petrela, ben nderhyrje aty ku mund te zevendesoje apo pastroje zonen e infektuar, por ne rastin e metes, infeksioni i fillon qe ne ardhjen e tij ne politike, si njeri pateric e kujt’do partie, mjafton qe ai te ishte ne pushtet. Pune zagaresh qe populli ja njeh mire lotet dhe keqardhjen per fakirat qe momentin qe flasim, per ballojne dhe sfidojne kohen neper çadra, kur presidenti me kelliren qe ka si bashjeshorte, nderrojne banese per fund jave, ashtu sikur kryetari PD, qe nderron vilat. Keta jane per popullin dhe me popullin.

  18. koba says:

    Gjithmone efikas Je kthyer ne kohen e TAO TAO-s (Shkrimet)Pergezime.Me mire Vone se Kurre! Megjithse prap se prap je ne kohen e duhur.

  19. gogo alb says:

    Do sperkatur mocali te shpetoim nga mushkonjat.
    kuje ospak del nga anet tona………………………………..?

  20. kol- it says:

    Plas o Kol plas. Ha o Kol ha …

  21. George says:

    Te pershendes z.Çupi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje