Kryeministri Edi Rama ka folur për refuzimin e çeljes së negociatave nga Bashkimi Europian. Në fjalën e tij në emisionin “Real Story”, kreu i qevrisë nuk ka lënë që të kalojë rasti pa thumbuar edhe kundërshtarin e tij politik.
Teksa po shpjegonte se Shqipëria, nuk do t’ja hidhte vetëm me 9 kushtet e Bundestagut për t’u anëtarsuar në BE, kryesocialisti hodhi edhe kunjën për Lulzim Bashën.
“Nuk janë 9, janë 900 kushte për t’u anëtarsur në BE. Çelja e negociatave nuk është si tryezat e mia me Lulin, më duhet vetëm pak orë që të bind atë. Negociatat janë kushte, kushte, kushte,”-tha Rama.
Ndërsa deklarata e tij, u prit me batuta në studio, ku një nga të ftuarit, gazetari Alfred Lela tha: Këtë e dimë, ke dhënë prova.
Deliranti nuk kishte marr pluhur gipsi,as nisteshe,por origjinalin,mall te paster fare!