FOTOT/ Ushtria amerikane nxjerr nga shërbimi avionin e parë sekret anti-radar që dikur i fuste frikën vendeve rivale: Do të shkojë për skrap

19 Shkurt 2020, 11:03Lifestyle TEMA
FOTOT/ Ushtria amerikane nxjerr nga shërbimi avionin e parë sekret

Një nga avionët që dikur ishte nga më sekretët dhe më të frikshmit për rivalët e ushtrisë së SHBA, modeli i parë anti-radar F-117 Nighthawk, është pranë daljes në pension, dhe të gjithë rreth 60 modelet e tij do të çmontohen për skrap kësaj dekade.

Lajmi erdhi teksa modeli ishte listuar mes mjeteve të tepërta të flotës ajrore të Pentagonit, i shoqëruar me një foto të F-117A së 43-të të ndërtuar i cili kreu fluturimin e parë në prill 1987.

Ndërkohë ka nisur çmontimi i materialeve sensitive si radarët dhe i materialit të veshjes thithëse të valëve të radarëve.

Në njoftim shtohet më tej se disa modele do të ruhen për ekspozim ndërsa programi i vlerësimit të impaktit të tij do të vazhdojë.

1 komente në “FOTOT/ Ushtria amerikane nxjerr nga shërbimi avionin e parë sekret anti-radar që dikur i fuste frikën vendeve rivale: Do të shkojë për skrap”

  1. Kuq e zi says:

    Prodhimi i tij u nderpre pas rrezimit ne luften e kosoves
    Qe atehere nuk quhej me i padukshem sekreti sesi ta zbuloje doli dhe skishte me te ardhme per kete avion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje