Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) parashikon të përmbyllë të plotë investimin në infrastrukturën e ujësjellësit për Poliçanin. Në kuadër investimit për rrjetin e jashtëm të Poliçanit që parashikohet të nisë në 2020, Alqi Bllako Drejtor i Përgjithshëm i AKUM zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë Poliçan Adriatik Zotaj . Kryebashkiaku Zotaj theksoi se investimi i qeverisë qëndorore për rrjetin e brendshëm të Poliçanit përfunduar në vitin 2019 ka sjellë një ndryshim të dukshëm në jetën e qytetarëve të Poliçanit si dhe garantoi se investimi i ri i parashikuar do të rrisë performancën e ndërrmarrjes UK Poliçan dhe shërbimin ndaj konsumatorit
Bllako dhe Zotaj inspektuan në terren gjendjen e linjës së dërgimit. Rrjeti i jashtëm i ujësjellësit të Poliçanit është sot në gjendje tejet të amortizuar dhe ndërtimi i linjës së dërgimit të ujit në qytetin e Poliçanit daton nga 1970-ta. Amortizimi dhe degradimi si dhe lidhjet e paligjshme sjellin sot humbje të mëdha në rrjet , që sjellin edhe humbje financiare për UK Poliçan.Investimi për ndërtimin e linjës kryesore Burim – Depo do të garantojë për qytetarët e Poliçanit sasinë e nevojshme të ujit si dhe ujë të sigurt dhe higjenikisht të pastër. Ky investim do të përfshijë edhe rrjetet shpërndarëse të fshatrave përreth Pronovik, Mbrakull si dhe puseta indivudale ujëmatësi për konsumatorët. Nga ky investim do të ndikohen drejtëpërdrejtë rreth 11.000 banorë.
Investimi i përfunduar në vitin 2019 dhe inaguruar nga Kryeministri Rama përfshinte rrjetit shpërndarës i furnizimit me ujë të qytetit të Poliçanit dhe rikonstruksion i stacionit të pompimit . Sot falë këtij investimi banorët Poliçanit furnizohen me 24 orë ujë të pijshëm.
Investimet në infrastrukturën e ujësjellës kanalizimeve sot kanë një të qasje re nga qeveria shqiptare e cila kërkon sot përmbylljen e projekteve të plota në këtë sektor, në zonat ku po ndërhyhet. Pas viteve ‘90 investimet në sektorin e ujit në bashkitë e komunat e vendit janë mundësuar si investime pjesore, të cilat nuk arrinin të garantonin qëllimin final të 24 orë ujë të pijshëm në rubinetat e konsumatorit
Furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm përmes modernizimit të infrastrukturës së ujësjellësit në të paktën 55 zonave urbane në 61 Bashki të vendit është ambicia e qeverisë shqiptare e cila me projektet e parashikuara në vitin 2020 synon të garantojë përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe mbështesë zhvillimin ekonomik të vendit.