“Asnjë emigrant s’ka 40 vjet këtu”. Shqiptarët mes ankthit të pensioneve e protestave në Greqi

18 Shkurt 2020, 16:33Sociale TEMA

“Jetoj në Selanik prej më shumë se 12 vitesh. Për pak dal në pension, por nuk di ç’do të ndodhë me mua.”

Lirie Shuli është vetëm një nga mijëra emigrantët shqiptarë në Greqi që, nën skemën e re të propozuar nga qeveria, nuk do të mund të marrë pension, pasi nuk kanë qenë rezident për 40 vite në vendin fqinj.

Bashkëshorti i saj dhe më pas djemtë, shkuan në Greqi që pas hapjes së kufijve, ku punuan disa punë njëkohësisht për disa vite në tregun e zi për të mbledhur të ardhura për jetën e re që i priste. Pasi Liria iu bashkua bashkëshortit dhe djemve në Greqi, ata morën një shtëpi me qera në Selanik, ku edhe ajo punoi për disa kohë pa sigurime, duke e vështirësuar edhe më shumë situatën e saj.

Liria vazhdon të jetojë në të njëjtën shtëpi, buzë detit dhe është integruar plotësisht në shoqërinë greke. Por ndryshe nga miqtë e saj grekë, për të cilët na rrëfen se pinë kafenë bashkë çdo pasdite, as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk mund të marrin pension.

“Asnjë shqiptar që njoh nuk ka jetuar në Greqi për 40 vjet”, i thotë ajo Gazetës “Si”. “I gjithë brezi im erdhi pas rënies së sistemit. Me aq sa kemi parë në televizor, i bie që të gjithë ne të mos marrim pension”, vazhdon Liria.

Reforma e prezantuar nga qeveria e kryeministrit Qiriako Mistotaqis penalizon – përveç të tjerëve – në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjithë brezin e parë të shqiptarëve që emigruan në Greqi, të cilët e patën edhe më të vështirë të ndërtonin një jetë të re në vendin fqinj, pasi vinin nga vendi më i izoluar në Europë. Me këtë vendim duket edhe më e largët dita që Greqia të njohë vitet e punës për emigrantët shqiptarë që kanë punuar në vendin fqinj.

“Them të paktën të marrin çunat, kur të vijë ajo kohë, se ata do i plotësojnë 40 vite punë këtu”, thotë Liria për Gazetën, duke shtuar se që kur u zhvendosën në Selanik, djemtë e saj nuk kanë punuar as edhe një ditë pa sigurime. “Nuk e kanë pasur të nevojshme, por edhe sikur ta kishin, nuk do t’i lejoja. Ne i kemi paguar të gjitha taksat dhe detyrimet një më një, më shumë se grekët”, thotë 54-vjeçarja.

Reforma e re e qeverisë greke për pensionet ka alarmuar jo vetëm mijëra shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi, por edhe minoritarët grekë, pasi edhe ata nuk kanë qene rezidentë për 40 vite.

Sipas kësaj reforme, të cilën qeveria e Qiriakos Mitsotaqis e prezantoi të hënën në parlament, minoritarët grekë por edhe emigrantët që nuk janë rezidentë prej 40 vitesh, përjashtohen nga pensioni. Kjo skemë, për të cilën partia e majtë Syriza është zotuar se nuk do të kalojë në parlament, është pritur me protesta të shumta nga sindikatat e punëtorëve, emigrantët, minoritarët, por edhe qytetarë të zakonshëm.

Në shenjë proteste, Athina ka pezulluar këtë të martë të gjithë transportin publilk. Autobusët si dhe shërbimet e metrosë dhe tramvajit janë hedhur në një grevë 24-orëshe kundër projektligjit të qeverisë. Sindikatat po zhvillojnë gjithashtu një protestë në Sheshin Klafthmonos në qendrën e qytetit, ndërkohë që të tjera organizata po organizojnë mitingje të ndara në disa zona të Athinës. Po ashtu spitalet publike do të operojnë me staf të reduktuar, pasi shumica e infermierëve janë hedhur gjithashtu në grevë.

Ministria e Punës paraqiti të hënën projektligjin, të cilit i kishte bërë disa ndryshime të parëndësishme, por që në thelb skualifikonte të gjithë ata që nuk kanë qenë rezidentë në Greqi për 40 vite nga marrja e pensionit.

“Ka pasur shumë protesta, sidomos nga minoritarët”, i thotë Liria Gazetës “Si”. “Jo vetëm ne, por edhe grekët janë kundër”.

Përveç shqiptarëve, projektligji do të prekte minoritarët grekë nga Shqipëria që paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore në Greqi. Ata mbajtën një protestë në qendrën e Athinës të enjten për të kërkuar të drejta të barabarta pensioni me grekët e tjerë.

Lajmi mbi ndryshimin e skemës së pensioneve erdhi pasi këngëtari grek Christos Mastoras, i cili ka lindur në një fshat të vogël në Jug të Shqipërisë, shprehu shqetësimin e tij për propozimin e qeverisë në një postim në Facebook.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e thirri Mastoras të enjten për ta informuar atë për ndryshimet e projektligjit, por kjo nuk i ka ndalur protestat. “Të gjithë jemi të shqetësuar shumë”, thotë Liria. (si)

14 komente në ““Asnjë emigrant s’ka 40 vjet këtu”. Shqiptarët mes ankthit të pensioneve e protestave në Greqi”

  1. Pellazgos says:

    Per fat te keq te popullit Shqipetare,politika e Filoturqve si Berisha,Rama,Novruzi qe u quajt Ilir Meta etj jane anti Greke,anti Arvanitas,anti Ilyre etj.
    Si mund te “pretendosh” nje Identitet dhe lidhje me historine e lashte dhe e mbush vendin me Xhamija,Medrese,Skolio Turke,Italiane etj.
    Faktet e historise boterore e tregojne shume qarte qe Pirrua i Epirit luftoi kunder Romes se kishte te pushtuar Magna Grecian ku vrane dhe Arkimedin.
    Te ashtuquajturit “Shqipetare” si Sulejmane,Hamza,Qemal,Mahmut,Shehi,Abdulla,Enver etj nuk e kuptojne qe duke luftuar Greqine luftojne Epirin,Ilyret,Greket.
    Ilyret me Y Greke,jane pjese e Mithlologjise dhe Historise Greke.
    Pse Toponimet e Lashta ne Epir,Ilyri jane ndryshuar nga armuqte tane Myslimanet apo Katoliket,eshte e qarte qe perfaqesojne dy shtete si Turqia dhe Italia qe na kane pushtuar Jugun e Italise per te cilen luftuan Heronjte e Epirit dhe Mikra Asia qe e mban te pushtuar Sulltani Erdogan.
    Ato miliarda qe i japin Albanistanit i kane nxjerre shumefish fashistet Italiane,Gjermane,Anglese Franceze me lenien ne dore te Turqise Kostandonopolin,Smirna,Pontio etj.
    Albania islamike ne 1913en u krijua kunder Kombit Ilyro Epirote dhe perralla qe myslimanet turq jane “Pellazge” dhe Ilyre nuk kane asnje vlere.
    Kombi eshte i Shenjte dhe si i tille nuk mund te ndrosh Identitet dhe nga ana tjeter te pretendosh te kunderten.

    1. o tourk'alvanos nuk ka vend ne TOKEN E BEKUAR GREKE..... says:

      EXO oi tourkalvanoi nga toka e bekuar greke…………..EXOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!!!!!!!!

    2. Semanjaku says:

      Cfare shkruan pellazg? je jashte teme,,,do te tregosh qe di shume. Behet fjale per vite te tera pune qe shkojne kot dhe jo per pellazget.

  2. H says:

    Po pse moj zonje ti do mësosh qeverinë greke si ti bëjë ligjet. Çdo shtet bën ligje në bazë të kontributeve . Ju doni të punoni me të zezë dhe pastaj doni pension.

  3. llaman says:

    Ky artitikull eshte nje genjeshter e plote. Kush ka 15 vjet pune ne Greqi me siguracion, merr pension i cili perbehet nga dy pjese: pensioni kombetar 384 evro plus pensionin qe bazohet tek perqindja e kontributeve qe ka pasur.
    Nqs dikush nuk ka 40 vite qendrimi (jo pune) , atehere zbritet nga pensioni kombetar 1/40 e 384 euro per cdo vit te munguar, kurse pjesa e pensionit qe buron nga kontributet e tij eshte e njejte si per cdo punonjes grek qe ka po aq vite siguracioni. Sidoqofte totali eshte me shume se 350 euro.
    Kurse emigranti qe ka punuar ne Shqiperi 15 vjet pune me rroge te mire per ate kohe merr 70 euro dmth sa 1/5 e pensionit qe ky emigrant merr nga Greqia.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Kjo qeverri e Miçotaqis është fiks një qeverri fashiste dhe rraciste me elementë të ekstremit të djathtë. .unë kam 27 vjet këtu dhe akoma rinovoj çdo dy vjet. E keqja më e madhe e jona pra e emigrantëve është qeverria e Tiranës dhe jo qeverria e miçotaqis..sa bukur di të vijë Rama këtej dhe të mbledhi emigrantët për vota po a na pyeti ndonjëherë nëse kemi halle dhe probleme? Një problem i madh është burokracia e ambasadës këtu në Athinë ,qeverria e Tiranës e di shumë mirë por as nuk e vë ujin në zjarr pra ne nuk po na zgjidh qeverria jonë e ne duhet të presim të na zgjidhi hallet greku. .emigrantët këtu në greqi janë fiks si puna e atyre fëmijëve jetimë që nuk kanë përkrahje nga askush. .mall edhe kaq. .

      1. Spartakos Thraks says:

        Qeveria e Miçotaqis është qeveria me demokratike ka ka pasur Greqia në të gjitha vitet.
        Këtë ligj e solli në parlament ministri Z. Katrugalos, i partise se SYRIZA e cila ishte partia më mashtruse që ka njohur historia jo vetëm e Greqisë por e të gjithë vendeve që kanë pluralizëm politik. Të tjera thanë para votimeve të tjera bënë kur u bënë qeveri, janë ata që sollën kapital kontroll në bankat Greke.
        Nqs dikush ka shumë
        vite në Greqi dhe është akoma me karta dy vjeçare nuk është faji i ligjit të emigracionit por tjetër do të jetë arsyeja, se shumica e refugjatëve kanë karta dhjetë vjeçare.
        Që të marrë dikush pensionin e ulët në Greqi duhet të ketë 4500 ditë pune dhe me 10500 siguron presion të plotë. Ky ligj kap të gjithë punonjësit që janë siguruar pas vitit 1993 akoma edhe shtetas Grekë vendalinj të lindur në Greqi.

      2. . says:

        Te kane kuptuar qe je pusht filo turk, qe qelb vendin me komente dhe shpifje anti Greke.
        Jo 27 vite por 50 vjet te kesh ne Greqi, dna-ja Turke nuk te le te ndryshosh.

        1. Ani says:

          ADN-ne ma te madhe ” turke” e kane gabelet si ty dhe neo greket faktikisht ( edhe pse nuk la ADN turke)… jo vetem se neo greket jane tel vetullsht gabel por se 1/3 jane gabel anadolli.

  4. ..... says:

    Sa per dijeni kengetari Kristos Mastoras eshte minoritar por nuk ka lindur ne jug por ne qytetin e lacit ne kurbin dhe me pas ka emigruar me familjen e tij o gazetar vari karin,

  5. Klimax says:

    Autorit i shkrimit ka njohuri per reformen e pensioneve apo e ka me te degjuar nga emigrante Liria nga Selaniku? 40 vjet qendrimi ne Greqi perfiton 100% te pensionit baze. Per cdo vit me pak humbet 1% nga ky pension. Vitet e punes nuk i humbet askush, mjafton te jen paguar detyrimet e sigurimeve shoqerore dhe ne baze te ligjit do te perfitojne shumen e pensionit qe u takon, qofshin edhe shqiptar.

  6. O Lirie te lerofsha Gerrqin, kthehu ha trakalidhe ne vendin tend e bej naften atij vendi te qelbur se ti pret te hash pension

  7. Gk says:

    Grek nuk bëhesh po lind….
    Po sa bëjnë testin e ADN-së dalin nga Mongolia Persia Siria dhe ca nga veriu i Shqipërisë….
    A desh hartova Kastriotët janë grek dhe sllavë Tereza është bullgare po sot emërtohen Maqedonë.
    Maqedonët flisnin shqip si dhe Arbëreshët e Moresë .Ata që ndenjën Arvanitë janë grekë ata ikën në Itali ishin grekë por u krijua shteti grek me mbret gjerman me flamur tregtar (as grekët nuk dinë pse e kanë atë flamur)
    Gjuha shqipe nuk ka rrënjë dhe Etruskët flisnin nji gjuhë që vetëm nga shqipja nuk ka dalë ashtu si dhe shqiptarët që nuk dihet nga vinë por Shqip ishte Afërdita …..
    Sot fara e shqiptarëve po gjeneron edhe nji herë Europen si atëverë kur erdhi Turku e malsorët u vendosën në Himarë…

  8. Ilir floriri says:

    Ik Lirie ne Albanistan te hash kocane misri nje here ne muaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje