Nga Bledi Lumani
Shqipëria ka arritur të sensibilizojë në mënyrë të pashembullt botën, duke grumbulluar më shumë se një miliard euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
“Asnjëherë më parë nuk ishin bërë bashkë kaq krerë shtetesh, ministra e përfaqësues nga BE, si në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve të hënën në Bruksel për të mbledhur fonde për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit”, shkruan Deutsche Welle.
Edi Rama, me të drejtë nuk e fshihte dot entuziasmin, pasi në nisje të Konferencës, ministri i tij Arben Ahmetaj, nuk parashikonte mbledhjen e më shumë se 400 milionë eurove.
Përveçse një ndihmë e madhe financiare, ky është edhe një kapital politik për Edi Ramën, që me siguri do ta shfrytëzojë në kuadër të ambicies së tij për të marrë mandatin e tretë qeverisës pas një viti.
Është kjo arsyeja, që sapo u bë publike shifra e mbledhur, nisi beteja për “shfryrjen” e saj, me argumentin se ekziston rreziku që ato mund të vidhen dhe do të ketë abuzime. E dinë mirë këtë punën e vjedhjes.
Por krye-argument është kthyer fakti se pjesa më e madhe e këtyre parave nuk janë falur, por janë dhënë në formë kredie.
Dhe kjo quhet dramë, pasi do të duhet të paguajmë interesat e kredisë së marrë.
Janë alarmuar aq shumë, sa kanë nisur një fushatë të tërë, për të na treguar se ato para që u mblodhën, në fakt nuk janë ndihmë, por një e keqe e madhe, që do groposë Shqipërinë e zhytur në borxhe.
Gati sa nuk thonë, nuk i duam këto para, se do na marrin më qafë. Kthejini mbrapsht!
Është e vërtetë që shuma kryesore e parave të mbledhura janë në formë kredie -ndërkohë që nuk janë pak, mbi 300 mln euro të falura- por është po e vërtetë se fjala vjen, Banka Islamike p.sh, që dha shumën kryesore, më shumë se 300 milionë euro, e ka si parim që kreditë i jep pa interesa dhe kamatë.
Edhe Banka Botërore apo vendet e tjera mike, i kanë dhënë këto para me një përqindje poshtë 2%.
Nuk e di se çfarë pretendojnë këta që po japin alarmin për ndihmën e huaj, ose borxhin, siç kanë qejf ta quajnë, se ja nuk i morëm ato para, meqë qenkan me “helm”, me çfarë do të ndërtohen ato shtëpitë e shembura, kur vetë shteti shqiptar nuk ka fuqi ta bëjë këtë?!
Do t’i lëmë jashtë ata njerëz që kanë mbetur pa shtëpi?
Apo do ndjekim shembullin e ndihmës turke, 10 shtëpi falas e një xhami nga pas?
Po pse duhet menduar vetëm negativisht, kur në fakt ato para mund t’i japin një hov të madh ekonomisë, duke qenë se do të hapet një front i madh pune dhe do të kemi jo vetëm ndërtime pallatesh e shtëpish, por edhe shkollash, çerdhesh e qendrash shëndetësore? Apo këto nuk quhen!
E vërteta është se që në fillim, të gjithë e dinin se rindërtimi do të bëhej me borxhe, pasi i tillë vend jemi, që vetëm me borxhe kemi mbijetuar.
Ajo që nuk dinin, është shuma e frikshme që arriti të mblidhe Rama, nga donatorët e huaj.
Dhe një vit para zgjedhjeve, kjo shumë bëhet edhe më e frikshme, pasi rindërtimi me gjasë përfundon kur fillon fushata zgjedhore.
Hajde munde Ramën pastaj, kur të shfaqet përditë në TV me çelësat në dorë, duke shpërndarë shtëpitë e rindërtuara!
Rama me tre mandate e ka formulën e qeverisjes, e ka historik të rrugëtimit të tij doni apo nuk doni.
Tërmetin nuk e solli ai. Ja që paska lindur me “këmishë”!
Më vjen shumë mirë për këtë sukses të tij.
edhe sikur vertet ato para do ta rendonin shqiptarin,hallall per njerzit ne nevoje sepse nuk kane Vile ne GJIRIN E LALZIT
Po te ishte Sali Berisha ne krye me partine e tij fashiste (pd-ke),donatoret nuk do t’i kishin dhene kurre mbi nje miljard euro, se ata e din se ai eshte hajdut dhe mashtrues.Ishte Edi Rama ai qe i dhan ata keto para per te perballuar pasojat e termetit.Edi Rama ka sot besimin jo vetem te popullit shqipetar,por edhe te nderkombetareve.Kjo eshte e verteta.
i doli mashtrimi , mashtruesit me te madh ne historia e shqiperise…hua me interes qe do ti vjedhin Ahmetaj por do ti paguaj shqiptari
=
mash trues dhe megalloman dhi e zgjebosur
Ha mut Ha… E ke gratis nga banka boterore dhe ajo islamike… Zgjidh!
Ti je maskara si arta te tjeret tradhetaret po cfar kredi more mut flet ti kush na jep ne 1.2 billion euro ata e dine qe ne nuk I japim dot sic jane jo pastaj dhe interesin
Menyra e shprehjes si helm per gjarperijte nuk u intereson se njerez fatkeqe jetojne ne çadra, kurse keta qe mallkojne qe dhane fonde per ndertimet e jetes tyre, nderrojne vilat per dite shtune ku shkojne per fund jave, ky eshte dallimi i nje fukarai ku pret me syte dhe shprese tek shteti qe ka mare zotimin qe fundi vitit, ti gjeje ne ambjente komode dhe te ngrohta. Gjarperijte si Presidenti, Mona e vasili, vetem se helmojne veten e tyre. Per fondin e ndertimit te banesave te gjithe atyre te demtuareve, u desh nje besim europian per te vendosur qe Shqiptareve tu ndertohen shtepite. Ai qe ka zemer, sy e llogjike, u thote faleminderit, gjarperijte per kredo politike, donin qe keto shtepi te mos ndertoheshin. Harram e mallkim per keta gjarperinj, ku per interesat e tyre, nuk pyesin as per foshnjet qe flejne neper Çadra. Njerez te urryer, qe pasurine dhe interesat e tyre, duan ti vene nepermjet fatkeqesise se te tjereve. Mallkim.
E para nuk jane ndihma, por premtime per ndihma. Asnje shtet buk ka marre persiper asnje detyrim te respektoje zotimin e vet. Nese del nje krize mece rende, menjehere BE apo Fmn do zbythen e do terhiqen nga kredidhenia.
E dyta: siç la ndodhur ne keto 30 vjetet e fundit ato para do perdoren per projekte ku do te financohen po te huajt, dobpaguhen pagat e keshilltareve te huaj e specialisteve te huaj qe do na mesojne si milen lopet e si prashitet misri. Shume, po shume pak do perdoren per necojat reale te te demtuarve prej termetit.
E treta, kjo eshte nje zgjidhje mese diplomatike e me marifet qe t ia mbyllin gojen Shqiperise per pretendimet per hyrje ne Bashkimin Evropian.
Ruajeni kete entuziazem kur qeveria t ju rrise taksat e te shtrenjtoje tarifat per te gjitha sherbimet publike. Ngushellohuni kur t ju fryhet fatura e korrentit dhe ujit. Atehere keni per ta kuptuar se evropa po ju ben ju ra paguani shtrenjte çmimin e korrupsionit ne shqiperi
Mbarove???!!! Shko futi nje me dore andej nga oborri i baxhelles pa cizme e pa breke. Kujdes mos te sheh Toto Likja i floririt se do te marr ne cete pastaj.
Falemnderit qe na jep kurajo, na ngushellon. Termeti na morì njeriun e zemres,na e shkaterroi Shtepine jeten, kemi tre muaj qe nuk jetojme. Si duket, andej nga je ti, keto jane fjalet qe thuhen ne Shtepine e te vdekurit ku ka rene zija. Kjo ka rendesi, mendja e ftohte… Po zemer a kane njerezit andej nga anet tuaja?
Edi Rama eshte karagjose por ka merite ne kete raste
PD=eshte parti fashiste the kunder interesave kombetare
Sali Millosheviqi klysh i Sllobodanit
Ilir Kryemadhi krimel dhe hajdud
Fatos Nano = grek
Opozita kishte mundesi te merte pjese ne kete ngjarje madhore por e humbi Ata nga pa dija i dhane Edit nje tjeter mandat i 2 radhazi tani te korin ate qe mbollen
Z Bledi Lumani.
Duke lexuar artikullin tuaj ,në fillim mu krijua përshtypja sikur fjala e përhapur se shumica e këtyre Eurove nuk janë falas por janë dhënë në formë Huaje, ishte thjesht nj Thashethem.
Ndërkohë që pak më poshtë pranoni që ky “Thashethemi” si përfundim na qënka një fakt dhe jo thjesht një thashethem. Megjithëse ju dhe qeveria po mundoheni që ta paraqisni si një FITORE MADHËSHTORE duke na trumbetuar dhe ngashërimin e Ramës kur dëgjoi shumën , sepse gjasme ai “gjeniu” idiot që propozoi dikur Taksimin e Pensioneve 120 lekëshe dhe rrogave të ulëta ai “gjeniu” i ekonomisë që mban emrin Arben Ahmetaj paska parashikuar vetëm 400 milion.
Megjithësse ju mundoheni ta paraqisni borxhin Gjigand si një “Succses Storie” mua dhe mijëra Shqiptarëve të tjerë na lind vetvetiu pyetja , SI DO I SHLYEJË SHQIPËRIA KËTO BORXHE MAMUTH ???????
Ju lutem , MOS U MUNDONI TË NËNVLEFTËSONI LLOGJIKËN E SHQIPTARËVE duke na servirur si arritje të madhe faktin që Banka Islamike na dhënka hua pa përqindje dhe pa kamatë.
Ndërkohë që Shteti Shqiptar nuk gjeti dot fondet e Rindërtimit ,SI DO TË GJEJË SHUMËN E BORXHIT ?????
Na shkruani me krenari që do hapet një kantier i stërmadh pune i cili po të marrim parasysh dhe SHUMË DEKLARATA TË DYSHIMTA të kohëve të fundit të cilat na thonë me takt se SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR KRAH PUNEI CILI MUNGON, DHE KËSHTU LIND NEVOJA E “IMPORTIMIT” TË PUNTORËVE ( PAKISTANEZËVE, AFGANISTANASVE , ETJ) del në pah TEORIA E SHPËRBËRJES SË IDENTITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR.
Gjithashtu , me marrjen e kësaj Huaje Mamuth SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT JANË SHITUR KOKË E KËMBË ,OSE MË THJESHT JANË SKLLAVËRUAR PËR QINDRA VJET …
Z .BLEDI mos u mundoni të HIDHNI HI SYVE TË SHQIPTARËVE ,por dilni dhe shkruani të VËRTETËN E HIDHUR.
Keto jane pare me helm per opoziten si thikat me helm te saliut ne 21 janar
O ZOTI MERO PO PSE NUK E MBAN KETE GAZETE TE PASTER PERSE I FUT KETE PAKICE HAJDUTESH QE MUNDOHEN TE SHFRYJNE VRERIN NDAJ VENDIT TONE QE MUNDOHEN TE RUAJNE ME CDO KUSHT ATO QE KANE VJEDHUR DHE KANE BERE PASURI ME KRIME. DHE DUAN TE MBAJNE AKOMA MOTON E BERISHES DHE NANOS KUSH ESHTE KRIMINEL DHE HAJDUT TE VIJ PASTIJ NE PARLAMENT NE QEVERI. PO PASTROJE O BURR SE NUK JANE PARA HALLALLI ATO QE NDOSHTA PAGUAJNE KETA
Po te ishte Sali Berisha ne krye me partine e tij fashiste (pd-ke),donatoret nuk do t’i kishin dhene kurre mbi nje miljard euro, se ata e din se ai eshte hajdut dhe mashtrues.Ishte Edi Rama ai qe i dhan ata keto para per te perballuar pasojat e termetit.Edi Rama ka sot besimin jo vetem te popullit shqipetar,por edhe te nderkombetareve.Kjo eshte e verteta.
Emigrante ne Amerike dhe ne gjithe boten mos klikoni Pamflet.net se eshte serbe check wikipidia
Po si mendon ore koke loqe se Bota jane budallenje dhe pumojne per ty ??? qe ti te rishe neper kafene dhe te beshe llogje tere kohen ,te mos punosh
Idiot ti dhe shume te tjere si ty . Hajde mendje Shqipetaresh
Komentus te dashur,shqipetare te ndershem,mendje te kethjellta,FTiLLOJUNI !!!!
Mbas asaj fatekeqesije natyrore me pasojat qe tashme dihen,cila eshte zgjidhja?!!!Me te drejte pergjigja me e thjeshte eshte t’i ndihmojme.T’i strehojme ne rradhe te pare,t’u krijojme te gjitha mundesite per t’u integruar pa dhimbje te zgjatura ne jeten e perditeshme.
Mbi te gjitha duhet te kemi parasysh dhe asnje sekonde s’duhet te harojme,se sot ne kete glob Gjithecka zgjidhet me ate, qe eshte regullatori i te gjithave maredhenijeve njerezore, eshte forca promotore e te gjithave trasformimeve dhe zhvillimeve, me ate qe populli thote ngre ujte e detit perpjete,me ate qe shkurt quhet para.
Gjithmone perpara eshte pyetja ku gjinden, si mund t’i perdorim ne per ato qellime qe duam ne?!!!
Ne me nder vetem pordhe kemi me bollek.Dhe ato s’vlejne per asgje,vecse qelbin ambjentin
Atehere te pergezojme te gjithe ata qe kane kontribuar deri tashti, te pergezojme kryeministrin aktual, qe beri te mundur nje kontribut te paimagjinushem dhe t’i pervishemi punes per te realizuar sa me shpejt ato detyra te nguteshme, qe ajo pjese e demtuar e popullsise t’a ndjeje qe edhe pjesa tjeter eshte me ta dhe vetem me ta.