Trondit Aishe Haklaj: Fatmiri u tradhëtua nga bashkëshorti im, u ble me para nga armiqtë

18 Shkurt 2020, 21:48Politika TEMA

Sot e kësaj dite vrasja e Fatmir Haklajt dhe Sami Kërrnajës është ende e pazbardhur nga instancat ligjzbatuese. Haklajt, as e prisnin që kjo të ndodhte pasi të gjitha ngjarjet paraardhëse ndaj familjes së tyre nuk kishin një emër, pavarësisht se ishin lënë shumë prova. Nga mënyra e ezkekutimit të Fatmirit, ishte e qartë se grupi i komandove kishte mbështetje edhe nga informatorë të zonës.

Kurrë më parë kundërshtarët nuk kishin guxuar ti afroheshin aq shumë Fatmirit sa mbrëmjen e ekzekutimit. Fatmir Haklaj kishte intuitë dhe zgjuarsi që të mos binte në pritë. Por kësaj here ai ishte tradhëtuar. Për herë të parë, ekskluzivisht, motra e tij Aishe Haklaj rrëfen se Fatmiri ishte tradhëtuar nga një anëtar i familjes së tij.

“Djali im në atë kohë ishte 8-vjeçar e tek luante me shokun e fëmijërisë me inicialet J.H. gjej një shumë të konsiderueshme parash brenda në banesë, në një pjesë të aneksuar dhe djali im vjen bashkë me ato paratë e mi paraqet mua e mi jep, thotë: “mama ja çfarë kam gjetur”, rrëfen Aishe Haklaj, motra e Haklajve

Aishja fillon të bëjë lidhjen mes parave dhe vrasjes së vëllait. Dikush kishte dhënë informacion për vendodhjen e Fatmirit në banesën e saj në Bujan, para se të shkonte drejt kullës së Mulosmanëve.

“Një javë të tërë i bëra hetuesi djalit që ishte vetëm 8 vjeç se dyshoja se dikush mund ta kishte gënjyer, vëllai ishte në banesën e time”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve

E tronditur nga ajo që zbuloi, dhe me mendimin se i vëllai ishte tradhtuar nga brenda familjes, Aishja vendos të largojë paratë nga vendi ku ishin fshehur. Synimi i saj ishte të zbulonte se kush i kishte vendosur atje. Zbulimi, do të ishte shokues.

“I mora ato para, I vendosa në një vend të caktuar dhe vendosa të survejoj vendin ku ishin gjetur paratë. Pas disa ditësh pashë, ish bashkëshortin, rrotull vendit ku djali kishte gjetur paratë. Mendova ta pyes çfarë kërkon, ai mu përgjigj se po kërkoj ca para. Mu duk se qielli më ra mbi kokë e mu duk vërtetë se vëllain tim e kishte tradhtuar motra e tij, ai u përgjigj se janë parat e vëzhguesve socialist”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve

Ky moment, do të ishte një tronditje e fortë për familjen Haklaj, pasi dyshimet ishin se tradhtia ishte nga brenda. Sot e kësaj dite, e vërteta ka mbetur ende mister.

“Dyshimet se ish – bashkëshorti mund të kishte bashkëpunuar me persona të caktuar dhe dhënë informacione për vendndodhjen e vëllait tim Fatmirit u bënë bindje, sepse shuma e parave të gjetura në banesën time ishte e pakonceptueshme, ishte mjaft absurde dhe kjo është një enigmë mjaft e madhe që do ta kem për gjithë jetën”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve.

9 komente në “Trondit Aishe Haklaj: Fatmiri u tradhëtua nga bashkëshorti im, u ble me para nga armiqtë”

  1. LORA says:

    O Zot,
    tronditëse pa limit,
    m’ë lë pa fjale.
    Zonja Aishe Haklaj,faleminderit per
    kete deshmi publike.

  2. TIRONA says:

    Tradhetia vesi me i denuar, gjate gjithe kohrave!

  3. Edlira says:

    Na e shpifet fare me kete familje cubash dhe kriminelesh… ?
    Korren ate qe mbollen….rrace cubash

    1. VSLSH says:

      Ty duhej të të ishte shpifur Berisha me gjithe soj e sorrollop të tij dhe me të gjitha krimet që i ka bërë këtij vendi. Të të shpifet një familje si Haklajt që denoncojnë krimet e mëdha të Saliut në Tropojë dhe që kanë qenë të detyruar të vrasin për vetëmbrojtje, në një vend ku shteti ka qenë CUB dhe GANGSTER, ti përveç pjellë e familjes së Berishës nuk mund të jesh gjë tjetër…
      Ndaj shkon futu andej nga ke dalë, të mos ndyjmë gojën me ty publikisht dhe lëri të qetë viktimat e krimeve të Saliut.

      1. Edlira says:

        Ju maloket cuba dhe te pabese (jo malesoret e beses) me jeni shpifur!

        Fare e keqe!

        Te vrisni pas shpine dhe te therni diten per diell!
        Hypni maje tankeve me ato floket si bubuzhela dhe ju duket vetja trima kur pushtoni Tiranen si barbare ne emer te “demokracise”!
        Te shkrete ata malesore te beses qe ju kane mes vetes….
        Ti megjithe Sali Berishe si klan shkofshi mbrapa diellit!

        Boll vuajti Shqiperia nga pabesia juaj qe e keni ne gjak!
        Zaptoni toka e prona si barbare…rrace e poshter!

  4. petrit says:

    Me siguri ato para ishin te grabitjes se bankes se qytetit,te cilat i kishte grabitur vellai yt “hero”.

    1. DRJ says:

      Kjo femër duhet përkrahur për faktin se nuk është e lehtë të denoncosh tradhëtarin brenda radhëve të familjes. Dhe provat tregojnë qartë shitjen e një prej Haklajve. Ndaj futu dhe ti andej nga kapanoni i Berishës nga ke dal dhe leh në kotecin e tij, se jashtë kotecit të mbyt zëri i DREJTESISE.

  5. Qiçpues Qinani says:

    Aaaa…
    Maloku.
    Per pare shet jo mik e shok,por edhe bythen,se shtetin e kombin e shkerdhen si kurvat…
    Prandaj edhe pellazget,kta malok autokton t sterlasht,dikur zotronin gjith mesdheun e me gjer,gjysmen e europs,dhe pasardhsit e tyre shqiptart,jan katandis sot dy gisht pidh n grykat ballkanse…
    Sepse,per pare kan shit gjithçka.
    Komb bythqimsh.

  6. buj says:

    ik o petrit o lyf… me hero se gjithe heronjte e tropojes keta 30 vjet ka qene… mjafton te permendesh qe nuk la ushtaret e Bukoshit te perplaseshin me ushtaret e UCK e Ramushin qe atehere luftonte per liri e sot nje ZOT E DI per cfare lufton, por kohet ndryshojne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje