“Nuk mundet që presidenti të shkarkojë parlamentin, parlamenti e shkarkon Presidentin”, tha sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, e ftuar në një intervistë televizive.
Duke folur për deklaratën e Presidentit Meta, në lidhje me shpërndarjen e parlamentit, Spiropali tha se “dekretet e Presidentit do jenë si ai për të shtyrë zgjedhjet. Për ne ai dekret nuk pati vlerë, nuk pati vlerë në ligj dhe as për KQZ, nuk pati vlerë për Komisionin e Venecias, pati vetëm vlerë për disa militantë të cilët ua mbajtën shpresën ndezur që zgjedhjet nuk do bëheshin.
Zgjedhjet u bënë, jeta vazhdon normalisht, dhe ja ku jemi. Të heqin dorë nga gjuha e urrejtjes mbi armiq e kështjella të pushtuara, mbi Rilindjen që po mësyn Presidencën, mbi revolucionet, dhe t’i kthehemi politikës, ashtu siç është, ku ka vend për dialog, kompromis, ku diskutohet për sistemet, ku flasim për Reformën Zgjedhore që është domosdoshmëri dhe jo vetëm një kërkesë e Bundestagut. Këto janë të flasësh për politikë, të tjerat janë tym, injeksione që i bëhen mbështetësve për të thënë se nuk kemi dështuar në aksionin opozitar, por kemi një shans për të fituar revolucionin imagjinar”, – tha ajo.
Në vijim, Spiropali theksoi se “nuk mundet Presidenti të shkarkojë Parlamentin, në asnjë nen, asnjë germë dhe në asnjë frymë. Nuk mundet që ne, një republikë parlamentare të kthehemi në një federatë presidenciale. Nuk mund të kthehet në një mbretëri dhe Ilir Meta qenka mbreti që na shkarkona. Kjo është një republikë parlamentare dhe ne, germë për germë, do respektojmë këtë frymë dhe sistem që kemi zgjedhur. Parlamenti e shkarkon presidentin. Kjo nuk është çështje kohe, as nuk kemi një ngut për ta shkarkuar dhe nuk besoj se presidenti të ketë mbërritur në pikën ku të bëjë shkarkim parlamentesh. Parlamenti ka një komision parlamentar që po heton presidentin dhe këtë të drejtë ia jep Kushtetuta. Do ta sjellë në Parlament në një kohë tjetër dhe pastaj do bëhet ajo që do vendoset”.
Presidenti kundër Reformës në Drejtësi
Në lidhje me përplasjen mes Metës dhe mazhorancës, Spiropali tha se “tani, atëherë, gjithmonë, kjo ka qenë historia, që gjithë procesit të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë dhe zbatimit të Refomës në Drejtësi, Presidenti i Republikës është shquar për kundërshtitë e tij. Kur u bërë Vetingu, kur u votua Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, për Gjykatën Kushtetuese, nuk votoi Arta Vorpsin, e cila ishte zgjedhur e para, por futi jashtë radhe, jashtë liste dhe jashtë kohe një kandidate që e mendonte si mbështetëse për shkak të lidhjeve të saj të njohura”.
Në lidhje me akuzën e Presidentit për puç shteti me letra, Spiropali tha se “Presidenti i Republikës ka qenë koherent në luftën e hapur që i ka shpallur Reformës në Drejtësi. Presidenti mund të thotë shumëçka, por ashtu siç Presidenti interpretoi, por ashtu siç ai interpretoi dekretin e tij të famshëm për shtyrjen e zgjedhjeve të qershorit i shtyu më 13 tetor dhe mori një përgjigje konkrete nga Komisioni i Venecias për ligjshmërinë e qershorit. Të njëjtën përgjigje po merr nga Komisioni Hetimor në Parlament, nga parlamenti në tërësi”.
Për sa i përket ligjit të betimi të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që u miratua në Kuvend dhe pret dekretimin e Presidentit, i cili e ka refuzuar, Spiropali tha se “nuk e themi ne, e ka thënë dhe Komisioni i Venecias në një opinion të famshëm për situatën në Ukrainë. Betimi nuk është procedura e zgjedhjes, pra ata zgjidhen në bazë të një mënyre ligjore dhe kushtetuese dhe betimi në fund është formal. Në fakt ajo që ndodh, bllokimi, është antikushtetues. Të kesh njerëz të zgjedhur dhe ata të bllokohen nga presidenti për arsye personale, kjo është të tentosh të bësh grusht shteti. Mundësinë për ta bllokuar Presidentit ia jep papërgjegjshmëria, nuk ia jep ligji, Kushtetuta”.
Meta kërkon të udhëheqë opozitën dhe puçi po i bëhet Bashës
Spiropali tha se “ne nuk e shohim Presidenti as si noter, as si luftëtar të lirisë, siç e sheh ai veten. Ne duam një president ashtu siç e sheh Kushtetuta, pra një garant të unitetit të popullit. Ka dëshmuar që nuk është. Është i njëanshëm, është politik dhe kërkon të udhëheqë opozitën”.
Në lidhje me faktet dhe provat që pretendon presidenti për grusht shteti, Spiropali tha se nuk “kam parë asnjë letër, këto janë terma politikë, kjo është një gjuhë e ashpër e retorikës politike. I vetmi grusht shteti është ajo që Meta dhe Berisha po i bëjnë Lulzim Bashës. Po e zhveshin atë nga opozita, pra po duan t’ia marrin aksionin politik. Edhe sot vajtja te Meta dhe ndryshimi 180 gradë tregon që ai pati sot në diskursin e tij politik dhe vizionin e tij për opozitën, tregon qartë që në fakt grushtin e shtetit sapo e kanë kryer. Deri tani Basha kishte nisur fushatat, ishte ulur në tryezë për Reformën Zgjedhore, por siç duket kanë bërë grusht shteti dhe Meta kërkon të marrë edhe kreun e opozitës”.
“Veprimet e Presidentit, jo vetëm janë antikushtetuese, por dhe qesharake dhe bëhen pikërisht në kohën e vakuumit të Gjykatës Kushtetues për arsye politike dhe presidenti më mirë të dalë dhe të bëjë opozitë të vërtetë do ishte më e sinqertë, nuk do të cenonte parimet e shtetit, nuk do të turpëronte institucionin e Presidentit dhe mund të zgjidhej një president tjetër dhe ai të vazhdonte luftën opozitare”, tha ajo.
Për sa i përket përplasjes civile, Spiropali tha se nuk i ndjek populli.
“Një vit më parë, para se ta braktisnin, qëllonin me miell dhe me çizme dhe realizonin protesta. Pastaj dolën nga parlamenti dhe sulmonin institucionet, vazhduan me bojkotin e zgjedhjeve lokale dhe s’i ndoqi njeri me marrjen peng të qendrave të votimit, dhe gjithë vitin kanë tentuar revolucionin, që nuk erdhi kurrë. Ne jemi të gatshëm që të punojmë së bashku për të ofruar garancitë përmes ligjit përmes përmirësimit të kuadrit ligjor përmes përmirësimit të sistemi zgjedhor si të duan ata në tryezë, dhe pastaj të provohemi kush ka besueshmëri për të marrë votën. Gjithçka tjetër është tym”.
Në lidhje me protestat, Spiropali tha se “ne kemi vetëm ligjin”.
Kesaj i jane bere brimat e hundes me te medhaja se Ahmetajt. Abuzim total me miell kolumbian, si shefi i saj.
PERSE LIHET ALA E NUK ESHTE SHKARKUAR
KY MASKARA I CILI KA NJI KOSTO SHUME TE RENDE JOVETEM PER IMAZHIN
E SHQIPERISE PARA TE HUAJVE
POR EDHE PER OPIIONIN SHQIPTARE KOSTO PER VET SHQIPERINE
DHE SERIOZITETIN SI SHTET !
SI MUNDET TI MERRNI JU SI QEVERRI KAQ LEHT KTO SHKELJE KUSHTETUTE TE KTIJ MASKARI
KTIJ ANTISHQIPTARI TE NDYRE QE SHKERDHEHET GA GREQIA DERI NE MOSKE
DHE JU PUSHTETARET NA BENI IDIOTIN DUKE MOS NDERMARRE ASGJE KUNDER
E MBROJTJE TE SHTETIT SHQIPTARE INJORUAR NGA KY SHKERDHATE
QE JUUUUUUUUUUUU NA PRUTE E ATE POST QE SOT JU ESHTE KTHY NE BUMERANG ?
Ne baze te kujt koncepti shteti funxion ky Pushtet ?
NE CILIN VEND TE BOTES TOLEROHEN -LEJOHEN TE TILLA KERCENIME
NGA PRESIDENTI I SHTETIT
SHKELLJE KUSHTETUTE
NXITJE PER LUFTE
DESTABILIZIM
UN S’ARRIJ TE KUPTOJ SE SI S’JU BEN FARE PERSHTYPJE JUVE PUSHTEVE
KJO VEPRIMTARI E BANDAVE OPOZITARE DHE NNUK VEPROI SI NJI SHTET NORMAL
NQS DONI VERTET TI BASHKOHENI EUROPES ?
APO PER JU POLITIKANET S’KA ME RENDESI NESE HYJM NE BE OSE JO
JU E KEI SUGURU TE GJITHE JETEN SOT E JENI SI NJI FAMILJE E MADHE SHKERDHATASH
KU SECILI I LEJON SECILIT TE BEJ CTE DOJE
PASOJAT BIEN MBI SHQIPTARET POPULLIN :
jU S’JEI ASPAK NE RREGULL SI PUSHTET
PRANDAJ KEMI TE TILLE PRESIDENTE SKANDALOZE DHE PRANDAJ SNA MERR NEVE BOTA SERIOZISHTE
NGA JU LLAPAQENE TE PAAFTE
PER CFAR JENI JU NE PUSHTET ?
ME SIGURU JETE TUAJ DHE PER SHQIPTARET DHE DREJTESINE NE VEND
NE DJALL TE VEJ -MUA SI DEPUTET E POLITIKA T’ME SHKOJ TYMI DREJT ?
C’TJU THUASH JUVE ME JENI THJESHTE HIPOKRITE DHE TE PAAFTE
TE GJITHE PRESIN GA KM ESHTE SKANDALOZE
Shkurt ky është një president muti.
Meta dihet se eshte llum por jo me pak ordinere je ti me surratin si travestit